Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:MOJ LYPSARE

Shko poshtë

AGIM GASHI:MOJ LYPSARE Empty AGIM GASHI:MOJ LYPSARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 15, 2013 6:50 pm


AGIM GASHI:MOJ LYPSARE


Moj lypsare nen urë treni
Vi me t´pa e me ndej me Ty, 

Ma kujton atdheun tim
Kur skisha bukën me çka me ly.

Ma kujton se atje te unë
Çdo dhjetë metra plot lypsar, 
Me rroba t´shkyeme e zemra t´thyeme
Duar e trup kurr pa u larë

Ma kujton varfrinë e tjerëve
Sepse timen e kam harru, 
Kur i shof zemrat e vujtuna
Kurr për vete sdi me mendu.

Sot kur ishte Dita e Bajramit
E në sofër nuk shtrova gja, 
I kam ruejt 5 euro t´miqëve
Me Ty dashta me i nda.

Erdha te ti të përqafova
Rrjedhi loti e u ngrit malli, 
Më është dukur se nëna ime
Këto para ty sot ti fali.

Ti u gëzove e më urove
Si çdoherë me përqafim, 
Nuk të njof as nuk më njef
Gjithmonë më thua” biri im”!

II
Zoti i Madh kur krijoi boten
Skishte t´mjer e as varfëri, 
Sot njerzimi shkatrroi veten 
Pjesën ma t´madhe e la n´varfëri.

Unë spo flas pë fe të tjera
Por për timen që e kemi, 
Na u bënë shumë sekte t´ndryshme
Në mjerim si popull jemi.

Hoxhollarët që flasin shumë
Nuk din sa kan pasuri, 
Po nuk pat para vrafnjaku i shkretë
Të jet kufoma në dhe pa e shti.

Dhe Mevludet i këndojnë me pare
Harrojnë dheun ku kan le, 
Kur në pyetje te ta është leku
Arabisht flasin, harrojnë atdhe.

Shifni sofrat e hoxhollarve
Lloj-lloj mishi e me temjan,
Prej majeve t´gishtave e në maje t´kokës
Janë të mbushur me haram.

Pas këtyre hoxhëve me mjekrra
Shkon populli dhe e lut Zotin, 
Hyn n´gjynah dhe populli i shkretë
Po mundohen me e ndrrue motin.

Hoxhë të shitur e spiuj
Ndryshojnë veshjen dhe traditën, 
Me lloj-lloj rrena idiotike
Popullit t´shkrtë po ja shtinë frikën.

Fatmirësisht se ka dhe të mirë 
Hoxhollar besa për mejdani, 
Edukojnë popullin kombtarisht
Si ishte dikur Mulla Idriz Gjilani.

Njerzit e mirë edhe vrafnjakët
Vetë Zoti i uron,
Bujari e mirësi shpirtrore
Në këtë jetë Ju dhuron.

I nderon Zoti edhe qielli
I nderon uji edhe dheu, 
I nderon populli e liria
I bekon n´zemër atdheu.

Të lumtë ne për Zotin tonë
Që shqiptar neve na bani, 
E n´gjuhë shqipe Urojmë me zemër
Urime e gzime ju qoftë Bajrami.

III
E përqafova unë Lypsaren 
Luta Zotin atë NALTMADHNI, 
Me ia zhduk krimin kësaj bote
E me e hjekë t´shkretën varfni.

Tash vjen dimri edhe ngrica
Nën urë treni në Düren, 
Duke u dridhë Lypsarja ime
Me lyp lmoshë aty zen vend.

Do të shkoj unë përsëri
Se nga dhumbje më tundet dheu, 
Sa më dhimben njerzt e varfër
Sa më dhimbset i shtrejtë atdheu.

15.10.13
Düren A.G.

 

AGIM GASHI:MOJ LYPSARE 1380078_10151718449194077_703761407_n
AGIM GASHI:MOJ LYPSARE 1375770_10151718449189077_629264355_n
AGIM GASHI:MOJ LYPSARE 1378712_10151718448979077_963520603_n
AGIM GASHI:MOJ LYPSARE 734155_10151718448974077_894066052_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi