Ajet Nuro:…jeta ime ka kuptim pasi që jetova në kohën e tij (Rugovës)-Intervistë me Xhevat Rexhajn
Faqja 1 e 1
Ajet Nuro:…jeta ime ka kuptim pasi që jetova në kohën e tij (Rugovës)-Intervistë me Xhevat Rexhajn
…jeta ime ka kuptim pasi që jetova në kohën e tij (Rugovës)
Intervistë me z. Xhevat Rexhaj, përkthyes, analistë dhe veprimtar i diasporës shqiptare në Zvicër
Intervistoi për Tribuna Shqiptare, Ajet Nuro
Veprimtari Xhevat Rexhaj
TSh : Z. Rexhaj, ne njihemi prej shumë kohësh e përsëri dua t’u them faleminderit që pranuat me kënaqësi të shkëmbejmë së bashku disa pyetje përgjigje sepse kam përshtypjen që ju jeni një hambar që mbani përvojë politike si aktivist por edhe si përkthyes, analist e opinionist. Siç thash njihemi prej kohësh e, megjithatë dua t’a filloj me një pyetje të thjeshtë, kush është Xhevat Rexhaj?
Xhevat Rexhaj : Në fillim më duhet të ju falënderoj që ju si administrator i një gazete, dhe portali ndër më të lexuarit te ne shqiptarët më krijoni hapësirë dhe më ipni mundësin që unë të jem i intervistuar nga ju. Kam lindur në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut në vitin 1957. Rrjedh nga një familje goxha e varfër e asaj kohe. Babai im ishte punëtor i thjeshtë në një ndërmarrje, pasi që ishte përjashtuar nga të qenit POROT në një gjykatë të Pejës, për arësye se ai kinse si rob lufte që kishte qenë prej vitit 1941 në një kamp përqendrimi në Austri ( ngase babai im Tal Rexhaj ishte ushtarë i asaj mbretërie ish slloveno-kroato-serbe në vitin 1940 dhe ishte zan robë me shumë shqiptarë dhe të tjerë në Zagreb të Kroacisë ), ku pas një vit qëndrimi babai i im me 4 shqiptarë, dy kroat dhe dy boshnjak kishin bërë të pamundurën, dhe kishin ikur nga ai kampë përqendrimi, dhe prej vitit 1942 e gjerë me 1946 kishin qëndruar në Zvicërr me statusë të refugjatëve të luftës së asaj kohe, pra e kishin largua nga puna me pretekstin se babai im me Ramë Hulin dhe Brahim Ramën kishin patur kontakte me elemente imperialiste…Më duhet të ceku edhe një gjë, babai i im dhe motra e tij ( halla e ime) Cyme Rexhaj gjer në vdekje kanë patur shenjat e plumbave që kanë marrë nga serbët e fshatit fqinjë qysh në moshën e tyre 12 dhe 14 vjeçare. Shkollën fillore dhe të mesme i kam krye në Istog e studimet i kam ndjek në Prishtinë. Në vitin 1981 jam burgos dhe rrahur brutalisht si pjesmarrës i demonstratave të vitit 1981, kam qëndrue disa ditë në burg, ndërsa vëllau i im Zeneli, si bashkëorganizator i demonstratave në Gjakovë të vitit 1981, së bashku me Prof. Ruzhdi Sefen, Nezir Fejzen dhe të tjerë nga grupi, ka qenë i dënuar me 1 vit e gjysëm burg në Pejë. Ishim thuajse të izoluar disa vite pas burgosjeve tona. Megjithatë pas vitit 1982 une kam punuar në arësim, fal ndihmës së një vendasi nga Cerrca që aso kohe ishte politikan, por për hir të babait tim më patën lejue të punoi si arësimtar i anglishtes. Do të ceku se në vitin 1999 në muajin prill, serbët kanë vrarë dhe djegur për së gjalli 12 anëtarë të familjes time të ngushtë; Nanën Zykë, vëllaun Rifatin, djemtë e axhës me gra, dhe dajën tim me 5 fëmij e tij, dhe nanën e tij…Kërkoi falje ngase e zgjata pakëz hyrjen.
TSh : Ju jeni nga Cerrca e Istogut dhe jeni bashkfshatar i Dr. Ibrahim Rugova. E di që keni e dashur dhe e nderoni këtë figurë të madhe të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Dua të marr vesh prej Jush, si jeni njohur me këtë figurë dhe marrdhëniet tuaja me Të?
Xhevat Rexhaj : Ne sot lexojmë, dëgjojmë, apo edhe shofim se ka njerëz që ende thirren dhe mburren se paskan qenë miqë dhe bashkëpunëtor të Presidentit Rugova, nuk është e keqe, por nuk është as burrëri të mburremi me fotot me Z. Rugova, e në anën tjetër të punohet keq. Unë jam gjeneratë shumë më e re se sa Presidenti Rugova, nuk e kam njohur në fshatin tim, ngase ai jetonte vite përpara në Prishtinë. Por, për herë të parë e kam njohur në Prishtinë gjatë studimeve, ngase si i ri nga Cerrca vet e kisha kerkuar të e shof, pa asnji interes, por thjeshtë duke ditur qështjen e vrasjes së babait të tij nga OZNA dhe UDBA serbe, ku e kanë vra edhe gjyshin e tij Rrusten. Më vonë une ika për në Zvicërr, dhe më pastaj gjatë vizitave të shpeshta të Presidentit në Zvicërr une kisha rastin të takoheshim në tubime, dhe mbledhje të Kryesisë së LDKse dhe kjo gjë ishte dhe mbetet pjesa më e lumtur dhe më e gëzuar në jetën time që edhe une me vogëlsin time të isha pjesë e lokomotives të cilës i printe Ibrahim Rugova. Kurrë nuk do e harroj një rast. Babai im ka vdekur me 1992, aso kohe une isha në Zvicërr si refugjat dhe e kisha të pamundur që të shkoja në varrim. Në vitin 1994 në Kuvendin e LDK-së Dega në Zvicërr ishte prezent edhe Presidenti Rugova, dhe gjatë përshendetjes ku ishte në përcjellje të Hysen Gërvallës, më thotë kështu: “ Zoti të lashtë shëndosh për baben Tal…”, dhe të jem i sinqert lotët e mi rrodhën, nga një anë ishte pikëllimi që kisha humbur babanë, por nga an tjetër ishte një ndjenjë gëzimi se Presidenti kishte dëgjuar që në fshatin e tij të lindjesë kishte vdekur para afër tri vitesh babai im, gjëra të tilla mundë të ndodhin vetëm nga Njerëz që Zoti i lindë rrallë, ashtu si ishte vet Ibrahim Rugova. Pas luftës, une disa here isha në Velani me miqë dhe familjar të Presidentit, dua të shtoi se jeta ime ka kuptim pasi që jetova në kohën e tij.
TSh : Si u ndjet kur kryeministri shqiptar Rama nuk e përmendi emrin e Dr. Rugovës në fjalën e tij drejtuar Parlamentit të Kosovës? A u jepni të drejtë deputetëve që e braktisën sallën?
Xhevat Rexhaj : Të jem i sinqert nuk kam patur “dridhje”, ngase edhe e kam prit një diç të tillë, por asesi nuk kam prit që soc-koministi Rama të filloi fjalimin e tij, duke lavdëruar një njeri që me tërë qenien dhe mundin e tij ka ndërsye shqiptarët në mes vetes, pra ka përça shqiptarët dhe ai ishte Rexhep Qosja. Shpesh e mendoj se edhe fjalimi i Ramës ishte si ta kishte shkruar R. Qosja, mediokër, përqarës, frazeologji të tipareve bolshevike, dhe përqeshje më qytetarinë e Kosovës, por mjerisht vet ky Parlament që është në Kosovë, është parlament i palaçove, neo-komunisteve, hajnave dhe islamikëve, fatkeqësi për Kosovën. Të them shkurt, nëse prekim mendjen tonë të shëndodh, ishte më mirë që shoku Rama nuk përmendi Presidentin Rugova, kur dihet se Rama përfaqëson anti rugovizmin me kompanjonët e tij në Shqipëri dhe në Kosovë.
TSh : Jam kurioz të dëgjoj prej njërit që ka qenë i përfshirë në veprimtarinë e LDK-së në diasporë. Nuk dua të flasësh për LDK sot se do flisni pak më pas por dua të di se si është e mundur që LDK ia doli të organizohet po aq mirë sa në Kosovë edhe në diasporë, si motivoheshin emigrantët shqiptarë për t’u përfshirë në politikëbërjen e vendlidjes që at’herë ishte e okupuar?
Xhevat Rexhaj : Nëse ndonjëhere, që pas epokës madhështore të Gjergj Kastriotit, ka ndodh sui generis te ne shqiptarët, atëhere ishte vet LDK-ja, dhe ata që themeluan atë Parti-Lidhje të radhës shqiptare, në krye me Ibrahim Rugovën, F. Aganin, A. Ceten e mijëra të tjerë. Une gjithnji do i mbetëm besnik mendimit tim se, LDK nuk u formua thjeshtë si një organizim i rastit, jo asesi jo, jo. LDK ja u formua nga mendjet dhe kokat e mençura shqiptare, ishte formuar si vazhdimësi e Lidhejs së Lezhës , Lidhjesë së Prizrenit e Lidhjesë së Pejës. LDK ja solli shqiptarët në nji bashkim të paparë me shekuj, LDK ja ktheu shqiptarët nga vetja e tyre, nga historia e tyre si evropian, si civilizim që ishte me shekuj para ardhjesë së osmanllinjëve pushtues, LDK ja mobilizoi mendjet shqiptare se nëse së pari bashkohemi në mes vete do e fitojme dhe mundim edhe serbo-sllavin, dhe kjo mbeti alfa dhe omega e themelimit të shtetit. Këto të gjitha u përqafuan nga qindra mijëra shqiptarë të mërgatës, të cilët gjerë në ato vite ishin të bombarduar nga disa organizata ilegale e gjysëm ilegale, të dirigjuara nga Partia e Punës, dhe të spiunuar te vllaznit e internacionalës socialiste titiste në Beligrad. Mërgata shqiptare këtu në Zvicërr, qysh në vitin 1990 filloi iniciativa për themelimin e Degës, dhe me 29.04. 1990 në Zürich themelohet dega e LDK se për Zvicerr, ku kryetar i parë i saj u zgjodh Z. Mr. Shaip Latifi. Entuziazmi dhe anëtarësimi në LDK në Zvicërr ishte fenomen në vete, kishte 57 Nëndegë, afër 100 mijë anëtare. LDK në Zvicërr ishte themeluese e Fondit të 3%, organizuam shkollën shqipe, organizuam shkuarjen e grupeve të para të ushtarëve për ushtrime në Shqipëri, vendosëm kontakte me Institucione të caktuara të shtetit zvicerranë, tubuam me miliona mjete për shkollën në Kosovë, për shendetësin dhe kuptohet për luftën e armatosur. Dega e Zvicrrës, në koordinim me Presidentin Rugova dhe Z. F. Agani, ishte inicuese së bashku me Degëne Gjermanisë, që grupi i parë dhe i dytë i luftëtareve prej 120 vetash, ku ishin; Adem Jashari, Sali Cekaj, Zymer Luli, Saim Tahiraj e emra të tjerë të njohur ishin nisur për në Shqipëri në ushtrime. Mos të mbetem pa e thënë edhe këtë; LDK në Zvicërr ishte shëndrruar në një minishtet për shqiptarët, nagase kryheshin shumë punë për bashkëatdhetarët aty ku ishin mundësit.
TSh : Kush e organizoi mbledhjen e ndihmave për shtetin e Kosovës apo i ashtu quajturi 3 përqindsh?
Xhevat Rexhaj: Organizatore e Fondit të Qeverisë për 3% ishte vet LDK ja, dhe aso kohe kompetencat i kishte Kryesia e degës( une aty nuk isha prezent dhe nuk kam njohuri më shumë për ato takime) ishin aktivist që mirreshin vesh më shumë me ekonomi, por mbledhja për themelimin e Fondit ka ndodh në Shtutgart, me 18.08.1992, ku ishin takuar dhe pajtuar Z. H. Gagica Dega në Gjermani , Sh. Latifi Zvicërr dhe Nijaziu nga Cermati, kuptohet me pelqimin e Qeverise se Bukoshit.
Alpet e Istogut
TSh : Prishtina, pas Skënderbeut dhe Nënë Terezës, sot ka edhe Ibrahim Rugovën, si ndiheni?
Xhevat Rexhaj : Fatmirësisht se tani do të thosha se është kompletuar kryeqyteti i Dardanisë edhe pse mendoj dhe jam i sigurt se aty do ta ketë shtatoren edhe Adem Jashari, Heroi i kombit tonë. Me vënien e shtatorës së Rugovës përball vëllaut të tij Gjergj Kastriotit, dhe afër me Nanën Terezën që përfaqëson mirësin dhe njerëzin shqiptare me përmasa botërore, shqiptarët i thanë jo pushtuesve, jo sulltanëve dhe po civilizimit dhe prejardhjesë sonë evropiane. Dihet mirëfilli se Presidenti Rugova, asnjihere nuk e ktheu as kokën kah, arabistani, duke ditur se ata ishin dhe mbesin miqë të sllavëve, por Rugova krijoi alencat me popuj dhe shtete që natyralisht na përkrahen në ecje; SHBA, Angli, Gjermani e të tjera. Sheshet në Prishtinë janë vula e bashkimit shpirtëror shqiptar.
TSh : E megjithatë, duke u ndjekur në veprimtarinë Tuaj, apo edhe në analizat e komentet Tuaja, kam përshtypjen se nuk jeni i kënaqur me zhvillimt në Kosovë. Shkurt cilat janë shqetsimet Tuaja për çfarë ndodh në Kosovë? A ishte kjo Kosova që Ju kishit ëndërruar?
Xhevat Rexhaj : Me duhet të them përseri se me vizionin që na e ofroi Ibrahim Rugova, parashihej që ne të ndërtonim një shoqëri me vlera, me vetëdije që ta duam shtetin, e jo ta vjedhim shtetin, me nji rend demokratik, ku njeriu ka vlerë, familja ka kuptim dhe shoqëria ka zhvillim. Fatkeqësisht, tani më këto vlera ne si shoqëri në Koosvë i kemi lënë anash. Sot pushteti në Koosvë, është hajn i ardhmërisë së gjeneratave, është banditeske sjellja e tyre, shesin pasurit dhe pronat e shtetit duke bërë pastrim parashë, të fituara nga krimi dhe korrupcioni. Sot, mjerisht në Kosovë kemi të instaluar një klasë dhe disa parti politike, që duke u mburrur me luftën, e shantazhojnë shoqërin dhe vet shtetin, e gllabërojne dhe shkurt e kanë vu në nji rrjetë marimange komplet këtë shtet. Shqiptarët kanë respektin për luftën, shumë bile, kanë respektin për luftëtarët e vërtet, por jo më për disa kinse “ komandanta” që kanë ndejtë hoteleve të Shqipnisë, dhe po shifet se të tillët po i sjellin edhe sot dëme të shumta Kosoves dhe ecjesë së saj demokratike. Mjerisht për këto gjëra dhe individë apo parti të vaktuara opnioni i gjerë ka ende frikë të flasi hapur, ngase mundë të ketë pasoja. Në gjithë këtë mjegullnajë, megjithatë ende mbetet shpresë te LDK-ja, sepse aty ka ende vlera dhe ka profesionalizëm për dhe rreth ndërtimit të shtetit demokaratik.
TSh : Si një analist e opinionist do të doja një mendim nga ju se si e shikoni gjendjen e shtypit në hapsirat shqiptare.
Xhevat Rexhaj :Do nisem së pari nga dy mediume vizuele, pra dy TV publike në dy shtetet shqiptare, si TVSH ashtu edhe RTK, me vite janë zëdhënëse të qeverive të dy shteteve veç e veç. Me këtë dua të them se sidomos në këto dy media nuk ka pavarësi, ka nepotizëm, nihilizëm dhe varësi të shëmtuar. Megjithatë ka media si të shkruara si vizuele që disi mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira, por prapë se prapë ofrojne lajme dhe emisione që mbeten larg cenzurës. Une me këtë rast do e marrë një shembull konkret, ( mos të kuptohet subjektiv), Gazeta Bota Sot, me dekada ishte një dritare sidomos për ne mërgatën, kjo gazetë që kërcënohej dhe sulmohej nga disa media tjera e ka ruajtur pavarësin e saj, dhe ende mbeteet gazeta më e lexuar sidomos në mërgatë. Në Shqipëri ka shumë gazeta, por rasti i Temës tregoi se edhe disa botues kur nuk financohen më ilegalisht nga pushteti tregojne se nuk kishin pavarësi shkrimi. Fatmirësisht, sot qe disa vite kemi portale shqiptare, të cilat jepin mundësi atyre që duan dhe dijnë të shkruajnë lirshëm dhe pa-anshëm, andaj këtë une e shof si pozitive sa i përket lirisë së shtypit. Marrë në përgjithësi, shumica e mediave jane të varura nga politika, biznesi, kriminaliteti dhe shanatzhimi, sidomos në Kosovë.
TSh : Pas kalimit në amshim të Dr. Rugovës, LDK e humbi lidershipin në Kosovë dhe ka patur probleme. Por duket se së fundi ajo po tregon pjekuri dhe po i rikthehet rolit të saj të periudhës së Dr. Rugovës. E kam gabim?
Xhevat Rexhaj : Dikush thotë; LDK ja pas Kuvendit të karrigave gati se u varros? Dikush thotë se LDK -ne e shkatërroi Amewrika, e dikush thotë se e shkatërruna F. Sejdiu dhe N. Daci? Nga e gjitha kjo vërtet nuk është e lehtë të jepen mendime të duhura dhe të vërteta se si dhe pse u shkatërrua LDK ja në vitin 2006, në vitin e vdekjës së I. Rugovës. Mendimi im megjithatë mbetet se, në një apo tjetër mënyrë shkatërrimi ndodhi nga brenda, por sigurisht me inicime dhe joshje ndoshta edhe materiale nga jashtë, e ndoshta ishte edhe nxitje nga disa shtete mike dhe aleate tonat. Pse e them këtë? Duke patur parasysh se me bisedimet e Vjenës ku i nisi Presidenti Rugova, thuaja se ishte rrumbullaksuar çështja e pavarësisë, por me vdekjen e Rugovës duhej menduar edhe miqët tanë ndërkomabëtar, se kush dhe si do marrë përgjegjësi për simbolet shtetërore, për kushtetutën dhe çështje të tjera të dhimbshme që do pasonin ri shpalljen e pavaresisë dhe bisedimet e parapara, që sot po ndodhin. Këtu ata kishin një zgjidhje, duke favorzuar H. Thaqin si njeri që do lëshoi pe, si njeri që ndoshta ata e kishin në dorë si të shantazhuar apo gati komplet partine e tij (kur dihet se edhe sot e gjithë ditën akuzohen dhe burgosen njerëz të afërt dhe me influencë të PDK se Thaqit), pra sigurisht se mendohej që mos të ketë turbulenca edhe nese bëhet Hymni pa tekst, Flamuri laraman, Kushtetuta e dobët, e gjerë te marreveshjte e sotme për Veriun me autonomi. Këto të gjitha nuk do i bënte LDK ja, nuk do pranonte apo edhe nuk do guxonte t’i bente si i bëri Thaqi, ngase menjihere disa grupe banditeske të Thaqit do e djegnin Kosovën dhe do shpallnin tradhëtar LDK ne, sikur që bënin edhe në kohë të Rugovës duke djegur Flamurin e dizajnuar Dardan nga I. Rugova. E them nga mendja ime se ndoshta duhej me qëllim të dobësohej LDK ja, që të vinin në pushtet ata që ende mburren se ishin “komandanta” por të tillët po bëjnë koncesione shkatgërrimtare për të ardhmën e Kosovës suke siguruar autonomi territoriale serbëve ne veri me 4 komuna. Të them edhe diç; të paramendojmë se çfarë do thoshin fanatikët e Thaqit apo Haradinajt, sikur ta zëmë Isa Mustafa të ishte Kryeminster dhe të përqafohej me xhelatin, dhe vrasësin e shqiptarëve Ivica Daqiqin??? Kuptohet se do ndodhte vëlla vrasje duke quajtur LDK ne “tradhëtare”, ndërsa keta vet nuk e kanë dert që zgerdhihen me pasardhësin e Millosheviqit. Tash se ku dhe si është LDK ja sot, mendoi dhe kam njohuri nga shumë takime që kam me njerëz në Kosovë, ku une shkoi shpesh, se LDK ja këto dy vitet e fundit ka nje ngritje, ka një rinim dhe ka një ringjallje të theksuar, mund të them lirshëm se me gjithë disa të hargjuar, të plakur, të lodhur dhe të shantazhuar që ende gjinden në hierarki, LDK ja është forcuar, dhe kjo edhe si rezltat i Kryetarit Isa Mustafa, i cili më pelqen se nuk flet shumë por vërtet po punon, dhe po hap derën për ata të rinje , të guximshëm dhe profesioniste që të marrin përgjegjësi në parti dhe nesër në pushtet. Besoj fuqishëm se LDK ja do e fitoi vitin e ardhshëm pushtetin, e kjo për të mirën e qeveritarëve, ngase në LDK nuk ka haraç, nuk ka bandita, nuk ka kriminela dhe nuk ka të akuzuar e burgosur për kriminalitet dhe korrupsion. E them shumë kjart, Kosova ka nevoi për LDK ne, vërtet ka nevojë qytetaria e Kosovës, e jo për bashibuzuka e mjekrrosha që po mbijnë si bari i keq.
TSh : Si e shihni të ardhmen e Kosovës dhe të hapsirave shqiptare?
Xhevat Rexhaj : I nderuar Z. Ajet, vërte kjo është një pyetje goxha e vështirë për kapacitetin tim, por une do mundohem të jem i drejte, dhe ta them mendimin tim. Ne si shqiptarë, kemi mbijetue pushtimet e shumta duke ruajtur në gjenerata ndjenjën dhe dashurinë që një ditë të jemi së bashku në nji shtet. Shekujt kanë kalue dhe sot jemi këtu ku jemi, e them se jemi shumë mire duke patur parasysh të kaluarën, por edhe jemi goxha keq kur shofim se edhe pse jemi dy shtete, dhe shqiptarët në trojet e tjera etnike kanë disa të drejta që kurrë si kishin, kemi filluar ta dëmtojmë veten, dhe identitetin tonë , apo edhe vet të qenurit shiptar.. Sot shqiptarët, mjerisht po përqafojnë disa lëvizje, disa të këqija që kam frikën se do të na hakmerren. Së pari, fatkeqësisht në të gjitha trojet etnike ne shqiptarët ende se kemi vetëdijen e të dashurit të shtetit, të ruajtjesë së shtetit. Një e keqe e madhe, dhe me shumë pasoja është të mësuarit e gjeneratave të reja, se vetëm me hajni dhe banditizëm mund të pasurohesh, tjetra është se sot shkollimi shqip ka degradue, flas sidomos për Kosovën, ku çdo budallë ka mundësi të pajiset me diplomë, ku çdo hajn apo kriminel mund të fitoi gjer edhe grada doktor e profesor dhe me këto çoroditje do të dëmtohet e ardhmja. Rreziku më i shëmtuar, dhe më i theksuar, megjithatë mbetet futja me shpejtësi dhe rritja e islamit ekstrem sidomos në Kosovë, Iliridë-Maqedoni dhe Luginën e Preshevës. Ky virus sot e kërcënon seriozisht të ardhmën e shqiptarëve, sot disa shqiptarë nuk flasin se janë shqiptarë të besimit mysliman, por thonë jemi mysliman të Allahut??? Financimi dhe rritja e kësaj murtaje do jetë me fatalitet për vet Kosovën, ngase demokracitë perëndimore do na shikojne ndryshe, ata do thojnë dikur, po ne këta i çliruam nga pushtuesi, e tani këta po futen në grupet fanatike islamike që mbjellin vetëm dhunë dhe urrejtje ndaj besimeve të tjera. Në gjithë këtë problematik, fajin do ta bartin vetë Institucionet e Kosovës, ngase keto lejuan apo edhe ndihmuan keto grupe duke bashkëpunuar në shpërlarje të parasë me grupet arabe islamiko radikale. Dihet mirefilli se shume pushtetar shqiptare nga Kosova dhe Maqedoni kanë llpgari bankare nepër Dubai, Turqi, Qipro e Shqipëri, dhe keto para të krimit ata i shplajnë ne mënyra indirekte. Islamizmin radikal në Kosovë e financon shumë edhe Rusia me Serbin, andaj une them; kujdes o shqiptare nga kjo e keqe se do ja shofim sherrin ….Shqiptarët nëse kanë mend dhe kanë pakëz dinjitet duhet të kuptojne se sot kemi dy shtete shqiptare, lëvizim lirshëm në mes vetes, dhe në një apo tjetër mënyre jemi të bashkuar. E sa për bashkim trojesh, ne duhet te jemi racional dhe të mendojmë kthjellët se përderisa nuk jemi askund me ekonomi e arësim të zhvilluar jemi larg bashkimit klasik kombëtar, koha do e zgjidhë këtë nyje, kur shqiptarët do të jenë fuqi ekonomike në Ballkan e jo fjalamanë me patriotizëm të rremë folklorik, siç bëjnë K. Spahiu dhe A. Kurti, i cili e tregoi veten se e don sheriatin arab në trojet shqiptare, duke mbuluar gjinin ma të bukur njerëzore FEMREN SHQIPTARE, jo kështu nuk e duam bashkimin e tillë kombëtar!
TSh : Zoti Rexhaj Faleminderit për këtë bisedë të ngrohtë e të sinqertë. Në emër të lexuesve të Tribunës Shqiptare dua t’u falenderoj dhe në të njëjtën kohë t’iu uroj gjithë të mirat. Faleminderit!
Xhevat Rexhaj : I nderuari Z. Ajet, une te falenderoj nga zemra për këtë mundësi bisede. Tribuna Shqipotare dhe Ju përsonalishtë më keni hapur dyert dhe dritarët që une të jem prezent me shkrimet e mia këtu. Shkurt ju më keni ndihmuar dhe përkrahur në rrugëtimin tim, ju jam mirënjohes dhe suksese Tribunes në vazhdimësi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ajet Nuro:Votime të mbara!
» Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim
» Donika Çela - JETA PA TY VËLLA AGIM, NUK KA KUPTIM
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
» Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim
» Donika Çela - JETA PA TY VËLLA AGIM, NUK KA KUPTIM
» Ajet Nuro - Unë, ti ai ose ajo/ Ne, ju, ata ose ato; Po Shqipëria?
» Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi