Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN-një këngë vaji për mërgimtarin
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR VEPRIMTARIN VELI SELIMIN
Me moton: një këngë vaji për mërgimtarin
Shkruan: Agim Gashi
Më 05.10.2012 në Jülich të Gjermanisë u organizua një Akademi Përkujtimore për veprimtarin mërgimtar të qështjes kombëtare Veli Selimin. Organizmin për shtatë vjetorin e vdekjes e bëri familja e Veliut dhe Këshilli Organizativ nën mbikqyrjen e Milazim Dervishit.
Në Akademi moren pjesë shumë bashkatdhetarë dhe struktura të ndryshme të jetës shqiptare në NRW. Ndër pjesmarrësit ishin edhe z.Anton Kolaj, veprimtari Bahtir Avdiu dhe Hamit Dubovci, Agim Aliu e shumë tjerë. Akademinë e udhëheqi këngëtari e poeti Agim Gashi i cili edhe lexoi një shkrim për jetën dhe veprën e Veli Selimit. Ai mes të tjerash tha: „Veliu ishte aktiv gjithmonë për qështjen kombëtare. Ai mori pjesë në shumë aktivitete të mërgatës shqiptare, demostrata e protesta, aksione humanitare si dhe shumë aktivitete kulturore e sportive. Suksesi më i madh i Tij ishte kur më 1992 me ndihmen e Hamit Halilit, Jakup Ukës, Fehmi Hetemit, Rizah Ramadanit, Musli Behramit, Rrahim Selimit, Nysret Ahmetit e shumë tjerë, dhe arriten ta formojnë Klubin shqiptar „Bashkimi Kombëtar“ i cili Klub veproi deri në vdekjen e Veli Selimit. Me shuarjen e Veliut shuhet edhe Klubi dhe shumë aktivitete tjera kulturore e sportive në Jülich.
Rapsodi i popullit i dhuron veprimtarit Veli Selimit një këngë vaji
Dëshira e Veliut ishte të vdiste në Kosovë për të cilën ishte munduar aq shumë.
Më 2006 ai mori rrugën për ta vizituar vendëlindjen. Një sulm në zemër i ndodh në Ulqin por shpirti i Veliut akoma nuk donte të shkonte në amshim pa mbërri në fshatin e Tij Kuçicë.
Më 17.07.2006 pushoi së rrahuri zemra e këtij mërgimtari në vendlindjen e tij.
Për jetën dhe vepren e Veliut mund të gjeni shkrime edhe në librin Lebensgeschichten të cilin libër e ka botuar Komuna e Jülichit.
Qoftë i lehtë dheu i tokës shqiptare e pushoftë në paqë aktivisti e mërgimtari Veli Selimi!“
Pas fjalës hyrëse, udhëheqësi i Akademisë ua dha fjalën mysafirëve të shumtë të cilët evokonin kujtime nga jeta dhe veprimtaria e Veli Selimit.
I pari e mori fjalën Anton Kolaj i cili pos tjerash tha: “Ata që lëshuan atdheun, nga të gjitha trevat shqiptare, u munduan që ta ndajnë djersën e vetë duke e dhënë një grosh për familjen e një grosh për atdheun. I tillë ishte edhe Veli Selimi i cili dha më shumë për atdheun se sa për familjen. Përkujtimet e tilla, ndaj atyre që nuk janë në mesin tonë, është obligim moral e kombëtar të bëhen e sidomos në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar“!
Folen këtu edhe shumë miqë të Veliut, bashkëveprimtar e bashkëfshatar. Foli edhe Bahtir Avdiu, Hamit Dubovci, Milazim Dervishi, ndërsa Brahim Sylejmani disa here u dashtë ti fshinte lotët derisa lexonte fjalen e tij të shkruar.
Emocionet janë ato të cilat në momente të tilla mashtrojnë edhe lotin. Vlen të theksohet se fjala e Agim Aliut ishte mjaft emocionuese i cili tha:
-Pikrisht sa erdha nga Kosova dhe isha në mëdyshje se a do mundem ta zë Akademinë për Veliun e të ju tregoj se kur kalova pranë varrit të tij, mu duk se zëri itij më tha: -Përshëndeti të gjithë pjesmarrësit dhe u bën të fala.
Edhe kënga e kënduar nga rapsodi Agim Gashi për Veli selimin, ishte mjaf emocionuese. Rapsodi ynë këndoi edhe këngën për Gani Azemin i cili shumë here ishte mysafir I Veli Selimit dhe Klubit “Bashkimi Kombëtar” si dhe këngë e Heroit Enver Zymberit. Në fund edhe rapsodët e mirën johur Haki Qamili dhe Ali Muja argëtuan të pranishmit me disa këngë dëshmorësh të kombit nga lufta e fundit.
Çast nga hapja e Akademisë
Z. Anton Kolaj duke evokuar kujtime për veprimtarin Veli Selimin
Veprimtari z. Bahtir Avdiu
Z.Agim Aliu flet me dhimbje për mikun e tij
z.Hamit Dubovci, bashkpuntor i afërt i Veli Selimit
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi