Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I dënuari me vdekje mbron përsekutorin

Shko poshtë

I dënuari me vdekje mbron përsekutorin Empty I dënuari me vdekje mbron përsekutorin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 07, 2013 8:59 pm

Idriz Zeqiraj:I dënuari me vdekje mbron përsekutorin
 
 
 
 
I dënuari me vdekje mbron përsekutorin Largea_idriz-zeqiraj-6451381101482
 
Thonë se çdo e keqe ka edhe një të mirë dhe anasjelltas. Kjo u provua në rastin e arrestimit të Blerim Kuqit. Në vendimin e tij për ta varrosur të vërtetën, që, padyshim, është rast ekstrem i të keqes, duke u nisur nga profili i tij, si i parë i një komune, ngushëllon një e mirë: Shpërfaqet qartë “lufta” dhe “parimet” e asaj “UÇK-je” që identifikohet me bandën e LPK-së dhe SHIK-un e saj famëkeq.
Blerim Kuqi ishte oficer institucional, pra, ushtar i Ibrahim Rugovës dhe drejtonte formacionin e koduar “Kitrat”. I ndjekur këmba-këmbës nga banda “ushtarake” e komunistëve stalinistë-enveristë të LPK-së, kapet rob, arrestohet dhe përplaset në burgun rural në Kleçkë të Lypjanit. Akuza e gatshme, ashtu si për të gjithë ushtarët, oficerët apo edhe simpatizantët civilë të institucioneve paralele të Presidentit Rugova: “dezërtor, armik, spiun në shërbim të pushtuesit serb!” Edhe dënimi ishte i gatshëm: “Dënim me vdekje – ekzekutim, pra, metoda ekzekutive – pushkatim!”
 
Dhe, nga ky rit i përgjakshëm e fatal për oficerin Kuqi e shpëtoi vetëm sulmi blic e brutal i policisë pushtuese. Dhe, nga e keqja e madhe sulmuese pushtuese, befason e mira: lirohen e mbijetojnë ata që prisnin radhën e poshtërimit, torturimit, kurbanizimit, ekzekutimit, pushkatimit, pra, Blerim Kuqi me shokë, të rënë në fatkeqësi, të rënë në kthetrat e bandës komuniste lëpëkeiste, e cila zbatonte projektin e hartuar në Tiranë nga banda amë, kallëse e Shqipërisë më 1997, e kryesuar nga Rexhep Mejdani, Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Fatos Klosi me shokë.
 
Projektin sabotues të luftës të Kosovës, të bërë nga Tirana zyrtare, e aprovoi edhe LPK-ja
 
Zbatimin në praktikë në Kosovë të këtij projekti monstruoz e sabotues të luftës, thellësisht armiqësor, një shërbim i madh për pushtuesin, Serbinë, e kishin marrë përsipër krerët aktual të pushtetit në Kosovë, me ideolog akademik Rexhep Qosjen dhe Jakup Krasniqin, i emëruar si “zëdhënës” nga banda e Tiranës zyrtare dhe i shfrytëzuar nga kjo bandë, për të legalizuar e ligjësuar vrasjet e luftëtarëve institucionalë, nga banda e LPK-së, në emër të “UÇK-së” në Kosovë, nëpërmjet Radiotelevizionit komunist shqiptar, me bandën e kryesuar nga Hajrije spikerica, alias Besa Çeku – Buçinca dhe kolegët e saj kodoshë, si përçues të përçarjes të madhe politike e ushtarake, të projektuar nga kryebanda komuniste shqiptare, impulsonte krimin brenda shqiptar, jo vetëm duke harruar pushtuesin, por, indirekt, duke e ndihmuar atë.
Burgjet adaptuese rurale të lëpëkeistëve kuqaloshë në Kosovë, ishin një fotokopje e atyre të kohës të Luftës Dytë Botërore në Shqipëri, kur banda e Ushtrisë “Nacional-Çlirimtare”, siç u proklamua rrejshëm në historinë e falsifikua dhe të sakatosur për këtë “luftë”, për gjysmë shekulli me radhë. Komunistët antishqiptarë të Enver Hoxhës i vrisnin në pusira e prapa shpine jo vetëm kundërshtarët politikë, por edhe brenda radhëve të tyre, duke ua faturuar këto vrasje pushtuesëve italianë dhe gjermanë. Rasti i vrasjes prapa shpine të Ethem Gjinishit, njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes të Mukjes, marrëveshje kjo pajtuese për luftë të përbashkët, me synimin e bërjes të Shqipërisë Etnike, të cilën e prishi Enver Hoxha me urdhër të Milladin Popoviçit. Gjinishi rinor ishte shoqërues i babait të tij në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912. Ishte luftëtar në luftën e 1920-ës në Vlorë; delegat në Kongresin e Lushnjes më 1920; kuadër në LDB. Dhe, Marrëveshja e Mukjes, për bashkimin e shqiptarëve të kudondodhur, ia hëngri kokën, sepse filosllavi Enver Hoxha nuk donte ta cënonte miqësinë me “vëllezërit jugosllavë”!
Edhe prishja e Marrëveshjes të Osllos është kopje e asaj të Mukjes, si në përmbajtje, ashtu edhe në rrjedhojat fatale, jo vetëm për popullin, por, për të gjithë Kombin. Kjo metodë është huazuar nga OZNA jugosllave, të cilët e kishin kopjuar nga sigurimi rus i Stalinit. E para, tradhtoi idealet e luftës për liri dhe inicoi luftën civile në Shqipëri; e dyta, harroi pushtuesin serbosllav dhe u sul, si egërsirë, në derdhjen e gjakut shqiptar në Kosovë, madje jo vetëm gjatë luftës, por edhe pas saj, duke synuar pushtetin dhunshëm. Këto dy marrëveshje, të shkelura me këmbë nga komunistët e djeshëm dhe të sotëm, edhe sot e gjithë ditën kullojnë gjak.
Nëse komandantët institucionalë të luftës do t`u përgjigjeshin provokimeve deri në vrasje të lëpëkeistëve, vegla qorre të bandës pushtetare në Shqipëri, edhe në Kosovë do të degjeneronte lufta për liri, në luftë civile, siç ndodhi më 1943 – 1944 në Shqipëri. E ilustrojmë me provokimin e rëndë që halabakët e LPK-së i bënë kolonel Tahir Zemajt, Hero i Kosovës, në Prapaçan. Kolonel Zemaj i kishte forcat dhe mundësitë për t`i goditur dhe asgjësuar horrat provokatorë. Por, duke u gjegjur me logjikën e kombëtarit, shmangu vëllavrasjen: “Nuk dua të derdhë gjak shqiptarësh”. Dhe, u tërhoq.
 
Sokol Dobruna – gjykatës i SHIK-ut dje, provokator sot
 
Provokimi, deri në rrugaçëri, i servilit shikist Sokol Dobruna ndaj Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, fituesit madhor të Betejës të Loxhës, se gjoja dezërtoi nga lufta, dëshmon për hiçsinë e sojit komunist. Horrit Dobruna i ka ngelur merak pse nuk arriti ta dënonte me vdekje Atë, siç bëri me kuadrotë tjerë institucionalë. Kolonel Zemaj kishte një Komandë eprore dhe ai vepronte nën urdhërat e saj. “Ne mund ta marrim edhe Pejën, por nuk kemi mundësi ta mbajmë”, – thoshte strategu Zemaj. Ai nuk ishte aventurier si ata që i premtonin pashaporta të Kosovës Malishevës të “çliruar” dhe në vend të pashaportave, u sakatosen nga plumbat vrasës të pushtuesit, ndërkohë që premtuesit intrigonin në Tiranë. Ata që nuk përfillin Komandën, janë bashibuzukë e banditë, të cilët nuk njohin as rregullat dhe as ligjet e luftës. Prandaj edhe përbaltën dhe përballën me rrjedhojat pas luftës. Kolonel Zemaj, në bashkëpunim me Komandantin e UÇK-së për Rugovën, Smajl Hajdaraj, shquhen për mbrojtjen e popullatës të Dukagjinit. Të luftosh, duke pasur popullatën e pambrojtur në mes, do të thotë të aprovosh vrasjen e kësaj popullate. Kolonel Tahir Zemaj ishte i rrallë në strategji, zgjuarësi dhe trimëri, por edhe në përgjegjësi. Prandaj është edhe Hero i Kosovës.
 
Burgjet e LPK-së – kopje e burgjeve të Enver Hoxhës gjatë LDB
 
Burgjet rurale në Llapashticë (Llap), Kleçkë (Lypjan), Llapushnik (Drenicë), Jabllanicë (Gjakovë), Cahan (Kukës) dhe dhjetra të tjera më pak të njohura ose të panjohura, janë dëshmi se njëshi i qëllimit të LPK-së ishte neutralizimi, frikësimi e, pse jo, edhe eliminimi fizik i luftëtarëve institucionalë. Përkundër Tiranës zyrtare të kohës, e cila mjaftohej vetëm me autonominë e 1974-ës, rrjedhimisht, për këtë duhej të ishin pajtuar edhe krerët e LPK-së, përndryshe, prishja e Marrëveshjes të Osllos, kundërshtimi i unifikimit të faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës nga ata, ishte edhe interesi dhe kërkesa direkte e Serbisë. Ndërkohë që krahu institucional pavarësinë e quante kompromis, në të kundërtën bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ishte në agjendë. Kjo prerje ishte e qartë dhe çdo përçapje për montime dhe arnime të tjera, është manipulative e dështake.
Nuk është rastësi që prokurorët ndërkombëtarë pikëtojnë, përveç Kosovës, edhe Shqipërinë, si mjedise të krimeve të luftës. Sepse, realisht, krimi për luftën e Kosovës ka pikënisjen në Tiranë, ndonëse qëllimi i Tiranës zyrtare ishte ndërrimi i kahjes të luftës: nga luftë çlirimtare, në luftë ideologjike e pushtetare. Pra, në të gjitha kalkulimet e pasluftës, Kosova duhej të ishte e kuqe, e lidhur me njëmijë e një fije me Serbinë, ashtu siç mbeti pas Luftës të Dytë Botërore, sepse kjo forconte boshtin komunist në Ballkan, njëkohësisht, pushtetin komunist në Shqipëri. “Verba volant, skripta manent” (Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet) – thonin latinët e vjetër. Dhe, kjo e vërtetë ka mbetur e shkruar nga kasta – bandë e Tiranës, gjë që kursen komentet e mëtejme.
 
Zhurma e pushtetarëve në mbrojtje të krimit
 
”Zallamahia” e bandave komuniste në pushtet apo opozitë, në rastin e arrestimit të kryekomunarit Blerim Kuqi, sheshoi injorancën dhe hipokrizinë e kësaj race karpatesh. Jakup doktori la nam për mosnjohjen elementare të Kushtetutës të vendit, kur votoi presidentin pa kuorum. Tani ai thirret në këtë Kushtetutë për paprekshmërinë e atyre që kanë mandate deputeti. Në një normalitet kushtetutor, kjo referencë do të ishte normale. Por, kur është fjala për një abnormalitet kushtetutor, kur Jakupi me shokë e ka shkelur, e ka bërë leckë, madje letër higjenike, e ka përmjerë Kushtetutën e Kosovës, duke i veshur me mandat deputeti të dënuarit për krimin e vrasjeve seriale dhe të tjerë nën hetime, me të njëjtën akuzë, me të vetmin qëllim për t`i mbrojtur nga drejtësia, rast unikal për demokracinë botërore, në çfarë logjike e mbështetë palogjikshmërinë e tij marroçe në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve?!?
Çlirimtarët faktikë të Kosovës, ndërkombëtarët, të cilët aq shumë kanë investuar për lirinë dhe demokracinë në Kosovë, në prononcimet e tyre të përsëritura, kanë porositur për të pasur kujdes në përzgjedhjet, emërtimet, krjimin e institucioneve me njerëz të pa implikuar në krime, madje të çfarëdo lloji. Megjithatë, pushtetarët komunistë sfiduan ndërkombëtarët dhe popullin e Kosovës, i futën nën sqetull njerëzit e krimit, sepse duke i mbrojtur ata, mbrojnë vetën, si shefa të tyre dje dhe sot.
 
Hipokrizia dhe zëri i mëkur i AAK-së -rrjedhojë e krimeve analoge
 
Partia aktuale e Blerim Kuqit nuk e vënë pikën mbi “i”, nuk kërkon llogari nga partia, e cila, tej një dekade më parë e arrestoi, burgosi dhe dënoi me vdekje Kuqin dhe ekzekutimi u pengua nga sulmi i befasishëm i forcave pushtuese. Por, i bie teneqes të shpuar, duke u bë pjesë e korit në kolektivizimin e marrëzisë, duke thënë se ”Kuqi është burgosur për shkak se ka refuzuar ta njolloste luftën çlirimtare të UÇK-së!?”
Madje, shokët partiakë të Blerim Kuqit shkojnë edhe më larg, duke bërë moralizime e këshilla, bile edhe porosi se çfarë duhet të bëjë EULEX-i në Kosovë! “Të mos njollosë vlerat e luftës”; “të mos prekë në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi!” Por, burgosja dhe linçimi i luftëtarëve institucionalë gjatë luftës dhe vrasja e tyre në pusira pas luftës, demanton bollshëm se disa “shqiptarë” nuk luftuan për “liri, pavarësi dhe demokraci, por për pushtet dhe pasuri. Pikërisht, me këta “shqiptarë” po merret sot EULEX-i dhe jo me UÇK-në e mirëfilltë, e cila, vërtet, mendoi, punoi, veproi dhe luftoi për vlerat e lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë.
Partia e Blerim Kuqit fsheh turpshëm arrestimin dhe dënimin e tij në vitin 1999, sepse të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo gjatë dhe pas luftës me luftëtarët institucionalë dhe kundështarët politikë në Kosovë. Prandaj, flet “kodra pas bregut”, bën tymnajë e mjegullnajë, për ta fshehur një të vërtetë të hidhur, një praktikë kriminale të bashkëmendimtarëve të tyre ideologjikë.
 
Komunarët e Suharekës flasin përçartë
 
Qeveria lokale e Suharekës thotë se “EULEX-i po njollosë personalitetin e Kuqit”; se “mbështetë fuqishëm aktin moral të kryetarit Blerim Kuqi, i cili ka dalë në mbrojtje të luftëtarëve të UÇK-së, duke mos pranuar assesi njollosjen e luftëtarëve të lirisë”! Nuk thuhet kot se “qysh është mileti, është edhe shteti”, shtet ky rakitik, defektiv dhe hiç i Kosovës. Mbrojtja e krimit është tërësisht amorale dhe e vetëpërdhosë personalitetin e mbrojtësit. Kjo vlen edhe për të gjithë ata që mbështesin kryekomunarin Blerim Kuqin, në marrëzinë e tij të fshehjes të së vërtetës; të mbrojtjes skandaloze të krimeve seriale; të mos denoncimit të bandave vrastare, të cilat operonin dhe vepronin falsifikueshëm nën siglën e”UÇK-së”.
 
LPK-ja ka qenë minore dhe pa formacione numerike ushtarake
 
Tashmë, dihet mirëfilli se LPK-ja nuk ka arritur asnjëherë të krijojë formacione ushtarake, të cilat do të mund të emërtoheshin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). E gjithë pjesa jashtë institucionale kap shifrën nga 2 deri në 5 % të angazhimit për luftën. Pa mohuar sinqeritetin dhe gadishmërinë e disa grupeve jashtë institucionale për të lufttuar pushtuesin, pjesa tjetër, përfshi këtu edhe të gjithë krijuesit e dhjetrave burgjeve rurale anekënd Kosovës, madje edhe në Shqipëri, me instruktazhin e Tiranës zyrtare, janë prçarësë, sabotatorë të luftës, duke i shërbyer pashmangshmërisht dhe devotshmërisht pushtuesit.
Serbia ka qenë në dijeni të të gjitha këtyre punkteve toturuese e vrastare dhe qëllimshëm i ka toleruar, pikërisht për t`i lansuar akuzat e sotme si “krime lufte të UÇK-së”! Eshtë vetëmashtrim i qëllimshëm, është jashtë çdo logjike të shëndoshë të mendohet dhe të pohohet se burgjet u krijuan “në zona të lira”, “në zona të çliruara nga UÇK-ja”!! Dhe, edhe nëse t´i çlironte, me çka mund t`i mbronte UÇK-ja këto zona?! A kishte aviacion, a kishte kundërajror? Jo. Atëherë, si të mbrohen? Krejt tjetër hapësirë ka lufta lëvizëse, guerile, e cila paraqet vështirësi kontrolli për armikun.
 
Mbrojtja e të keqes i ka devalvuar shqiptarët

Shtrohet pyetja: Ta heshtësh të vërtetën a është akt moral apo imoral?! A është mbrojtje e UÇK-së apo e bandave të LPK-së?! A janë luftëtarë të lirisë apo të robërisë?! Pa hamendje fare, përgjigjet e sakta do të ishin pjesa e dytë e këtyre pyetjeve.

Në mbështetje të Blerim Kuqit u bënë një varg demonstrimesh! Sejcili folës lëshoi në etër vetëm marrëzira, jo si kuadro e njerëz publikë, por si njerëz rrugash.
Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, i mësuar, tashmë, me injorancën klasike të shqiptarëve të Kosovës, tha: “I përgëzoj për organizim të qetë, por, nuk mund të ndaj me ata mendime të njëjta”. E turpshme. Madje, skajmërisht e turpshme për organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë maskaradë të mbrojtjes të krimit.
Në këtë llumhane notuan edhe njerëz të letrave, të cilët na moralizojnë çdo ditë për moralin, për drejtësinë, për të vërtetën!!! Ndërkohë që, varrosësin e të vërtetës e ngritën në kuotën e heroit!! Në Kosovë gjithçka është përdhosur e sakatosur e, më se shumti morali dhe ndergjegja.
 
Keqpërdorimi i marrëzishëm i rinisë studentore
 
Rasti Kuqi shpërfaqi para shqiptarëve dhe botës mbarë tendencën poshtërsisht të poshtër për t`i futur studentët në vallën kriminale të mbrojtjes të krimit në Kosovë, për të mohuar dhe devalvuar në praktikë atë që e mësojnë në teori, siç janë parimet e lirisë, të drejtësisë, të demokracisë.
Nëse në vitet `70-a dhe `80-a rinia studentore e Kosovës ishte avangardë e veprimeve për barazi, liri dhe drejtësi, në vitet `90-a mbeti në bisht. Arsyeja dihet: në organizimin e rinisë studentore i futi hundët LPK-ja staliniste. Pyetja që u bëhej masës të studentëve: “Pse demonstrimet kundër pushtuesit janë kaq të zbehta”? Përgjigja ishte e prerë: “Drejtuesit e organizatës studentore nuk janë të zgjedhurit tanë, andaj as nuk përfaqësojnë shumësinë studentore”. Koha dëshmoi se krerët e studentëve, të zgjedhur asaj kohe nga LPK-ja, edhe sot e kësaj dite janë të kuq dhe frymojnë majtas.
Nëse kjo histori përsëritet në nismë të dekadës të dytë të këtij shekulli, ata do të jenë shkollarë të dështuar dhe të turpëruar përjetësisht. Një emërtesë e riorganizimit aktual të rinisë, përkatësisht, “Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor”, me paralajmërimin e pjesëmarrjes edhe të vet ministrit gjegjës, shton dozën e këtij dyshimi. Kalimet grupore, kolektive në partitë e majta të rinisë studentore, janë një dëshmi tjetër të përpjekjes për ta ideologjizuar rininë. Dhe, kjo është njëra nga të bëmat e shumëta të SHIK-ut. Sepse, fundja, të majtës nuk i intereson e ardhmja e shtetit, por e tashmja e pushtetit. Lokalizmi, si mendësi provinciale, u shpërfaq në përmasat e turpit, kur studentët e Gjakovës nuk denjuan të mbeten prapa atyre të Prishtinës, në mbrojtje të “heronjve” lokalë, të akuzuar dhe të arrestuar për krime seriale. Marrosjes nuk i kanë shpëtuar as profesorët e tyre.
 
Krimi brendashqiptar identifikohet me SHIK-un
 
Aktivizimi i temës të SHIK-ut në Parlament dhe media, veçsa përforcon deklarimet e një SHIK-asi të penduar, Nazim Bllacës; i një guerili të suksesshëm, Hasan Zeneli; i një përjetuesit faktik të skenave makabre të SHIK-ut, Deshmitari “X”, Agim Zogaj; të Imer Imerit, ish i burgosur në Cahan të Kukësit; i kuadrit investigues të G2-it Naim Miftarit…. Fatmir Limaj, në përgjigjen për rastin Kuqi, sugjeron se duhet të pyetet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për Kuqin dhe të tjerët, gjë që dëshmon bindshëm se platforma e SHIK-ut ishte ajo e partisë të tij. Deklarimi publik i zotit Limaj, demanton retorikën boshe e kamufluese të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili thotë se Shtabi nuk ka pasur strukturë të turturës, të vrasjeve. Dhe, synimi fillestar dhe final ishte marrja e pushtetit me çdo kusht, qoftë edhe duke derdhur gjakun e kundërshtarit politik, mëqe nuk besonin në votën elektorale, ashtu siç nuk beson asnjëherë as përfaqësuesi i ideologjisë të tyre të përbashkët, Edvin Kristaq Rama.
”Komandanti” Xhabir Zharku, urdhëronte nga Tirana, vartësitë e tij në Kosovë: “Të burgosurit t`i afroni afër pozicioneve serbe dhe t`i vrani”! Kjo praktikë është aplikuar edhe në mjedise tjera të Kosovës, gjë që dëshmon se vendimet për likuidime kanë pasur një Shtab, një qendër.
Mistifikimi i Shërbimit Informativ me “specifikën e veprimeve”, të thënë nga një SHIK-as, ish i dënuar – vrastar, tani deputet (!), sikur pranon shumëçka nga veprimet kriminale të SHIK-ut, por pa cituar asgjë konkrete!

 
Bashkëpunimi i SHIK-ut me shërbimet ndërkombëtare është një broçkullë e madhe. Një shërbim i refuzuar nga Presidenti i vendit, dr. Rugova dhe nga UNMIK-u, si ka mundësi të pranohet nga ndërkombëtarët?!! Fakt është se SHIK-u ka bashkëpunuar me Shërbimin komunist shqiptar dhe atë serb. Dhe, kjo shpjegohet edhe me vrasjet e kuadrit të luftës dhe të politikës, që nga ministri i mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi, i cili përcaktoi taktikën dhe strategjinë e luftës; kolonel Tahir Zemaj, fitues i Betejës të Loxhës; Smajl Hajdaraj, komandant i UÇK-së për Rugovën; komandantin e Pashtrikut, Ekrem Rexha; Ukë Bytyçit, Ismet Rracit, Shaban Manaj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku dhe të qindra të tjerëve.
E themi të qindrave, sepse sipas Nazim Bllacës, që rezulton të jetë mjaft i besueshëm, vetëm në 6-mujorin e parë të Qeverisë të Përkohëshme të Hashim Thaçit, SHIK-u ka ekzekutuar 456 (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) persona, për të vazhduar ndër vite me vrasje seriale!
Bëmirësitë e SHIK-ut në rastin e akademik Nexhat Dacit dhe të dr. Bujar Bukoshit, janë të besueshme, ashtu siç besohet se planifikimi i atentatimit ka qenë nga vet SHIK-u. Kryeparlamentari Daci ia shpërbleu SHIK-ut, duke e heshtur vrasjen e Smajl Hajdaraj, deputet i legjislaturës të parë parlamentare të Kosovës të pas çlirimit, duke mos e organizuar asnjë ceremoni përkujtimore për Atë nga Kuvendi! Ai shkoi edhe më larg, duke i lavdëruar të dyshuarit e bazuar për këtë vrasje!!
Edhe dr. Bukoshi ka qenë mirënjohës që SHIK-u ia ka shpëtuar jetën nga SHIK-u. “E shpëtova Bukoshin nga një atentat i sigurtë”, – ka shkruar njeriu i dytë i Parlamentit dhe kuadër i lartë i PDK-së. Dhe, dr. Bukoshi, qoftë edhe me një deputet, i erdhi në ndihmë kryeministrit Hashim Thaçi, madje në një kohë zezonë për atë.
Një kuadër tjetër i SHIK-ut, tani deputet i partisë në pushtet (!), sëbashku me 21 shokët e tij deputetë, pjesëtarë të kësaj organizate ilegale e kriminale, në një debat televiziv, pranoi një të vërtetë të madhe, atë që ne vazhdojmë ta përsërisim për më shumë se një dekadë radhazi, – se me krime nëpër këmbë Kosova nuk mund të bëjë asnjë hap para. Por, ai, duke iu referuar SHIK-ut, përmendi, madje, më shumë se një herë, “interesin kombëtar”! Ai nuk e elaboroi më tej se nëse përbënin “interes kombëtar” vrasjet e komandantëve të luftës, përfshi këtu edhe Ministrin e Mbrojtjes dhe të kuadrove kundërshtarë politikë!!??

 
Përdorimi i metodave tipike, sipas tipizimit që i bën Engelsi ke “Anti Dyring” 

Paralelizmat e UDB-ës me SHIK-un, të bëra nga kryetari i LDK-së dhe i Prishtinës – njëherësh, dr. Isa Mustafa, janë nga më të butat e mundshme që mund të bëhën. SHIK-u me vrasjet numerike të shqiptarëve, e ka tejkaluar UDB-në shumëfish, të paktën nga vitet e `50-a e këtej. Me vrasjet politike është konsumuar edhe elementi i terrorizmit, duke bërë ekzekutime linçuese në oborre dhe shtëpira, në prezencë të familjes. Vrasjet pa gjyq, madje, edhe pas arrestimit, janë metoda të huazuara nga OZNA jugosllave.
Në ekzekutimet e kundërshtarëve politikë në Kosovë janë përdorur edhe medodat mafioze të kartelëve të drogës italiane dhe kolumbiane. Ekzekutimi dhe djegia makabër e kufomës të kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj, është unikale në hapësirat ballkanike e më gjerë. Por, dr. Isa Mustafa ka habitur partinë e tij, LDK-në dhe të djathtën e Kosovës, me kërkesën e bërë për dhënie fund të mandatit të EULEX-it në Kosovë. Një deklarim i tillë i pa matur dhe paushall, madje pa e konsultuar anëtarësinë e partisë, është një shpërdorim i pozitës të kryetarit, kur dihet se bandat e kuqe vrastare vazhdojnë të gelojnë të pa prekura dhe të pa shqetësuara anekënd Kosovës. Të kërkojë zëvendësimin e EULEX-it me protektoratin e një shteti të fuqishëm e ligjor, i cili njeh statusin e Kosovës, është logjike, madje duhet inicuar kjo kërkesë, nëse doni që Kosova të funksionojë si shtet. Por, lënia e Kosovës në duar të bandave aktuale, do të ishte një ogur i keq për popullin dhe shtetin mjeran të Kosovës.
Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi, në kundërshtinë e deklaratës të bazuar, të bërë nga dr. Isa Mustafa, për huazimin e metodave udbeske nga SHIK-u, dëshmon se ai “e ka mizën pas veshit”. Pranë Komitetit Qendror të Partisë të Punës të Shqipërisë, ka qenë Zyra e Sigurimit Shtetëror. Asnjë emërim i kuadrit të lartë nuk mund të bëhej pa aprovimin e kësaj Zyreje, në qendër dhe bazë. Nga zyra e SHIK-ut Bajram Rexhepi është bërë kryeministër dikur dhe ministër sot. Kujtojeni sjelljen mëllefore karshi Presidentit Rugova, kur ndodhej pranë. Më parë se intelektual, ngjasonte me një vagabond, njeri rrugash, sepse ai rol i ishte caktuar nga SHIK-u i tij.

 
Motoja e makiavelistëve komunistë:”Qëllimi i justifikon mjetet”!

Për komunistët “nuk ka kala të papushtueshme”! Edhe ata që i kishin vrarë vetë, i përdoren emrat e tyre si bashkëluftëtarë dhe Prizreni u dorëzua para komunistëve në zgjedhjet lokale. “Bastiani Prishtinë duhet të bjerë”, – ka dhënë kushtrimin partia në pushtet. Policia aktive SHIK-ase ka filluar sulmin ballor në komunën e Prishtinës. Fillimisht, diskreditimi, pastaj arrestimi, qoftë edhe me akuza të sajuara. Nuk paragjykoj për fajësinë apo jo të ndonjë kuadri batakçi e shpërdorues të pozitës, por, mënyra e veprimit flet për një taktikë dhe strategji të studjuar nga partia e gjithëpushtetshme dhe SHIK-u i saj ogurzi. Edhe vet kryeministri, i cili kishte mbrojtur dhe mbron të akuzuarit për krim të organizuar politik dhe ekonomik, që, zakonisht, janë nga torishta e partisë të tij, këtë herë aprovoi goditjen dhe impulsoi veprimet e mëtejme. “Komuna e Prishtinës duhet të bëhet çiflik i PDK-së”, prandaj “qëllimi i justifikon mjetet”. Këtë fushatë të egër e marroçe e ka denoncuar bindshëm kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa.
Bajram Rexhepi përligj praninë e SHIK-ut në policinë e Kosovës dhe strukturat tjera shtetërore. Dhe, vërtet, nëse SHIK-u të kishte qenë një organizim legal, i pastër, në shërbim të Kosovës, nuk do të kishte asgjë të keqe. Por, kur ai, sot, identifikohet me krimin e organizuar politik dhe ekonomik në Kosovë, prania e SHIK-asve në organet vitale të shtetit përbën një krim të rëndë. Kush organizon arratisjen e kriminelëve vrasës nga burgu i sigurisë të lartë? Kush vodhi drogë e dosje nga dhoma e dëshmive, në mjediset institucionale të sigurisë? Ekskluzivisht – policia e SHIK-ut. Këtu e gjen përgjigjen edhe pyetja pse Hashim Thaçi me shokë ishte ngulmues që të mos rikthehen në punë policët e shkolluar të karrierës, të cilët, në solidarizim me popullin e Kosovës dhe kundër pushtuesit dhunues, masivisht braktisën uniformat. Hashimi me dajë e “akraballëk” pushtoi policinë dhe TMK-në me SHIK-asit e tij “beterë”, duke i inkriminuar fort këto dy institucione të sigurisë shtetërore.

 
Kolonel Zemaj: “Nuk ka krim politik, ekonomik apo ordinier ku të mos jenë pjesëmarrës policia dhe TMK-ja”
 
Ministri i brendshëm ndjehet i befasuar se për arrestimet e kriminelëve nuk është vënë në dijeni ai, si ministër. Por, EULEX-i shpalos provat se është dekonspirua dhe kanë dështuar aksionet e ndërmarra sëbashku me policinë e Kosovës. Dhe, krejt logjike, sepse krimet në Kosovë janë numerike dhe lidhjet e policisë me krimin, tashmë, janë të dëshmuara dhe faktike. Ndërrimi i ministrave të brendshëm dhe e stafit të tyre, nuk ka prekur dhe nuk ka lëvizur nga pozicioni kuadrin kyç të SHIK-ut pranë kësaj ministrie. Mjafton ta përmendim emrin e kuadrit të lartë të SHIK-ut, Fatmir Xhelilit, i cili edhe pas ndërrimit të katër ministrave të brendshëm, ai ka mbetur në zyrën e tij, si i pazëvendësueshëm! Sepse ata janë të ngarkuar nga qendra për ta mbikëqyrur edhe vet ministrin.
Kuadrotë e SHIK-ut kanë dalë nga shkollëza e Sigurimit fashist stalinist-enverist. Lëshojnë gënjeshtrën në publik me moton “sa ta ha, le ta hajë “mileti”! Kjo u provua me pohimin rrenacak e bajat se gjoja “na ndihmonin ndërkombëtarët”! A mund ta ndihmojë bota demokratike një organizatë ilegale, të dyshuar, të akuzuar dhe të indentifikuar me krimin e organizuar politik – vrasje seriale?!? Se “kemi bashkëpunuar edhe me Presidentin Rugova”, se “ka nënshkruar edhe Ibrahim Rugova”, edhepse dihet se kjo marrëveshje është prishur ende pa u tharë boja e nënshkrimit, sepse stalinistët e LPK-së, të udhëzuar nga zyrtarët komunistë të Tiranës, nuk pranuan Parlamentin dhe strukturat tjera në kuadrin e institucioneve paralele, vepruese për një dekadë radhazi. Eshtë absurditet të mendohet pranimi i SHIK-ut nga Presidenti Rugova, kur këtij ia vriste kuadrin ushtarak e politik, madje, ngulmueshëm, kërkonte edhe vet kokën e Tij! Është faktuar katërcipërisht deklarimi i bërë nga strategu fitues i Betejës të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, se “nuk ka krim politik, ekonomik apo ordinier ku të mos jenë pjesëmarrës Policia e Kosovës dhe TMK-ja.

 
Baza financuese e SHIK-ut është tërësisht kriminale
 
Financimi i SHIK-ut është bërë nga biznese të pista; uzurpime të pasurive shoqërore e private. Edhe kur njerëzit e SHIK-ut detyroheshin ta lëshonin një objekt privat ose të shitej një pronë shoqërore, duhej paguar disa mijëra marka, më vonë euro. Reketi, haraçi, gjobvënia, ka qenë dhe mbetet burimi i financimit ilegal e gjysmëlegal. Kujtojeni “zënien me pelë për dore” të një banditi SHIK-as, duke i vënë gjobë një lokali nate në Fushë – Kosovë dhe dënimin e tij për këtë akt kriminal. Banda horrake studentore defilonte në Prishtinë me fotografinë e këtij banditi, i cili, pas vuajtjes të dënimit për gjobëvënie, së fundi, u dënua me 15 vjet burg për krime të torturës dhe të vrasjes. Hajde, rini “heroike” e Kosovës!!! Të njëjtit afarist iu sulën, si qentë e tërbuar, bandat SHIK-ase të Dukagjinit! Tenderët kanë qenë një burim tjetër i majmë për SHIK-un. Hulumtoni pasuritë e SHIK-asve dhe do të bindeni edhe për krimin ekonomik. Dhe, ankohen horrat qeveritarë për mungesë të investitorëve të huaj!?
 
SHIK-u i kudondodhur po e dështon shtetin e Kosovës ”Enver Hoxha: “Unë dua të di se çfarë flasin

shqiptarët edhe nën jorgan me gatë e tyre”!
Loja me shifra e eksponentëve të SHIK-ut, tashmë, është e diskredituar. Shifra 90 mund të jenë kuadro në qendër dhe bazë. Por, denoncimet nga brenda SHIK-ut citojnë shifrën 30 mijë. SHIK-un e krijoi Sigurimi Shqiptar dhe huazoi mjaft nga metodat e tij famëkeqe, por aplikoi edhe metodën mafioze të linçimeve, ekzekutimet në pusira dhe prapa shpine. Sigurimi Shqiptar kishte 265 mijë agjentë, rekord në botë, me një popullësi prej 2 milionë banorësh, që rezulton çdo i treti banor i moshës mbi 18 vjeçare. Sigurimi i futi njerëzit e tij në të gjitha shtresat e shoqërisë, madje edhe në familje! Njërin nga djemtë e Koçi Xoxës, pas dënim – ekzekutimit të tij, e bënë informator të Sigurimit, duke e pajisur edhe me revole! U lëndëzua porosia e Enver Hoxhës, e dhënë në një mbledhje të Byrosë Politike të PPSH-së: “Unë dua të di se çfarë flasin shqiptarët edhe nën jorgan me gratë e tyre”!
Për 14 vjet radhazi vazhdojnë gjyqet, pikërisht, kundër kësaj shtrese kriminale. Asnjë krim politik, ekonomik dhe ordinier nuk është bërë pa qenë pjesëmarrës policia dhe TMK-ja. SHIK-u ka shtrirë tentakulat në të gjitha poret e shoqërisë në Kosovë dhe ai po e dështon shtetin e Kosovës. Ai është i pranishëm në gjyqësi, prokurori,në hetuesi, në të gjitha ministritë, në Universitet, në arsim, në shërbimin inteligjent, në forcën e sigurisë të Kosovës, në gardë, në komuna…
Ish prokurori Hilmi Zhitia, turpshëm i dizinformonte lexuesit me përrallisje e tij, duke mos guxuar ta thotë realitetin e hidhur të krimit politik në Kosovë. Po kaq majmunshëm gënjente opinionin sociologu Shemsedin Krasniqi, kinse “krimet janë rrjedhojë të traumave të luftës”! Pse, vallë, vetëm komunistët i kanë rrokur këto trauma, për të vrarë oficerët institucionalë dhe kuadrotë e LDK-së?!!

 
 
SHIK-u është aq kombëtar, sa ishte krimineli Bin Laden luftëtar i shenjtë 


”Nxirr një kashtë se dalin gjashtë”, – thotë urtësia. Shefi i të ashtuquajturit Shtab i Përgjithshëm i “UÇK-së”, Azem Syla, me reagimin e shpejt në dhënien e urdhërit për ekzekutimin e Gani Gecit, pas vrasjes, në vetëmbrojtje, të Abedin Rexhës, tërthorazi, pranon vrasjen në Tiranë të ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi. Abedin Rexha, në prani të luftëtarëve të çetës, kërcënon çetanikun Gani Geci: “Ne e kemi vrarë Ahmet Krasniqin dhe do t`i vrasim të gjithë rugovistët”, duke shtuar porosinë për ushtarët se “mos shoqëroni Gani Gecin, se do t`ju vras!” Dhe, u largua duke zënë pusi bashkë me disa shokë të tij. Dhe, në këmbim zjarri mbeti i vrarë.
Të pranosh se ke vrarë ministrin e luftës në kohë lufte dhe të pretendosh se je kombëtar e lufton për çlirim, është marrëzi ta besosh. Nisma për hakmarrje e Azem Sylës, për vartësin e tij SHIK-as, Abedin Rexhën si dhe ngulmimi i SHIK-ut për ta pagëzuar me emrin e tij rrugën kryesore në Klinë, apo Gjimnazin e vetëm të kësaj komune, janë dëshmi se Azem Syla, me bandën e tij SHIK-ase, me aprovim edhe të kupolës pushtetare komuniste në Tiranë, ka ekzekutuar ministrin e mbrojtjes, njëherësh edhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqin.
Një argument shtesë është se Azem Syla, duke pretenduar të jetë vet komandant, nuk mund të duronte një komandant tjetër, i cili ishte ushtarak i karrierës, strateg i luftës; përfaqësonte krahun institucional, me shtrirje në të gjithë gjeografinë e Kosovës; me një të kaluar të shkëlqyer familjare, atdhetare dhe luftëtare; nxënës i frymëzuar, i drejtuar dhe i ndihmuar për profesionin e ushtarakut nga nacionalisti i dëshmuar Metush Krasniqi- Dajkovci. Figura madhore e tij e eklipsonte, e nxirrte tërësisht jashtë loje një copë azilanti, si Azem Syla, të cilit i mungonin të gjitha atributet e të parit.
Përrallisjet e Azem Sylës me shokë se “UÇK-në e themeluam në vitet `80-a, pastaj e riorganizuam në vitet `90-a,”, janë një falsifikin banal e përlavdëraç. Ky zotëri, tashmë, i dyshuar për shumëçka, ngatërron themelimin e SHIK-ut nga “diplomatët”- sigurimsa të Enver Hoxhës në mërgatë dhe riorganizimin e tij nga SHISH-i, i po kësaj race, në Tiranë në prag lufte. Të gjitha dëshmitë e deritashme flasin për përndjekje të luftëtarëve dhe të veprimtarëve institucionalë dhe zero luftë kundër pushtuesit.
Emërtesa e “UÇK-së” është një shpërdorim i skajshëm, në përpjekje për t`i mbuluar dhe përligjur veprimet kriminale të SHIK-ut dhe krijesat e tij obskure, përfshi këtu edhe njëfarë biçim Gjykate të “UÇK-së”, kur kanë përbërjen të vetëm të një subjekti, LPK-së, e cila nuk përfaqësonte hiç më shumë se 2 deri në 5 % të organizuar për luftë?! Derisa Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Adem Jashari i kishin grupet e gatshme, aktive në aksionet guerile, madje Hamza dhe Ademi e zgjeruan grupin në çetë, pse duhej krijuar “ushtri çlirimtare” fantazmë në Zvicër, Gjermani apo Tiranë?!!
Promovimi i SHIK-ut nën siglën e “UÇK-së”
Këtu qëndron edhe i gjithë falsiteti i krijesave të mbetura në letra, pa i lëndëzuar kurrë në veprime konkrete, në luftën për çlirim. Pikërisht këtu qëndron kamuflimi për ta promovuar SHIK-un si “UÇK-e”, me qëllim të përvehtësimit dhe të privatizimit të luftës, ashtu siç ka ndodhur realisht. Dhe, nëse nuk reagohet me kohë, do të kemi një histori – përrallë të pistë, njësoj si historia që e plasoi Enver Hoxha dhe banda e tij vrastare për gjysmë shekulli me radhë.
Përpjekja e ethshme për ta legalizuar SHIK-un, madje duke e quajtur kombëtar, është njësoj sikur ta quash Osama Bin Ladenin luftëtar të shenjtë, ndërkohë që, tashmë, identifikohet me krimin e organizuar politik, është e marrëzishme deri në pakufi. Kreu i Gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, i cili, gjithësesi, ka pjesën e vet në këto krime, duke cituar Blerim Kuqin, flet për spiunët. Ia kujtojmë zotërisë se vrasja e ministrit të luftës, kolonel Ahmet Krasniqit; gazetarit Ali Ukaj; zhdukja pa shenjë në Tiranë e oficerit Sadri Ramqaj; vrasja e eprorit Ilir Konushevcit së bashku me dr. Hazir Mala dhe të gardës tjetër ushtarake, bërëse të luftës faktike; denoncimi i kryeguerilasit Zahir Pajaziti me shokë, është kryespiunim dhe shërbim i madh i bërë pushtuesit serbo-sllav.

SHIK-u – pjellë e keqe e Sigurimit hoxhist
Garda eprore e SHIK-ut, e instruktuar nga kasta zyrtare komuniste e Tiranës, huazoi metodat kriminale të partizanëve të Enver Hoxhës, përgjatë Luftës të Dytë Botërore dhe më pas të regjimit të tij fashizoid gjysmë shekullor, për marrjen e dhunshme të pushtetit dhe të ruajtjes të këtij pushteti supër-kriminal.
Përrallisjet e SHIK-asit Sokol Dobruna me shokët e tij xhelatë, synojnë arritjen e dy qëllimeve bazë:
E para, legalizimin e organizatës ilegale të SHIK-ut, së bashku me krimet e bëra, në emër të një patriotizmi fiktiv të “veprimeve specifike” dhe të “interesit kombëtar”,- siç thonë ata!
E dyta, promovimin e personelit të SHIK-ut si “themelues të UÇK-së” dhe “sakrificat” e “meritat” e tyre në “luftën heroike për lirinë e Kosovës”!!!


Blerim Kuqi duhet ta mbrojë veten nga akuza e dezërtorit të luftës dhe jo UÇK-në

Kryetari i Gjykatës të SHIK-ut, Sokol Dobruna, në referencën e tij për ekzekutimin e Blerim Kuqit, shpëtimin e tij e shpjegon me mungesë të plumbave qorr dhe të skuadrës pushkatare! Kujt ia shet këto përralla ky zotëri stalinist-vrastar? Komunistët të ekzekutojnë edhe me çekan kokës. Kujtojeni ekzekutimin makabër të kuadrit të lartë të LDK-së, Shaban Manaj dhe bindeni për këtë të vërtetë.
Shembullojmë me dëshminë e kryegardianit në burgun e Tiranës, Qemal Birçe: “Si ia morem frymën Teme Sejkos”? Dhe, bindemi se komunistët janë një racë e ndyrë, që nga Ballkani deri në Azi. Për ekzekutime nuk kanë nevojë as për “plumba qorr”, as për “skuadër pushkatimi” dhe aq më pak për “ekspertizën e prokurorit”, me plumbin e fundit kokës.
”Teme Sejkon e kemi qëlluar për orë të tëra me shkopinj në fytyrë, kokë, brinjë, këmbë, deri sa mbeti pa ndjenja. Pastaj e hodhëm në gazin e Ministrisë dhe, sa u përmend, e mbytem me litar”, – dëshmon Qemal Birçe. “Për t`u siguruar për vdekjen e Temes, unë me një kazmë që e gjeta aty pranë, i rashë Temo Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Me kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe u larguam”,- dëshmon Birçe.
SHIK-asi Dobruna e akuzon Blerim Kuqin për “dezërtim”, që, në kushte lufte është një tradhti e lartë. Kësaj akuze Kuqi i përgjigjet me mjegullë e tymnajë se kinse “po sulmohet UÇK-ja”, se “po ndihmohet Serbia në akuzat kundër UÇK-së”, se “nuk është momenti për kthim në ato kohëra të mugëta për Kosovën” dhe broçkulla të tjera qesharake.
Madje, Blerim Kuqi, i cili i ka shtuar fytyrës të tij edhe një shllungë lesh, për të na kujtuar kohën leshtake të luftës, një kopjim i fytyrave çetnike serbo-malazeze përgjatë Luftës të Dytë Botërore, krejt e panevojshme për luftëtarët shqiptarë të lirisë. Ai mburret se ka qenë komandant i Brigadës 123, në përbërjen e të cilës militonin 2000 ushtarë (!) dhe se lufta e saj ka qenë e lavdishme, edhepse nuk përmend asnjë betejë apo aksion konkret! Lavdinë dhe heroizmin e tyre e shpalosin edhe brigadat, çetat dhe grupet tjera të armatosura. Dhe, për çudë, në pranverën e 1999-ës, kjo “rezistencë heroike” u shua “si flakë kashte”, me përjashtim të Kosharës, Kosova u boshatis dhe fatin e saj e vendosen forcat e NATO-paktit.



Heshtja e Kuqit është mbrojtje e krimit ,shkelje e ligjit dhe abuzim me pozitën

Heshtja e Blerim Kuqit nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen e UÇK-së dhe të vlerave të lufttës. Disa duzina kriminelë, të cilët kanë vepruar jo për çlirimin e Kosovës, por, për ta gëzuar pushtetin, nuk përfaqësojnë popullin dhe as UÇK-në. Heshtja e Kuqit është mbrojtje direkte e krimit dhe e kriminelëve. Është sa cinike aq edhe tragjike, kur i dënuari me vdekje, mbron persekutorin! Ai nuk është i krahuar dhe i pastruar ideologjikisht. Mburret me bashkëpunimin që ka pasur me kuadrin eprorë të LDK-së, por militon në një parti të kuqe, me karrierë të begatë në krime dhe rekete, simotër e partisë në pushtet. Dhe, kjo është e mjaftueshme për vetëdemantim të angazhimit të tij të sinqertë për liri dhe demokraci.
Një kryekomunar i zgjedhur për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjshmërisë, rezulton se është abuzues, shkelës i ligjeve dhe mbrojtës faktik i krimeve, qofshin ato të bëra tej një dekade më parë. Përndryshe, zoti Kuqi duhej të ishte ngulmues në bërjen publike të dosjes të tij, të cilën Dobruna me shokët SHIK-as ia paskan dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Strukja prej struci e Blerim Kuqit, me arsyetime kamufluese, ngjall dyshimin e bazuar të kalkulimeve hiç parimore të tij me krerët e SHIK-ut.
Vetëmburrja e Kuqit se “nuk ka guxuar dhe nuk guxon kush ta vrasë Blerim Kuqin”, me referencë në familjen e gjerë Kuqi, nuk përkon me realitetin e krijuar në Kosovë gjatë dhe pas luftës. Organizimi i bandave vrastare, nën kupolën e SHIK-ut dhe veprimet e tyre kriminale, kanë qenë shfrenuese dhe kanë goditur familje të mëdha, kryesisht kombëtare, me traditë trimërie e burrërie. Kur banda e Dukagjinit ia vrau, ngeshëm, në shtrirjen kohore brenda pesë viteve, një prindi 4 (katër) djem, dikush i tha: “Pse nuk po merr hak, mbasi po dihet vrasësi”? Prindi i dërrmuar shpirtërisht, iu gjegj personit këshillues: -”Besa, nuk po mundem me luftuar me ushtri”! Dhe, vërtet, bandat vrastare të SHIK-ut janë ushtri, madje të legalizuara nën emërtime partiake.
Pas çdo vrasjeje janë përkujdesur edhe për humbjen e gjurmëve, duke e vrarë ekzekutorin. Këtë e shembullojmë me eleminimin e ekzekutorit të Ekrem Rexhës, Shaban Manaj, Xhemajl Mustafës, të Besim Dajakut, Bekim Kastratit dhe të plagosjes të Gani Gecit, të plagosjes të Fetah Rudit dhe raste të tjera e, deri ke pazari i bërë për vrasjen e Nazim Bllacës, shpëtimi i të cilit është rastësi dhe kontributi i tij për drejtësinë është thellësisht kombëtar. Dhe, si vrasës i penduar, e bën atë një luftëtar këmbëngulës kundër të keqes të madhe, siç është krimi i organizuar politik, me guximin qytetar, për të denoncuar krimet seriale dhe makabre të organizatës ilegale e kriminale të të ashtuquajturit Shërbim Informativ të Kosovës.

Edhe Enver Hoxha kishte ligje e rregulla demokratike në letër




SHIK-asi Sokol Dobruna, në cilësinë e personit të parë juridik të armatës të SHIK-ut, na shpalos ligjet dhe rregulloret përralltare, për të “drejtat” dhe “trajtimet e të burgosurëve gjatë luftës”. Themi armatë e SHIK-ut dhe jo e UÇK-së, sepse njësoj si komunistët e Shqipërisë gjatë Luftës të Dytë Botërore, më shumë u kujdesen për burgosjen dhe vrasjen e nacionalistëve shqiptarë, se sa për luftimin e pushtuesit. Për shembull, qysh në prag të Kongresit të Përmetit, në maj të vitit 1944, arrestuan shumë veprimtarë të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, në mes tyre edhe përgjegjësin e rinisë balliste të Korçës, mikun tim të burgut të Burrelit, Sami Dangëllia dhe pas 44 vjetësh burg, në prag të ndryshimeve demokratike, e transferuan nga burgu i Burrelit, për të mos u parë kurrë më në jetë!
Përrallat e hedhura në një letër higjenike nga Sokol Dobruna, dëmantohen bindshëm nga dëshmitarët e koduar ose mohues të këtij kodi karnavalesk, si Imer Imeri, vëllai i të cilit ekzekutohet nga SHIK-u në Drenicë, Haki Imeri, me dajakun e gjithmonshëm të përdorur në ato dhjetra burgje rurale të SHIK-ut në Kosovë.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi