Elida Buçpapaj: Tragjedia e Sofie Qëndros
Faqja 1 e 1

Këto ditë na panë sytë një tragjedi e cila nuk u luajt në një skenë teatri apo amfiteatri. Nuk ishte një tragjedi greke as e mesjetës. Nuk ishte e shkruar as nga Eskili, as nga Shakespeare. Por për nga përmasat i tejkalonte edhe tragjeditë e antikitetit grek e romak edhe tragjeditë shekspiriane. E kalonte tragjedinë e Persëve, Prometeut të lidhur. E sfidonte Othellon, Hamletin apo Romeo e Zhulietën. Tekstin e saj nuk e kishte shkruar asnjë dramaturg shqiptar. Dramaturgët shqiptarë shkruajnë skeçe e vazhdojnë të kenë në kokat e tyre skemat e dramave të realizmit socialist. Kjo tragjedi nuk u luajt nga aktorët e teatrove shqiptare, të cilët sot ndihen si lypsarë dhe të mjerë.
Kjo tragjedi mirëfilli shqiptare u interpretua „live“. Nga një zonjë e moshuar 87 vjeçare mbetur në mes të katër rrugëve, e cila vdiq „live“ përpara syve tanë. Sepse e lamë ne që të vdesë. Vdekja e kësaj gruaje të moshuar është produkt i asaj që ka prodhuar politika shqiptare këto 23 vjet. Tragjedia e kësaj nëne dhe gjysheje është pasojë e indiferencës së shoqërisë në degradim.
Zonja Sofie Qendro shërbeu si subjekt i gazetave dhe televizioneve. Mjerimi i saj u fotografua, xhirua dhe shërbeu si mall për botën multimediale shqiptare, e cila konkuron për nga teknika me vendet më të pasura të botës. Sofie Qendro u la të vdesë pak e nga pak, ne të gjithë e lamë atë të vdiste. Ne të gjithë e vramë pak e nga pak. E para ishte politika, e dyta ishte shoqëria civile, i treti pushteti i katërt, pastaj vinim të gjithë ne, shoqëria shqiptare.
Ajo grua vdiq dhe askush nuk çau krye për këtë vdekje tragjike të imponuar nga një shtet që ka dalë nga funksioni dhe për një shoqëri e cila ka hequr dorë nga vlerat që e kanë bërë t'iu mbijetojë të gjitha tallazeve. Asaj gruaje i vunë vizën që në gjallje. Cinizmi i ne të gjithëve ishte kanibalesk. Sepse vetëm kanibalët ushqehen me mish njeriu, me mishin e më të dobtëve, pjesës më vulnerabël të shoqërisë.
Në Shqipëri janë mijëra banesa bosh – ndërtuar nga biznesi i ndërtimeve. Në Shqipëri s’ka fabrika, si tha Peter Lucas. S’ka fabrika por ka kazino. S’ka bukë, por ka biskota! Në Shqipëri s’ka fabrika por banesa bosh ka me mijëra, ku mund të strehohej shumë mirë zonja Sofie Qendro, nëse do të shqetësohej dikush, por në asnjë nivel nuk u mor askush me dramën që po luhej para syve tanë, e cila nga çasti në çast pritej të shndërrohej në tragjedi. Klasa jonë politike ka disa shtëpi, në qytet e det. Vilat e tyre ishin bosh dhe asnjëri prej tyre nuk u tregua i mëshirshëm, human, solidar sa për të gjetur një zgjidhje të përkohëshme deri tek zgjidhja definitive. Që ajo zonjë të mos vdiste, këtu para syve tanë, nën dritën e projektorëve, blitzave dhe kamerave të televizioneve.
Disa ditë më parë, shtypi i Tiranës ishte fokusuar tek luksi i veshjeve të klasës politike, si një narracion pa asnjë pikë kritike. Për të treguar shijet e VIP-ave shqiptarë që këtë luks dhe prosperitet e kanë prej taksave të shqiptarëve, dmth, prej taksave tona!
Para disa ditësh në një intervistë Adelina Mamaqi një shkrimtare për fëmijë tregonte se pensioni i saj është 130 mijë lekë të vjetra dmth 90 Euro, ashtu si gjysmë milioni pensionistë, nënat dhe baballarët tanë! Po këpucët e grave të politikës sa kushtojnë? Disa fish më tepër se pensioni i Adelina Mamaqit!
Ku jemi duke shkuar kështu ?
E çfarë qeraje për banesë mund të paguajë një e moshuar si zonja Sofie Qendro me 100 Euro pension? Në çdo shoqëri normale, në çdo vend normal është shteti që jep përkrahje sociale, është shoqëria civile që tërheq vemendjen, janë mediat që ngrejnë në këmbë opinionin publik që të mos lejohet kurrë „live“ ekzekutimi i një gruaje të moshuar, prej inkuizicionit të indiferencës sonë! E lamë ne të vdesë prej mungesës së mëshirës dhe ndjenjave njerëzore.
Nuk ka asnjë lloj justifikimi për tragjedinë „live“. Kjo tragjedi e ekzekutuar përpara nesh, tregon se ndërgjegjia jonë është blozë. Sofie Qendro na akuzon ne! Sofie Qendro është e pafajshme. Ne jemi fajtorë të vdekjes së saj.
POLITIKA SHQIPTARE NË HIGH HEELS PËRPARA TRAGJEDISË LIVE TË SOFIE QENDROS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

VOAL
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi