Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovë, 34 % e popullsisë të varfër

Shko poshtë

Kosovë, 34 % e popullsisë të varfër Empty Kosovë, 34 % e popullsisë të varfër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 16, 2013 8:03 pm

Kosovë, 34 % e popullsisë të varfër
Kosovë, 34 % e popullsisë të varfër Varferia-300x209

Varfëria në Kosovë ka shënuar rënie për 11 për qind në vitin 2009, krahasuar me të dhënat e vitit 2007, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB) dhe Entit të Statistikave të Kosovës (ESK). Sipas këtyre të dhënave, aktualisht 34 për qind e popullsisë konsiderohen të jenë të varfër, ndërsa në vitin 2007 kjo shifër ishte 45 për qind.

Banka Botërore, në raportin e fundit të titulluar “Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës, në vitin 2009”, tregon se gjatë 2009-ës, rreth 34 për qind e popullsisë në Kosovë ka jetuar në varfëri absolute, me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë.
Përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtarë thonë se Kosova mbetet ende vendi më i varfër në Evropën Juglindore. Ata kërkojnë nga institucionet kosovare që të krijojnë mekanizma adekuatë për zbutjen e shkallës së varfërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi