Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Londër, polici rrugor gjobit me 80 paund makinën e Hillari Klinton(Video)

Shko poshtë

Londër, polici rrugor gjobit me 80 paund makinën e Hillari Klinton(Video) Empty Londër, polici rrugor gjobit me 80 paund makinën e Hillari Klinton(Video)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 16, 2013 3:57 pm

Londër, polici rrugor gjobit me 80 paund makinën e Hillari Klinton
 
 Video
 
Londër, polici rrugor gjobit me 80 paund makinën e Hillari Klinton(Video) Largea_article-2460919-18c0973200000578-526_636x3821381878948
Policat rrugor në Londër duket se nuk falin asnjë kundërvajtje, madje edhe kur bëhet fjalë për ish-Sekretaren e Shtetit Amerikan Hillari Klinton. Daily Mail ka publikuar disa foto ku duket qartë se një polic rrugor ka gjobitur makinën e ish-kreut të diplomacisë amerikane, e cila ndodhet për një vizitë disa ditore në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Gjoba 80 paund është ngjitur mbi xhamin e makinës Mercedes, e cila ndodhej në qendër të Londrës pasi Klinton merrte pjesë në një aktivitet në Chatham House, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj ish presidenti Bill Klinton dhe e bija, Çelsi. Klinton po tërhiqte një çmim të akorduar për kontributin e saj në diplomacinë ndërkombëtare, kur shoqëruesit e saj përpiqeshin të bindin policinë për të mos vendosur gjobën.
Sipas ligjeve britanike, nëse gjoba paguhet brenda 14 ditëve, atëherë ajo do të ulet në 40 paund.
Fotografitë janë realizuar nga fotografi Greg Brennan ndërsa pesë punonjësit e shërbimit sekret që shoqëronin Klinton kanë tentuar ta ndalojnë policin por ka qenë e pamundur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi