Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Podrimja përkujtohet në Tiranë

Shko poshtë

Ali Podrimja përkujtohet në Tiranë Empty Ali Podrimja përkujtohet në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 11, 2013 10:37 pm

Ali Podrimja përkujtohet në Tiranë
 
Ali Podrimja përkujtohet në Tiranë F1_11apod1381495695

Tiranë, 11 tetor - Në Tiranë është përkujtuar poeti i ndjerë, Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta 15 muaj më parë në Lodyv të Francës.
Autori i veprës së njohur "Lum Lumi", është cilësuar si një prej penave të arta të letërsisë shqipe.
“Jemi bashkë për të kujtuar poetin, të gjallë mes nesh me fjalën e tij, Ali Podrimën dhe poezinë e tij, i cili ndërroi udhë në një ditë të fjalës poetike të Mesdheut, duke qenë i bindur dhe duke iu bindur thirrjes së atij festivali, ku mbeti e nuk u kthye. Njerëzit lidhen me fjalë, me tinguj dhe poezi”, tha Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës.
Me këtë rast u promovua kompleti i veprës së plotë të Podrimjes, që përfshinë krijimtarinë e tij mbi 50-vjeçare. Akademik Ali Aliu ka deklaruar se shfaqja e fuqishme e talentit poetik të Ali Podrimjes, gjysmë shekulli më parë, e nxiti dhe i dha shtysë modernizmit në poezinë shqipe drejt lashtësisë dhe rrënjëve, drejt nyjeve tona të qëndresës ndër shekuj.
“Çdo takim me poezinë e Ali Podrimës, të ngjall ndjesi se je në shoqërim me atë që është përjetësi e shenjtë e qenies, e truallit, e etnisë.”, tha Aliu.
Kjo akademi përkujtimore u organizua nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Akademia e Skencave dhe e Arteve e Kosovës.

Në korrik të vitit të kaluar, Ali Podrimja vdiq në rrethana të panjohura. Trupi i pajetë i tij u gjend në Francë, ku autori ishte i ftuar në një festival të poezisë mesdhetare. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi