Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – GJER NË MBYTJE - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – GJER NË MBYTJE - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – GJER NË MBYTJE - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 05, 2013 2:10 pm

VIKTORIA XHAKO – GJER NË MBYTJE - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – GJER NË MBYTJE - Poezi
 
Fëmijëria, filiz më iku, krejt i njomë,
Çmenduritë e erërave m’i thanë pemët,
Ma vodhën të vetmen degë mbështetjeje.
 
Fort, gjer në mbytje ma shtrënguan qafën e hollë,
Litar mëndafshi endur telit me gjemba,
Sytë të preknin dritë vetëm pas një perdeje.
 
Ligjet e shpirtit nuk m’i vranë dot,
Edhe pse ma ngrinë, ma mardhën, ma thanë,
Ai, i shfytyruar, u rishfaq.
                    Kishte mbetur i bardhë.
 
E hënë 23 shtator 2013 ora 19:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – GJER NË MBYTJE - Poezi 1385092_705795226114659_362868459_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi