Ibrahim Rexhepi:Miliarderët e Kosovës
Faqja 1 e 1
Ibrahim Rexhepi:Miliarderët e Kosovës
Miliarderët e Kosovës
01.05.2009
nga Ibrahim Rexhepi
Listat e njerëzve më të pasur në Kosovë kryesisht përpilohen në muhabete kafenesh, apo nëpër kuluare. Për të hequr dyshimet. ATK-ja duhet të tregojë se kush paguan më shumë tatim nga fitimet individuale. Aty vërehet se kush e ka krijuar pasurinë me nderë.
A ka Kosova miliarderë? Si u krijuan ata në një vend,i cili dhjetë vjet më parë ishte i djegur dhe i shkrumuar nga lufta?
Për miliarderë, mund të jetë vështirë të thuhet kush janë ata dhe sa janë. Milionerë ka plot. Por, si u pasuruan ? Këtu fillon enigma. Apo këtu duhet respektuar një rregull se “milionerin kurrë mos e pyet se si e ka bërë njëmilionëshin e parë”.
Gjatë zhvillimeve të pasluftës kanë ndodhur përplot ndryshime. Njësoj sikurse edhe lista firmave private,prapa të cilave qëndrojnë njerëz të fuqishëm. Në fillim për nga kapitali, e pak më vonë ata siguruan edhe influencë politike. Mirëpo, një listë e tatimpaguesve më të mëdhenj, e bërë publike nga Administrata Tatimore e Kosovës, te lë gojëhapur. Aty pothuajse janë vetëm ndërmarrjet tregtare, posaçërisht ato që bëjnë qarkullim me karburante,por nuk gjendet asnjë prodhues. Ndonëse nuk duhet besuar apriori se pronarët e këtyre ndërmarrjeve mund të jenë edhe njerëzit më të pasur në Kosovës,por është një fakt se prodhimi nuk të sjell shumë para.
Pa marrë parasysh dilemat që krijon lista e ATK-së, megjithatë ajo tregon se këta njerëz kanë shumë para në qarkullim, se jetojnë nga ndryshimi në çmim dhe nuk mund të mohohet apriori se ata nuk kanë fitime. Pa marrë parasysh fjalët se ata janë vetëm emra formal, ndërsa Zoti e din se i kujt është biznesi dhe kapitali. Këtë dilemë nuk mund ta zbërthejë as Agjencioni për Regjistrimin e Binzeseve, meqenëse aty letrat janë të pastërta. Me emër e mbiemër dihet secili pronar, e a qëndron dikush në prapavijë – mbetet zonë e errësuar.
Në mesin e tatimpaguesve të mëdhenj ka kompani që nuk kanë pothuajse asnjë cent vlerë të pasurisë së patundshme. Apo kanë vetëm disa zyra. Kjo nuk është e jashtëzakonshme për tregtinë, apo për bizneset që veprimtari bazë kanë ndërmjetësimin. Kjo punë mund të bëhet vetëm me një celular. Por,duke pasur parasysh disa standarde botërore, vetëm vëllimi i qarkullimit i mallrave nuk identifikon pasurinë personale që mund ta ketë pronari i atij biznesi.
Tregues më real është vlera e pasurisë së patundshme dhe e kursimeve që ka.Kjo shifër është vështirë të gjendet. Madje as në ATK, e cila mban sekret emrat e atyre që paguajnë më shumë tatime nga fitimet personale. Ajo mund të merret si bazë për të hartuar listën e milionerëve, apo edhe të miliarderëve që ka Kosova.
Është një fakt tjetër shumë indikativ. Gati 60 për qind të shumës së para që rrijnë si depozita bankare i mbajnë dhjetë për qind e pronarëve të kontove. Pa llogaritur ndërmarrjet publike dhe agjencionet e tjera qeveritare. Se kjo është e vërtetë dëshmon edhe rasti i Bankës Kredituese të Prishtinës, e cila ende është në procesin e falimentimit. Kur arriti që të kthejë depozitat deri në pesë mijë euro, ajo mbuloj mbi 80 për qind të numrit të depozituesve. Numerikisht, tash ajo ka pakon të hapura (të pambuluara), por janë disa depozitues të mëdhenj, si PTK-ja, apo ndonjë kompani sigurimi, të cilët do ta presin fundin e procesit në të cilin është kjo bankë.
Kjo tregon se në Kosovë ka njerëz të pasur, por numri i tyre nuk është aq i madh. Ata kanë në dorë pjesën më të madhe të kapitalit financiar. Këtë e ka identifikuar procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Aty si blerës të fuqishëm janë paraqitur edhe disa individë deri dje anonim, por kanë shfrytëzuar momentin që të pasurohen. Se a kanë siguruar paratë nga kursimet e vëllezërve dhe kusherinjve që janë në emigracion, kanë marrë hua nga bizneset jashtë Kosovës, apo kanë hyrë në borxhe në banka, kjo është pak e rëndësishme. Ata kanë pasur guxim të hyjnë në këto obligime dhe me pak para të blejnë një pasuri, e cila llogaritur me vlerën e tregut, është shumë më e madhe se që e ka shitur Agjencioni Kosovar i Privatizimit.
Në mesin e të pasurve është edhe një kategori e veçantë e tregtarëve. Ata që “shesin” tenderat. Ndoshta është pak befasuese, por është fakt i pamohueshëm se disa biznese, apo individë kanë bërë para duke u lidhur me institucionet qeveritare. Ndonëse ka shumëçka të dyshimtë, mirëpo në këtë teren nuk guxon t’i fusë gishtat hetuesia. Kur dihet se vjet nga buxheti i Kosovës kanë dalë rreth një miliardë euro,pastaj çmimet për kontraktimin e punëve dhe të shërbimeve shpesh nuk përputhen me ato që janë aktuale në treg, dëshmon se këtu ka mundësi “të rrjedhin paratë”. Këtë e kanë dëshmuar edhe raportet e Auditorit të Përgjithshëm, apo ato të Agjencionit Anti-Korrupcion. Ndërkaq, qytetarët kaherë po e vërejnë se posti të sjell pasuri, madje shumë më shpejt se që mund të sigurohen përmes një biznesi prodhues, apo shërbyes. Se a janë para të fituara me djersë, apo të pista, këtë mund ta qartësojnë institucionet që merren me vjeljen e tatimeve. Të bëjë transparente sa tatim paguajnë secili individ. Pa marrë parasysh se a është fjala për individë nga politika, biznesi, shëndetësia, arsimi...
Se ajo mund të qartësoj shumëçka ne zhvillimet shoqërore po veçojmë rastin e Britanisë së Madhe. Për shkak të krizës, “klubi i miliarderëve” nga 75 veta ka rënë në 43. Të gjithë së bashku kanë humbur 155 miliardë funta. Kjo shifër është gjetur duke llogaritur tërë pasurinë e tyre, të luajtshme, apo të paluajtshme, si edhe shumën e tatimeve që paguajnë.
Mekanizma të këtillë duhet të krijohen edhe në Kosovë. Nga kjo nuk ka nevojë të shqetësohet askush, pasi që nuk është e pamoralshme të jesh i pasur, por është krim nëse kjo pasur bëhet në mënyrë të pistë dhe të pandershme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi