Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU

Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU Empty CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 16, 2013 11:42 pm

CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU 1151059_621774517866816_661419422_n

CIKËL POETIK NGA RINA KADRIU
 
MAGJIA E DASHURISË
 
Ndjej kënaqësi kur përjeton çaste të ëmbla dashurie
sikur të jeshë edhe tani pranë meje
në kraharorin tim
ndjehesh ngrohtë
mer frymë qetë
shkrihesh në përjetime
bëhesh njeriu më i lumtur në botë

Shpirti yt ndjehet këndshëm brenda meje
Brenda dejve të mi të shprushur
kjo është magjia e dashurisë
trupi yt valvitet mes dallgëve të ngrohta
shpirti yt noton ëmbëlsisht thellësive të dashurisë

Në mëngjesin e freskët pranveror
pret një pikë uji ta hedh dikush në rrënjë
ta shuan etjen e tij
t'i hap fletët këtij trëndafili të etur, gati të vyshkur

ujite me ujëlotim tim të lëshon aromë të këndshme
në qetësi e heshtje malli trazohet
dhe struket ëmbël në vendin ku gjen qetësi shpirti…

 
 
METAMORFOZE DHEMBJESH 

Në këmishën tënde 
Avullohen pika shiu 

Copëza e shpirtit 

Udhëton në hartën e zemrës 

Dhembjet vizatohen 
pa idilë



 
MOS KAFSHO MËKATIN 

Nuk jam unë mëkati 
Që kafshoj pemën fshehurazi 

As graviteti nuk ka peshë
Mbi frutin e kafshuar 

Mundem të kënaqem 
Në Eden sonte, por jo me ty

Të gjitha stinët 
Hije më bënë
As hënës mos i bëjë lajka 
Nesër mud të ketë inat


 
KUJTIME TË GRISURA 

Në dioptrinë e harrimit
Kujtimet i palosi heshtazi 

Në peisazhet e murosura 
Njolla trishtimi gërvishi 

Vetëm edhe sonte 
Grisi fletëbardhën fat 
Në këndet e shpirtit të ngushtuar 

Hyrjet janë të ndaluara 
Prapa perdes pa neon 
Vjeshtës s’ i besoj në horzontale

 
Çfarë kërkon nga unë
Kur aroma e tjetrës
Të duket ëmbëlsirë
 
 
MBI ÇERPIKUN TËND

Ëmbël të shijova mbrëmë
Mos më qorto, leje s’të mora
Me magjepse,të përkëdhelja
Më fal do vij, sërish do vij

Vetëm në gjumë
S’e ditët xheloze
Të fshehin nga unë

Do vij, të shuaj mallin
E lehtë si pupël
Do ulem mbi qerpikun tënd
Në ëndrra ëndërroje,
buzëqeshja ndriçoi si hënë?
Lëndinës lodroje, s’më shihje pranë
Unë me shpirtin tënd vallëzonim?!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi