Avni Zogiani:EULEX
Faqja 1 e 1
Avni Zogiani:EULEX
Avni Zogiani:EULEX
Shërbimi Informativ i Kosovës (ShIK) është një organizatë që pretendon të ketë ekzistuar që nga vitet ’90. Megjithatë, ai u bë i njohur për kosovarët sidomos mbas lufte, kur përflitej për të si një organizatë e mistershme, e cila funksionon si një shërbim i afërt, nëse jo brenda, PDK-së.
Pak dihej për këtë shërbim, por shumë përflitej. Dosje të shumta thuhet të jenë prodhuar edhe pse deri sot një e vetmja që dihet qe botuar në gazetën Express pak para se PDK të vinte në pushtet. Ky raport ishte një përzierje informatash të mbledhura andej-këtej mbi zyrtarët e atëhershëm të LDK-së, të cilat kryesisht ishin komprometuese. Nga ky raport krijohej ideja se në fakt ka pasur një tentim konstant të mbledhjes së informacionit, por ai u botua pa ndonjë evoluim dhe thjesht me qëllim komprometues.
Mirëpo, ana tjetër e ShIK-ut filloi të dilte në shesh në nëntor të vitit 2009, kur Nazim Bllaca dëshmoi mbi krimet e kryera nga kjo organizatë dhe në emër të kësaj organizate. Që prej këtij momenti u hapen plot procese gjyqësore kundër anëtarëve të ShIK-ut, por se në asnjë moment në dokumentet e gjykatave rastet nuk i janë referuar ShIK-ut, por UÇK-së. Kështu, në vazhdimësi, krimet e bëra nga kjo organizatë janë hedhur në llogari të UÇK-së, ndërkohë që PDK dhe AAK në vazhdimësi janë përpjekur ta përhumbin faktin se ky emër po dëmtohet nga vetë ata duke akuzuar të tjerët se po dëmtojnë emrin e UÇK-së.
Sido që të jetë afro rreth 70 vite burg u dhan për ish-anëtarët e ShIK-ut nga gjykatat e dominuara nga EULEX-i. Ata janë dënuar, mes tjerash, edhe për vrasjen e kundërshtarëve politik të PDK-së, por edhe për vrasje tjera të njerëzve që kanë dyshuar se kanë punuar për struktura serbe të sigurisë.
Sido që qeveria zyrtarisht ka punësuar pjesëtarë të strukturave serbe të sigurisë edhe si staf civil, por tani pritet që pjesëtarë të tillë t’i vijnë asaj me listë nga Serbia. Si një qeveri e afërt me ShIK, që ekzekutoi njerëz me dyshimin për afërsi me strukturat serbe të sigurisë, tani kur masivisht po punëson pjesëtarë të këtyre strukturave ka humbur edhe alibinë e fundit.
Sido që të jetë, Tërë procesi i ShIK-ut ka ekspozuar në mënyrë kokëforte dyshimet se gjykimet e EULEX-it përcillen me ndikime politike. Një zhurmë e jashtëzakonshme diplomatike qe shkaktuar në prag të themelimit të kësaj qeverie. Ambasadorët po kërkonin qeveri me duar të pastra dhe u kënaqën kur në Qeverinë Thaçi nuk e panë ministër Fatmir Limajn, i cili po përballohej me dy raste në gjykatë njëkohësisht. Këtu mbaruan angazhimet deklarative diplomatike për një qeveri të pastër dhe u konsiderua se ajo u spastrua nga “elementë të inkriminuar” edhe pse ajo që pasoi nga qeverisja e PDK-së ishte një strukturë udhëheqëse që u përballua gjerësisht nga akuza e gjykime të zyrtarëve të nivelit të dytë e të tretë.
Ish-udhëheqësit e ShIK-ut në anën tjetër po përjetonin ngritjen në majat e PDK-së, me Kadri Veselin tashmë nënkryetar të parë të kësaj partie. Diku në maj të vitit 2009 Veseli komunikoi me publikun nëpërmjet lajmeve qendrore të RTK-së, në të cilin komunikim ai tha se është marrë vendim (nuk dihet prej kujt, as si) për shuarjen e kësaj organizate meqë tashmë Kosova ka Agjencinë për Inteligjencë – AKI. Me këtë rast ai falënderoi disa herë ndërkombëtarët për një bashkëpunim me këtë organizatë.
Shtatë zyrtarët e ShIK-ut të dënuar për krime serioze nuk iu hodhën në tavolinë Veselit asnjëherë, as nga EULEX, as në PDK, as nga media kosovare. Mirëpo, si është e mundur që ai të ketë një futje të glorifikuar në politikë, pa asnjë reagim diplomatik, ndërkohë që zyrtarët e organizatës që ai e shoi më 2009 po gjykohen në vazhdimësi?
A është shërbimi i devotshëm që ai iu bëri shërbimeve të huaja arsyeja pse nuk përballohet me asnjë përgjegjësi, qoftë edhe me përgjegjësi politike për një organizatë që i priu e që ashiqare ka bërë krime monstruoze? Ku janë diplomatët që kërkuan qeveri me duar të pastra sot? Natyrisht nuk janë asnjëri këtejpari, sepse dy ambasadorët e zëshëm gjatë kësaj periudhe, ambasadori amerikan Dell dhe ai francez Fitoi, janë larguar nga qeveritë e tyre nga aktiviteti diplomatik, sipas gjasave për shkak të sjelljeve të tyre tërësisht joetike në Kosovë.
Në fund, si ta konsiderojmë ne sot ShIK-un dhe PDK-në përgjithësisht kur ka pjestarë të të dyjave, apo të së njëjtës, të gjykuar e akuzuar për krime serioze, ndërkohë që krerët e kësaj krijese, Thaçi e Veseli vendosin për të ardhmen e vendit? A mundemi ne të besojmë në një Evropë që mbyll njërin sy ndaj zyrtarëve që u shkojnë përshtati, e bëhet agresiv pa ndonjë bazë evidencash dhe krijon spektakle ndaj zyrtarëve që nuk pajtohen me atë që bënë ndërkombëtarët në Kosovë për këto vite?
A duhet ne si shoqëri tashti të pajtohemi me fatin e keq të legjitimimit e spastrimit të cilitdo që futet brenda skemave që përkrahin atë që ndërkombëtarët bëjnë në Kosovë? Pse EULEX-i bashkë me diplomatët shfaqen shumë agresivë ndaj aktivistëve politikë pa histori kriminale që nuk pajtohen me ta, e bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me politikanë që kanë bujë si të dyshimtë për përfshirje në krime serioze? Kujdes EULEX, një ditë kjo bombë do të të pëlcasë në dorë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi