Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova feston Bajramin

Shko poshtë

Kosova feston Bajramin Empty Kosova feston Bajramin

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 15, 2013 5:28 pm

Kosova feston Bajramin
 Kosova feston Bajramin Kosova%20feston%20Bajramin4
 
Kosova feston Bajramin Largea_kosova-feston-bajramin1381825170Kosova feston Bajramin Kosova%20feston%20Bajramin3
 
Në xhamin e madhe në Prishtinë është bërë falja kryesor e namazit të festës së Kurban Bajramit. Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit. Me këtë rast, Myftiu i Kosovës Naim Ternava, në hydben e mbajtur ka porositur të gjithë besimtarët për paqe dhe solidaritet mes njerëzve, sidomos në ditët e festave. Ai tha se festë është e solidaritetit edhe me të varfrit, që sipas tij, në Kosovë nuk janë të pakët.
Ai ka bërë thirrje që të ndihmohen të gjithë ata që kanë nevojë në këtë festë që t’i gëzojnë nënat dhe t'ua mbushin sofrat edhe atyre që nuk kanë. Tërnava ka bërë thirrje që të shtrihet dora e pajtimit që të mos këtë armiqësi.
Unë ju ftoj nga ky vend i shenjt, nga kjo xhami, që të shtrini dorën e ndihmës ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë. Mos kurseni të gëzoni shpirtrat e shumë skamnorëve e jetimëve, t’ua riktheni qoftë edhe për një kohë të shkurtër buzëqeshjen e humbur pa fajin e tyre. Të gëzoni shumë nëna e baballarë me rastin e kësaj feste duke ua begatuar sofrat e tyre se nëse ne jemi në ndihmën e vëllaut tonë, Allahu do të jetë në ndihmën tonë”, ka thënë myftiu Tërnava.
Myftiu i Kosovës, me tutje ka shtuar se vet ky Bajram mban edhe emrin Kurban Bajrami apo edhe festa e sakrificës, flijimit, festë që qëndron fuqishëm mbi parimet e unitetit, bujarisë, harmonisë, flijimit dhe sakrificës duke ngritur vlerat e islamit në nivelin më të lartë. Tërnava tha se kjo festë është festë e solidarizimit edhe me varfërit, jetimët e skamnorët, të cilët fatkeqësisht në Kosovën e pas luftës nuk janë të pakët.

E sot, në ditën e kësaj feste, ai që ka mundësi të prej kurbanin, le ta ndajë me të varfërit, një pjesë t’ua dhurojë të afërmve, kurse një pjesë ta përdorë për vetën dhe familjen e tij. Ndaj, edhe në këtë ditë, ne duhet të shijojmë vlerat që ka kjo festë, si ndjenja për të bërë mirë e për t'u solidarizuar me njerëzit e vullnetit të mirë. Shprehja e pastërtisë shpirtërore si rast për t'u pastruar nga çdo e metë dhe gabim. Për t'u kthyer edhe më fuqishëm në forcimin e besimit te Krijuesi fuqiplotë, sepse, vetëm kështu meritojmë pjesëtar të denjë të një bajrami me kaq vlera siç është Kurban Bajrami”, ka shtuar Tërnava.
Më tej, Tërnava ka thënë se me prerjen e kurbaneve dhe shpërndarjen e mishit nevojtarëve, bëhet edukimi i shpirtit të njeriut dhe afirmimi i tij, e njëkohësisht edhe ngadhnjimi mbi egoizmin dhe daljes në skenën e madhe dhe humane të solidaritetit, ndihmës dhe bashkëpunimit ndërnjerëzor.

Festa e Kurban Bajramit festohet në të gjitha vendet myslimane, dhe bëhet kryerja e Haxhit, i cili është njëri ndër pesë shtyllat e islamit.

Kosova feston Bajramin Kosova%20feston%20Bajramin2Kosova feston Bajramin Kosova%20feston%20Bajramin1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi