XHEVAT REXHAJ:ATYRE QË PËRFITUAN NË KURRIZIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS QË E THEMELOI IBRAHIM RUGOVA BASHKË ME POPULLIN-MËRGATËN LDK iste SHQIPTARE
Faqja 1 e 1
XHEVAT REXHAJ:ATYRE QË PËRFITUAN NË KURRIZIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS QË E THEMELOI IBRAHIM RUGOVA BASHKË ME POPULLIN-MËRGATËN LDK iste SHQIPTARE
XHEVAT REXHAJ:ATYRE QË PËRFITUAN NË KURRIZIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS QË E THEMELOI IBRAHIM RUGOVA BASHKË ME POPULLIN-MËRGATËN LDK iste SHQIPTARE
Një letër- shkrim njifar Dr. Driton Lajqit
Të pakurrizorët, mjeranët stalinist, rrencat e historisë dhe përfituesit nga hajnia dhe krimi sot e gjithë ditën rrejnë duke mos e pranuar hstorinë e vërtet që atyre ua mundëson që sot me post studimet e tyre të blera me para mohojnë se u shkolluna nga paratë e mia, nga paratë e mërgatës, dhe nga organizimi që e kishte projektuar elita shqiptare në krye me Presidentin historikë Ibrahim Rugova
Ka shumë vite që lexoi, dëgjoi dhe shof se si disa të mjerë, disa zhvatës të të mirave që solli çlirimi dhe liria e Kosovës, nuk mëtojnë që në vazhdimësi ta mohojnë realitetin, ta kundërshtojne historinë, dhe në fundë ta njollosin veten dhe shkollimin e tyre. Në vitet e 90 ta, kur populli shqiptarë në Kosovë me Deklaratën Kushtetuese të 2 Prillit, me Kushtetutën e Kaqanikut të 7 shtatorit, me referendumin për pavarësi të vitit 1991, dhe me zgjedhjet e para pluraliste në Kosovë themeloi Institucionet shtetërore edhe pse nën okupim, por të pranuara dhe legjitime për vet ne shqiptarët, ky popull pra u orientua drejte dhe pas vizionit për shtetin demokratik dhe të pavarur që do depërtonte në të gjitha kancelaritë e botës si lajm kryesor aso kohe. Institucionet që u formuan, që nga Parlamenti, Presidenti dhe vet Qeveria, menjihere formuan resorë të ndryshëm, në bazë të rrethanave dhe kushteve që ishin nën një okupim klasik serbo-sllav, si detyrë parësore e patën qështjen e shkollës dhe shëndetësisë, si dhe resorët e tjerë si minsitria për mbrojtje dhe ajo e sigurise, që funkcionuan ashtu si lejonin rrethanat. Sidomos rreth arësimit u vu i gjithë kapaciteti dhe e gjithë klasa intelektuale, duke krijuar rrethanat që shkollat shqipe të fuinkciononin të pavarura dhe me plane e programe të Republikës së Kosovës. Me shpejtësi marramendëse në gjithë territorin e Republikës u instalua sistemi shkollor, dhe edhe pse me represion e brutalitet pengohej kjo nismë, këtë nuk munden ta ndalin as policia e as ushtria serbe, shkollat shqipe, prej fillorës e gjerë në Univerzitet e nisën punën e tyre të pandalshme, dhe me kohë shumë shtëpija u shëndrruan në shtëpi-shkolla, një fenomen mrekullues që vetëm shqiptarët ditën ta organizonin. Mësue, arësimtarë, profesor e staf akademik iu rrekën punës dhe angazhimit të madh që ky proces të mbahej gjallë dhe të forcohej shumë edhe pse kushtet dhe financimi sihin problem i madhë, por vullneti i stafit aresimor, i Institucioneve të Republikës dhe i pronarëve vullnetar të shtëpijave shkolla ishte tepër i madh që ky sistem shkollor të mbahej gjallë dhe, atë nji dekadë të terë. Ishim pra ne mërgimtarët që dëgjuam kërkesën dhe detyrimin kushtetues që dilet nga Institucionet e Kosovës aso kohe, ku ne ishim përkrahës të denjë të republikës më në krye IbrahimMe këte¨rast une do e them këtë: Luftëtarët dhe trimat më të mëdhenjë të kohës ishin mësimdhënësit dhe pronarët e shtepi-shkollave, të cilët nuk lejuan që mijëra të rinjë, e sdudentë të mbesin nën mëshirën serbo-sllave, apo të mësonin shkollat serbe që ndoshta dikujt që nuk e pranonin Republikën e Kosovës, apo siç e quanin aty këtu nga mëria ( si Qosja me kompanin e tij marksiste-leniniste) Republika e Rugovës. Epo kjo Republikë dhe ky Rugova mbajtën të zgjuar me qindra e mijëra fëmijë,të rinjë e student në identitetin e tyre shqiptare me ndjenjën se shteti egziston, se pavarësia mbetet realitet, deh se Serbija do largohet nga Kosova, si rezultat edhe i krijimit të aleancave me SHBA e shtete të tjera demokratike. E tash të ndalemi te disa njerëz që sot janë kinse të rritur, të shkolluar, punojnë nepër Institucione, nepër shkolla, univerzitete, spitale e fusha të tjera jetësore, por që dikur ishin ose nxënës ose student të asaj Republikës së Ibrahim Rugovës, ishin pra ata që sot pllasin si lopët kundër atij shkollimi dhe asaj Republike, apo i bie që këta e mohojnë pra vet shkollimin e tyre, nga i cili dolën me diploma të shtëpi-shkollave, atëher nëse janë rrot të samës le ti kthejne ato diploma dhe le të shkonë në Serbi e të marrin të tjera. Të tillë të bëjnë me vjell, të tillët janë e keqja edhe e sotme e shtetit, ngase këta , mu këta që flasin kundër atij sistemi, nga i cili morën diploma këta nuk sjellin rezultate as nuk i morën titujt e ndryshëm që sot kanë si magjistra apo doktora shkenece, jo se këta tituj i morën si rezultat se kishin mu diplomat me vulën e Republikës së Kosovës, republikës që ua mundësoi Prewsident Rugova dhe populli në përgjithësi e sidomos ne mërgata që paguam nga djersa e jonë për mesuesit, e profesorët që të mësonin tipat e Driton Lajqit, , Albin. Kurtit, Bujar Dugollit e tipave të llojit të tyre, apo shokëve të tyre që sot e gjithë vitet e kaluara vjellin vrerë kundër Presidentit dhe kunder ne shumicës shqiptare, që përmes LDKse ua krijuam kushtet të shkollohen në ato kohë. Sot më frymëzoi më shumë të shkruaj këtë shkrim, ta quaj letër këtij farë “ Doktori” të shkencave ????? Driton Lajqi, i cili tha se shkollimi nen pushim është i kotë, e me këtë rast une të them o shok enverist, nëse je burr dhe shkollovan atëhere ktheje atë diplomë që e ke marrë ato kohë kur shkollimi ishte i kotë. Po si nuk të vie turp të nënçmosh edhe vet shkollimin tëndë, po si nuk ke pakëz njerëzi të thuash dy tri fjali për ato sakrifica të mijëra mësimëdhënesve, të mijëra shkollarëve e moshatarëve tuaj, që sot me ato diploma fitoni para, rroga dhe bëni jetë luksoze. Ka të tillë si ty o jo mirënjohës, që sot me ato diploma të po atij shkollimi të “kotë”, janë gazetare, janë profesor, janë biznismen, janë moderator, janë mjek, janë juristë, janë ekonomistë, janë ministra, janë diplomatë e të tjera. Besoi se shumica absolute nuk pajtohen me ty dhe me ideologët tuaj, por jam i vetëdijshëm se ka edhe disa si ty, që sot e zhvatin Kosovën, si në politikë, si në Univerzitet, si në ekonomi e kudo tjetër me hajni, me plagjiatura, me korupcion e çka jo tjetër, dhe shumicën i ke shok në Institucione që sot njihen si institucionet më të korruptuara në botë. Populli thotë një thënje: “ Mos harro, mos nënçmo, mos u bë mosmirënjohës, mos fsheh të vërtetën, mos ia ha hakun atij që të ka mbajt, mos e përbuzë djersën e huaj që të ka dhanë bukë, mos e baltos atë që të ka ndihmue, mos u mundo rrenen ta bësh të vërtet, se një ditë do të të mallkoi Zoti, e të harroi populli yt". Shkolla shqipe e viteve të 90 ta është vet historia e themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës, andaj nëse nuk e çmon atëhere mos e moho, se përndryshe të zenë sakrifica dhe mundi i mijëra shqiptarëve që mbajtën gjallë arësimin shqip, e elarguan përgjithmonë shkinishten, kjo si letër e imja le të jetë “selam” edhe për të gjithë ata të tjerë si Ty që mohojnë historinë, ngase veten e juaj e keni të mohuar te qytetarët e Kosovës. Xhevat Rexhaj
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi