Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arifaj tani për Prishtinën, nesër për president të Kosovës

Shko poshtë

Arifaj tani për Prishtinën, nesër për president të Kosovës Empty Arifaj tani për Prishtinën, nesër për president të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 15, 2013 5:48 pm

Arifaj tani për Prishtinën, nesër për president të Kosovës

Arifaj tani për Prishtinën, nesër për president të Kosovës Largea_fd9b4f2c-9e46-4b10-abc1-c195892ef77c_w640_r1_s_cx0_cy2_cw01381823092
Mbanë veshur sako, këmishë e kollare. Kurse poshtë vesh pantallona të shkurta dhe çorapë të gjata. Gjithnjë me qëndrim serioz me shikimin lartë dhe mustaqet e zeza.
Ai është Visar Arifaj, kryetari lexhendar i Partisë së Fortë që si simbol ka shqiponjën dy krerëshe, por me muskuj më të fuqishëm sesa shqiponja e Marigosë e qëndisur në flamurin e Ismail Qemalit.
Partia e Fortë nuk ka asnjë anëtar, ngase të gjithë, përveç kryetarit, janë nënkryetarë.
Kur ishin paraqitur për herë të parë para medieve dhe opinionit, njerëzit ishin habitur, kur i kishin parë disa të rinj që po flisnin shumë seriozisht, por që në përmbajtje të fjalive të tyre kishte vetëm parodi me sjelljet e pushtetarëve aktual.
Duke qenë një zë ndryshe, kryetari lexhendar dhe Partia e Fortë, tashmë janë bërë hit i fushatës për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Thëniet e tyre, janë më të komentuarat edhe nëpër rrjetet sociale.
Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Arifaj thotë se armët e tij më të forta në fushatë, janë premtimet.
“Unë premtimin kryesor e kam që gjithmonë do të bëj premtime. Premtime sa më të bukura dhe sa më të këndshme në mënyrë që qytetarët të ndihen të lehtësuar që dikush po mendon për zgjidhjet në këtë vend. Nuk do të thotë kjo që edhe do të realizohen këto premtime, por mjafton që për rehatinë e qytetarëve ne vetëm të japim premtime dhe sa realizohen ato, kjo është vetëm një çështje shumë minore”, shprehet Arifaj.
Partia e Fortë ka marrëdhënie të mira me të gjitha partitë tjera dhe nuk i sheh ato si rivale.
Të fortit, në formën e thumbimeve i dërguan një çek prej 10 euro Vetëvendosjes për fushatën, i plotësuan një pyetësor kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Agim Çekut dhe çka ishte më interesante, përuruan edhe sheshin “Zahir Pajaziti” në qendër të Prishtinës para se këtë ta bënte kryetari aktual Isa Mustafa.
“Partia e Fortë është si një parti ombrellë për të gjitha, kështu që ajo që na dallon ne në marrëdhëniet me partitë dhe marrëdhëniet e tyre mes vete ne të gjitha partitë i shohim si tonat”, thotë ai.
Por, cilat janë projektet më të mëdha që kryetari lexhendar i premton Prishtinës?
Nuk janë as uji i pijshëm dhe as ndërtesat e larta. Janë një autostradë, një pistë për Formula 1 e pse jo edhe bashkimi i Prishtinës me Fushë Kosovën, për hatër të disa nënkryetarëve të partisë që janë “nda padrejtësisht” në dy komuna.
E për koston e këtyre projekteve ai nuk mërzitet shumë.
“Projekti më madhor është autostrada që lidh lagjen Arbëria me Bregun e Diellit e cila do të kalojë përmes Bibliotekës Kombëtare ku do të jetë edhe një tunel fantastik. Pastaj, është edhe projekti i Formula 1 që do të kushtojë pak më pak sesa 1 miliard euro, mirëpo ne asnjëherë nuk do të hezitojmë ta shpenzojmë paranë e qytetarit. E projekt tjetër madhor është bashkimi i Prishtinës me Fushë Kosovën pasi që na duket që është shumë e padrejtë sepse kemi shumë nënkryetar që e kanë gjysmën e familjes të ndarë, gjysma jeton në Prishtinë e gjysma në Fushë Kosovë”, ka thënë Arifaj
E nëse gjithçka i ecën mirë dhe fiton postin e kryetarit të Prishtinës, Arifaj punën e parë do ta bënte është renovimi i zyrës sipas shijes së tij dhe caktimin e automjeteve për transport nëpër qytet.
“Si çdo kryetar tjetër i përgjegjshëm, punët e para që do t’i bëj është renovimi i zyrës së kryetarit. Kuptohet çdo gjë që është ekzistente duhet të hedhet jashtë dhe do të fillohet nga e para, duke e zgjedhur karrigen, orenditë, llojet e kompjuterëve, mënyrën e transportit ... kështu që ky do të jetë aktiviteti i parë sapo ta marr postin e kryetarit të komunës”, thotë Arifaj.
Marrja e postit të kryetarit të Prishtinës, është vetëm qëllimi fillestar, pasi që ambiciet e kryetarit lexhendar të fortëve është posti i kryeministrit e pse jo edhe i presidentit të Kosovës.
“Në këtë garë jam futur si kandidat për kryetar të komunës, por kuptohet që synimet e mia janë edhe të bëhem kryeministër, por edhe president, por ato janë qëllime më afatgjate”, sqaron ambiciet e të ardhmes Arifaj.
Gara zgjedhore për Prishtinën, sikurse edhe komunat tjera zhvillohet më 3 nëntor.
Partia e Fortë dhe Visar Arifaj po e testojnë vetveten duke prezantuar një frymë të re që ka si bazë një fjalor politik me plot ironi thumbuese e parodizime.
Andaj, mbetet të shihet se si do të pranohet kjo formë e fushatës nga votuesi i Prishtinës ditën e zgjedhjeve dhe nëse të fortit me të vërtetë edhe do të forcohen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi