Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – SONET KAFSHIM PËRVËLUES - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – SONET KAFSHIM PËRVËLUES - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – SONET KAFSHIM PËRVËLUES - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 16, 2013 10:51 pm

 
VIKTORIA XHAKO – SONET KAFSHIM PËRVËLUES - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
 
VIKTORIA XHAKO – SONET KAFSHIM PËRVËLUES - Poezi
 
Nga vëllimi i ri poetik “BUKË E HIDHUR”
 
 
Fytyrën mbaj ngjitur në xhamin e ngrirë të kohës,
Shfletoj retë e bardha të largëta të kujtimeve,
Ja një njollë, dy... monedha të ergjëndta dalë nga shpirti yt.
Sytë m’i njom lagështia, që nuk zhduket, e mjegullës.
 
Buzët e gastallit të rakisë puth gjer në kafshim,
Përvëlues rërëshkrirë më djeg gurmazin,
Xhungël brenda kafkës, ulërijnë egërsirat,
Me thonjtë e histerizmit gërryejnë dhe e zbrazin.
 
Nën rrezedritë përpëlitëse të shoh tek pret siluetën time,
Në atë cep bulevardi, në ajër kurriz mbështetur,
Si dikur, drejt teje të vijë me duart delikate zgjatur.
 
Unë vij bashkë me të, e kthyer në transparencë,
Futem në përqafimin tënd. Nuk e ndien qenien time,
Krahët e tu, i dashur, pafuqishëm, rrëzohen në trung.
 
E shtunë 5 tetor 2013 ora 20:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO – SONET KAFSHIM PËRVËLUES - Poezi 1380188_712903268737188_1885736356_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi