Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Migjeniada-Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një përvjetor

Shko poshtë

Namik Selmani:Migjeniada-Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një përvjetor  Empty Namik Selmani:Migjeniada-Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një përvjetor

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 12, 2013 8:43 pm

Namik Selmani:Migjeniada-Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një përvjetor  Migjeni
 
Migjeniada
 
Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një përvjetor 
 Namik Selmani:Migjeniada-Homazh poetik për Poetin tonë të madh në një përvjetor  1390602_10151713173059077_1178862123_n
Nga Namik Selmani Mësues , shkrimtar

Në 13 tetor të çdo viti , në një palcë vjeshtore që nuk njësohet vetëm me gjethet e rëna, me aromën e zahireve, me mullinjtë që presin grurin e shirë në lëmenj për të bërë dasmat e zakonshme, po edhe aq të zhurmshme dhe me flladin vjeshtor apo me trokitjet e para dimërake, ne kujtojmë Migjenin. E kemi të vështirë që të nisemi nga të gjithë trojet e të vendosim buqteta apo edhe një kurorë me lule mbi varrin e tij. Edhe të afërmit e tij duket se nuk i gjejmë dot lehtë që t’’i ngjisim në tribuna e të na kujtojnë atë Mjeshtër të Fjalës. Gjithsesi duhet kujtuar POETI. Duhet!!! Duhet nderuar për atë që tha e për atë që mbeti pa e thënë me një mijë pengje poetikë dhe njerëzorë që mund t’i kishte vetëm ai dhe vetëm ai. Migjeni ynë drithërues që na tregoi se sa shumë duhet të duam veten e të tjerët. Se si duhet të ndërtojmë një BOTË më të bukur.
Po të ishte gjallë Migjeni, Milloshi i bukur, jetëdhimbshmi, i patrashëguari me fëmijë, i dashuruari tragjik me mjerimin, grushtforti, zëpararendësi, mësuesi gjokskollitur, mustaqebukuri ëndërrvrari dhe ëndërrthurësi më i guximshëm, varrhapuri në një vend të huaj te një varrezë me emrin “Torre felice” (kala e lumtur!!!!!) do të ishte ……..102 vjeç. 

Kishte një ditëlindje vjeshtarake më 13 tetor. Nuk e di se a mund të kenë rënë Këmbanat e Gëzimit në ritualin fëminor të famja e Gjergjit se lindi një poet i ardhshëm i Shkodrës e i kombit. Ah, nëse nuk do të kenë rënë ato ditë, vetëm pak vite më vonë do të kenë rënë për të përcjellë në varr edhe nënën, edhe babain e tij duke i dhënë më tej një jetë shumë fatkeqe. Po tani në vite Këmbanat e Respektit për të bien e bien e bien pa pushim. Për dhimbjen asnjëherë nuk ka kurorë po edhe ajo e Migjenit nuk ishte e vogël. Jetim nga nëna 5 vjeç . Dy vjet më vonë pa baba, Me valixhen e vjetër me një status të dhimshëm të jetimit ai do shkonte nga nga një skaj në tjetrin në trojet shqiptare,. Veç jo në Shkodër ku pat lindur. Në Tivar së pari. ku do të mësonte serbishten para gjuhës së mëmës së tij. Atje ku ai do të jetonte qoftë edhe për pak kohë me frymën serbe të një shkolle që ndodhej zyrtaysht në ish Jugosllavi. Pastaj me valixhen ku kishte pak rroba tashmë shkonte në Manastir. Nuk e dimë se kush ia përgatiste Motrat ndoshta. Me (mos)dëshirën për t’u bërë prift ortodoks. O zot! Ku do ta gjenim atë zë brilant poetik nëse ai do të bëhej pre e këmbanave e psalmeve, e meshave të pafundme duke tundur temjanicën në ndonjë qytet shqiptar!! Do të kishim një prift të mirë, po mbase do shuhej zëri i poetit Migjen. Mbase edhe ai po bëhej profet i vetes përderisa zgjodhi detyrën e mësuesit. 17 vjeç djalë kur shkonte në Manastir. Mosha kur mund të da pagëzonte dashurinë e parë kishte ardhur. Shkolla ishte pa vajza e vështrimet e poetit mbase mund të ishin më të menduara në ato rrugë të Manastirit që e bënë edhe më shqiptar se ç’ishte para se të shkonte atje. Ish koha kur Manastiri ishte më shqiptar se tani. Shumë më shqiptar, edhe pse dinastia juposllave shtypte çdo kombësi sidomos shqiptarët. Mbase ata nuk mund ta anashkalonin faktin se në Manastir shqiptarët kishin bërë alfabetin e tyre Me abetaren serbe në mendje atje nisi të lexonte rusisht . Edhe frëngjisht. Ambicje të mëdha lexim. Lexim lexime të klasikëve. Dhe jo lexime kalorsiake po më të zgjedhurat e kohës . Shumë edhe në origjinal Dhe ishte vetëm 18-20 vjeç. Me pasione të zgjuara për muzikën, fimin sportin. E sërish “propozimi“ për një shkollim për prift ortodoks tashmë në Oksford të Anglisë
Nuk e dimë se a i njihte bashkëkombasit e tij të mençur në atë që u quajt Kongresi i Manastirit. Duke hedhur në rrugët e tij hapa me një ecje murgërore që ta jepte emri i qytetit Manastir apo edhe shkolla jo fort e pëlqyer jo fort liberale për atë shpirt të madh e të lirë migjenian besoj se ka medituar shumë, shumë. E më tej do të ishim të emocionuar shumë, madje klithmues kur jetonim me dhimbjen e poetit apo dëgjonim zilet shkollore të Vrakës që nuk vazhduan gjatë. Do të donim ta kishim në një Muze Arsimi biçikletën e tij. Si shkodran i vërtetë në kulturë, në hajgaret ( shakatë) me në biçikletën që do t’i jepte sëmundjen e tij gërryese, torturuese e pastaj edhe vdekëse.
Ngjkitet në Pukë. Në Pukën me borë e legjenda. Në Pukën e varfër që do ta bënte të pasur popezinë dhe prozën e tij të shkurtër. Dhe pak më vonë mbeti edhe jetim nga shteti. Nuk i dhanë një burs për letërsi. Më vonë kur mushkëritë nisën të nxirrnin gjak, nuk i dhanë edhe vizë për të shkuar për mjekim.
Po ai s’e provoi luftën, s’e provoi burgun, komunizmin, s’e provoi demokracinë.. E ishte me ne në kujtimet e pafjetura (vetëm poetë si Migjeni e kanë këtë privilegj) dhe mbetet me ne në mungesën e tij. Dhe na la vetëm një një një libër me poezi. Me ttullin më të bukur “Vargjet e Lira” Një libër që ia botuan të tjerët më vonë. Censura bëri punë e vet. Nuk kishte miq që librin që ai nuk arriti ta dërgonte në libraritë e kohës.
Se edhe vargun e lirë e ndaluan që të botonte. Të shkruante ato vargje që shpesh i njomte me gjakun e tij djalëror. Shumë organe të klerit të kohës edhe mund t’ia botonin krijimet e tij, qoftë në prozë, qoftë në poezi, po ai s’pranonte. Krijimet i dërgonte rregullisht në Korçë me një pseudonim që befasonte të gjithë djalërinë shqiptare të kohës. Migjen!? Migjen??!! Po kush na qenka ky Migjen rebeli i vargut, i mendimit, i sfidës. Një gazetë e tillë si “Bota e re” mund ta bënte fort mirë publicitetin, po nuk mund t’i jepte qetësinë e punës e të krijimit. Aq më tepër para për të përballuar sëmundjen. Nuk vrapoi që t’i luste librarët për t’ia shitur. Një libër që i dha kurorën e kujtesës dhe të lavdisë në tërë këto 75 vjet të mungesës së tij. Në 27 vite të jetës. Me moshë që sot shumë djem nuk i sheh shpesh as të martuar madje as të punësuar nganjëherë,. Ai ishte sfidant i vetes sfidant i pasionit të tij . Nuk kishte kritikë që ta “përkëdhelnin“ në promovimet e shumta me koktejle e buzëqeshje shpesh maska. Me emisione televizive. Me çmime. Se po të kishte , ai do kishte thirrur Lulët, Zenelët, statujat fëminore të ngrira në kasolle e, për besë s’do kishte vend as për ne, as për gazetarë që të nesërmen do bënin kronikën e rastit.
Migjeni ishte dhe mbeti frymë. Fryma e revoltës fryma e realitetit që kur e sheh ashtu dramatikshëm nuk e beson, po jo vetëm që e pranon po edhe skuqesh para tij duke marrë pjesën e fajita sado i vogël qoftë ai. Nuk vrapoi tribunave për të premtuar mirëqenie, shtëpi bamirëse për pleqtë, shkolla më të mkira për të varfërit që, për dreq, ende nuk po mbarohen,. punë për punëtorët e papunë, libra për analfabetët modernë, edhe pse bëri më shumë se ç’mund të bënin sa e sa politikanë. Po ai ishte Migjen.. 
Dhe ia vuri emrin VARGJET E LIRA. Një liri që ende nuk e kemi të tërën. Po ai ishte Migjen Një Migjen që nuk vjen më në këtë vend. M’i gjeni ëndrrat e vrara do të thonim ne sot klithshëm duke parë grushtin e gjakosur të POETIT . E shumë herë me e pa libra ne jemi Migjenë . Se edhe për shumë kohë të tillë do të jemi. Me dhe pa lavdinë e tij . Dita e lindjes së tij është Porta ku duhet të futemi për ta kujtuar për ta rinderuar. Se ai ishte dhe mbeti frymë. Ne kishim aso kohë frymën naimjane, lasgushiane. Kishim dhe kemi frymën çajupiane kur duam të flasim për kurbetin që na rri në këmbë e në fjalë. Kishim dhe kemi frymën e urtisë koniciane. E nuk jemi të parët që kemi frymë të tilla. Në veprat botërore ende s’është shuar fryma e Robin Hudit. Në Italinë e afërt fryma danteske mbushi poezitë e afresket e kishave Tej në Moskën e Petërburgun e carëve fryma tolstoiane e pushkinane mbushi romane e skena Mbushi partitura e telajo piktorësh. Mbushi vetrinat e muzeve.
E ne me Migjenin edhe sot jemi shumë më të pasur se me atë që na rrethojnë, me politikanët e të gjithë kohërave. Se ai ishte arkitekti i BOTËS SË RE që e duam dhe që ende nuk e kemi. Të paktën në ndërgjegjjen tonë në emrin e ndryshimit që e ëndërrojmë ndoshta po kaq fort sa Migjeni, por që ende nuk e lakojmë fort dhe bukur si ai Përballë lypsave që të dalin në çdo qoshe rruge, përballë intelektualizmit të shitur e kameleonesk që zë shpesh tavolinat e zyrave kësaj radhe edhe me një ekran kompjuteri apo televizori përpara, përballë moralit të venitur të shumë njerëzve që shpesh të krijojnë përshtypjen se është kthyer edhe në një sëmundje kombëtare, përballë një arti që ende nuk godet në plagët e mëdha sociale, pa le që t’i zgjidhë ato, e që të jetë edhe pararendës i zhvillimeve të së nesërmes së atij fisnikërimi që donte për shoqërinë Migjeni. Ai zgjohet sërish në ditëlindjen e tij të përjetshme. Ashtu si zgjohet edhe kur prekim trishtimin e mjaft shtresave shoqërore të kombit tonë kudo ku jeton .
Dhe kurora më e bukur pse jo dhe më e dhimbshme, do të ishte ai monolog migjenian e shqiptar “DERI KUR KËSHTU MA????

MIGJENIANE


NAMIK SELMANI

Të hapura 
Mbetën kanatat e këngëve liridonash migjeniane.
Antivirusi i Harresës 
Na e ka rrekur lumnueshëm memorien e Kryepoetit lavërtar. 
Një dorë pendëartë
Zgjatet drejt kështjellave nëpër gurët e bedenës flakadane. 
E padurimthi 
Fort po kapka fletët e lavdisë, bash si përqafen valët mbi valë.

Shkërmoqshëm 
Mbeti grushti qëndrestar e i gjakuar i poetit kah Mali.
Kishtet e xhamitë 
Rizgjueshëm puthkan fjalësertat, fjalë të pathëna poeti.
Dangdanget këmbanore
Si flutura ëndrrash flatrojnë qiejve gazmuar nga flladi
Një copë bukë
Në duar lypësish të rinj koha dhimbshëm na e thau, na e treti.

Ani, poet gjokspikëllima 
Ku ylberet hyjnorë të shpirtit munden pagjakshëm nga tufanet.
Ani, Kalorës i Dhimbjes 
Që vrullon e vrullon pa u ndalë në udhët mërgimtare.
Po si s’u theqaf 
Kjo kreni e shtirur poltronash, prostitutash , kjo kohë vrastare?
Po si s’u tha
Ky pikëlot syve të Luleve e Zenelëve shpesh me duar pa shkronjat amtare?

Dielli u venit
E kaltërisë ia hoqën qilimat e odës së lashtë të maleve.
Tupanet e fjalës tënde 
Si s’i dëgjojnë shkëmbinjtë që hepohen ndër humnera njëherësh?
O ditëvdekje migjeniane 
Që nxitoni fitimtare mes një karvani këngësh majekrahu , telash bjeshkatare.
Mes testamenteve gjyshërore 
Mos mbetshi si fletëvolante të një fushate në tribunat pa njerëz!

O fjalë poeti
Me mërmërima pëllumbash me mëmësi lehonore në qelizat gjakblerta.
Ku Ora e Kohës 
Nuk njeh çirakë të ndërrimit të një kthimi tragjik.
Një turme 
Mund t’i thahen në duart e lodhura lulet për idhujt pa krena 
Po kurrë, kurrë s’i thahen fjalët e lume të POETIT që riçelin filizë…

Tupanet e Fjalës së Rrejshme 
U bafshin lëmashk për guva e për hapa të hedhur.
Kollë e Kohëkrisjes 
Ta kallë kollën e poetit në turravrapin parajsor!
Në ditëvdekjet migjeniane 
Sup më sup, gojë më gojë e duar mbështetur 
Dhe tingullin e fundit të këngës 
Në katarakt ta kthejmë për gjakun e frymën që vlon.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi