Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partia e Fortë "sjellin Formula 1 në Kosovë"

Shko poshtë

Partia e Fortë "sjellin Formula 1 në Kosovë" Empty Partia e Fortë "sjellin Formula 1 në Kosovë"

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 11, 2013 7:18 pm

 
Partia e Fortë "sjellin Formula 1 në Kosovë"



Partia e Fortë "sjellin Formula 1 në Kosovë" Largea_1391737_530362797048717_1095014771_n1381501658
Në mënyrëne saj të veçantë Partia e Fortë në kuadër të publikimit voluminoz "Lorem Ipsum', ka bërë publik planin e saj të radhës, "Prishtina Grand Prix – Pista për Formula 1".
"E projektuar nga një grup i flaktë profesionistësh dhe tifozësh të këtij sporti, Prishtina Grand Prix shtrihet në një gjatësi 25.900km dhe përbën pistën më të gjatë të Formulës 1 në botë. Ajo kalon përmes lagjeve residenciale të kryeqytetit në mënyrë që të gjithë qytetarët ta kenë mundësinë e përcjelljes së garave nga dritaret e ballkonat e tyre", thuhet në komunikatën e Partisë së Fortë .
‘Shpejtësia gjithmonë ka qenë tipar i këtij populli. Ne nuk trembemi nga shpejtësia. Populli i Kosovës e veçanërisht votuesi i Prishtinës duhet ta ketë mundësinë e pjesëmarrjes, qoftë në garë, qoftë në audiencë një organizim ndërkombëtar kaq prestigjioz siç është Formula 1.’ ka deklaruar lexhendar Visar Arifaj.
Pas një pune të gjatë planifikuese, ekspertët partiak tani po bëjnë gati dokumentacionin e nevojshëm për njohjen formale të këtij projekti edhe nga Fédération Internationale de l'Automobile (FIA) që është insitutcioni më i lartë qeverisës i garave motorsportive në botë.
Faza e parë e ndërtimit të pistës do të zgjasë 18 muaj kurse aneksimi dhe plotësimi i ulëseve për shikues edhe 12 muaj shtesë, ndërsa Partia e Fortë premtom që nuk do t’i kursejë miliardat për këtë projekt kaq madhor.
‘Ky projekt përveç që na sjell vota neve si parti, është shumë fitimprurëse për vetë qytetin e Prishtinës. Prishtina Grand Prix do të jetë një nga ngjarjet kryesore të mbarë shtetit.’ ka deklaruar Arifaj.
Pista Prishtina Grand Prix kushton 900 milion euro dhe konsiderohet si një nga investimet më të mëdha kapitale të planifikuara nga Partia për Komunën gjatë vitit 2014. Ende nuk spekulohet mbi kompaninë fituese të këtij tenderi, por detalet mbi tenderimin do të bëhen të ditura pas datës 4 nëntor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi