Rama, ballistëve: Shporruni ishit me gjermanët, ne fituam me Rusinë!
Faqja 1 e 1
Rama, ballistëve: Shporruni ishit me gjermanët, ne fituam me Rusinë!
Rama, ballistëve: Shporruni ishit me gjermanët, ne fituam me Rusinë!
Kreu i PS replikon me krerët e Ballit për periudhën e Luftës II Botërore. Kryesocialisti replikoi dje me përfaqësues të dy partive të Ballit Kombëtar, duke iu rikthyer kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Gjatë fjalës së tij në tryezën me partitë e vogla politike për reformën zgjedhore, u desh vetëm një ndërprerje e fjalës së tij nga kreu i Legalitetit, Ekrem Spahia dhe ndërhyrjes së Artur Roshit, kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, që Rama të fliste për figurën e ballistëve me konotacion negativ. Sipas Edi Ramës: “Çdo sistem është demokratik. Nga maxhoritari i pastër përmes proporcionaleve të ndryshëm, deri te proporcionali i pastër. Çdo sistem është demokratik”. Rama la te kuptohet se edhe Enver Hoxha ishte demokrat dhe fitoi se e kish aleat Rusinë.
Por kreu i Legalitetit i ka kujtuar Ramës se edhe Enver Hoxha propagandonte për sistem demokratik zgjedhjesh. “O Eqrem, ti e the edhe vetë se në burg të ka funksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos më ndërprit. Po të ishe kaq i fortë, ndërprisje Enver Hoxhën jo mua, se unë jam pjesë e një tjetër epoke. Kështu erdhi puna, se edhe Balli Kombëtar kërkoi ndihmë nga parti të majta. Se mirë në kohën e Luftës ishit me gjermanët se kishit frikë, po sot nga kush keni frikë?!”, iu kthye Rama kreut të Legalistëve. Në mbështetje të Spahiut doli dhe kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i cili i kërkoi Ramës që të mos merret me pseudo-batuta. “Me këto pseudo-batuta nuk funksionon. Flet me krenari se je pasardhësi i Enverit”, u shpreh Roshi. Në pamundësi për të mbajtur qetësinë në raste të tilla, Rama i kujtoi Roshit që të gjejë kurajë dhe t’i drejtohet maxhorancës ku bën pjesë, dhe jo PS-së.
“Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark, se pulat i keni tretur. A ka mundësi të vazhdoj unë?”, u shpreh Rama, duke e ndezur dhe më tej debatin përmes batutave me përfaqësuesit e Ballit dhe duke dalë nga tema e tryezës së partive për reformën zgjedhore. Kryesocialisti ndjeu dhe rezistencën e homologut të Roshit, Adriatik Alimadhit, kreut të Ballit Kombëtar, i cili i kujtoi Ramës se Partia e Punës ka krijuar viktimat e komunizmit. “Ju lutem zoti Rama, një kryetar i një partie si ju, që ka gjysmat e votave të Shqipërisë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë. Ju keni ngrënë koka njerëzish, keni tërhequr zvarrë njerëzit në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Këtu e gjete ti të flasësh për ballistët. Nuk të shkon kjo gjuhë. E ke shprehur edhe kur ishe kryetar bashkie me këtë gjuhë. Më kujdes kur flet për ballistët”, u shpreh Alimadhi. Replikat mes Edi Ramës dhe përfaqësuesve të Ballit Kombëtar vazhduan dje për disa minuta duke relaksuar të pranishmit, por duke rritur në të njëjtën kohë dhe tensionin mes bashkëbiseduesve. “E kam pikë të dobët Ballin Kombëtar”, iu përgjigj Rama, duke qeshur. “Pse zgërdhihesh kështu, çfarë është kjo për ballistët që hanë pula, të njëjtën gjë bëri Partia Komuniste për 50 vjet. Vazhdon dhe flet edhe pas 22 vjetësh për pula dhe ballistët”, u shpreh Alimadhi. Si për t’i dhënë fund këtij debati disa minutësh, Rama iu përgjigj se “s’keni çfarë t’i bëni kësaj pune, do t’ju shoqërojë ajo gjë. Unë s’kam asnjë inat”, duke vazhduar më tej me argumentet e tij për reformën zgjedhore.
Replikat pas tryezës në “Sheraton” Rama, Alimadhit: IK vazhdo të hash pula! Debatet mes Ramës dhe ballistëve vazhduan edhe pas takimit. Në hollin e hotel “Sheraton”, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, u përball me Ramën ku shkëmbyen dhe batuta. “Nuk bëre mirë që fole në atë mënyrë për Ballin Kombëtar dhe historinë e tij. Nuk të takon ty, kryetar i Partisë Socialiste, një njeri që pretendon se je shkëput nga partia e vjetër, që të shprehesh këtë urrejtje”, iu drejtua Alimadhi Ramës. Por, kryesocialisti pa asnjë pendesë i tha atij se askush nuk ia kufizon mendimet që ka për ngjarjet dhe njerëzit. “Të të vijë turp që vazhdon dhe shprehesh kështu, gjithë ky burrë flet si të ishe 80 vjeç, komunist i orëve të para”, iu përgjigj Alimadhi Ramës, jo pa nerv. Ik vazhdo të hash pula dhe mos më trego mua komunistët ti”, ishte përgjigja e Ramës, në ikje e sipër nga ky debat.
Debati i tryezës me partitë e vogla Ekrem Spahiu: Fatkeqësi që pas 22 viteve flasim ende se si do të respektohet dhe numërohet vota e elektoratit shqiptar. PLL ka funksionuar në burgjet e diktaturës, ka funksionuar në diasporë dhe as mos t’ju shkojë në mendje se nuk do të funksionojë sot, pavarësisht nga mekanizmat që gjenden nga partitë e mëdha. Është rasti që në 2013-n të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme me shanse të barabarta për të gjitha partitë. Është në vullnetin e PD dhe PS se si do të jenë zgjedhjet e 2013-s. Ajo që ne kërkojmë është vetëm numërimi i votës që shqiptarët na kanë dhënë. Është mirë që dy partitë të shprehen nëse do ta garantojnë votën e lirë të shqiptarëve, apo jo. Edi Rama: Për sa i përket vetë sistemit, çfarë nuk kemi dëgjuar, por një gjë është e sigurt: sistem zgjedhor antidemokratik nuk ka. Çdo sistem është demokratik. Nga maxhoritari i pastër përmes proporcionaleve të ndryshëm, deri te proporcionali i pastër. Çdo sistem është demokratik… Ekrem Spahiu: Edhe Enver Hoxha, demokratik e kishte sistemin sipas tij… Edi Rama: O Eqrem, ti e the dhe vetë se në burg të ka funksionuar partia. Ti mos u qaj dhe mos më ndërprit. Po të ishe kaq i fortë, ndërprisje Enver Hoxhën jo mua, se unë jam pjesë e një tjetër epoke. Kështu erdhi puna, se edhe Balli Kombëtar kërkon ndihmë nga parti të majta. Se mirë në kohën e Luftës ishit me gjermanët se kishit frikë, po sot nga kush keni frikë?! Artur Roshi: Zoti Rama, po deshe të kthej përgjigje se kam kurajë. Votën, edhe pse mund të jetë transparente, s’mund ta marrësh ti përmes ligjit. Këtë ne duam të ndajmë, se si i merr ti ato vota. Mos na trego përralla. Edukatë morale këtu mos na bëj. Paskal Milo: Zoti Roshi, ju lutem mos replikoni.
Edhe ju zoti Rama vazhdoni pa replika. Edi Rama: Unë nuk ndërpreva asnjeri. Artur Roshi: Me këto pseudo-batuta nuk funksionon. Flet me krenari se je pasardhësi i Enverit. Edi Rama: Zakonisht ju hanit pula, lepuri ju ka mbetur në bark, se pulat i keni tretur. A ka mundësi të vazhdoj unë? Adriatik Alimadhi: Ju lutem zoti Rama, një kryetar i një partie si ju, që ka gjysmat e votave të Shqipërisë, flisni me këtë gjuhë. Ju keni ngrënë koka njerëzish, keni tërhequr zvarrë njerëzit edhe në burgje. Ty nuk të shkon të shprehesh kështu, lëri pulat. Këtu e gjete ti të flasësh për ballistët. Nuk të shkon kjo gjuhë. E ke shprehur dhe kur ishe kryetar bashkie me këtë gjuhë. Më kujdes kur flet për ballistët. Edi Rama (qesh): E kam pikë të dobët Ballin Kombëtar. Adriatik Alimadhi: Pse zgërdhihesh kështu, çfarë është kjo për ballistët që hanë pula, të njëjtën gjë bëri Partia Komuniste për 50 vjet! Edi Rama: Nuk di kujt t’i ankohem këtej nga krahu juaj. Zoti Madhi, a mund të vazhdoj?
Mund t’i mbash në rresht këta? Apo keni kontradikta mes jush? Adriatik Alimadhi: Vazhdon dhe flet edhe pas 22 vjetësh për pula dhe ballistët. Edi Rama: S’keni çfarë t’i bëni kësaj pune, do t’ju shoqërojë ajo gjë. Unë s’kam asnjë inat. Adriatik Alimadhi: Mos u shpreh më kështu, se është hera e dytë që merreni me pulat dhe ballistët. Edi Rama: I paske shënuar? Po flas për çështjen që jemi mbledhur, askush s’mund të më censurojë përtej shakave që janë të pashmangshme kur ju kemi përballë. Të vazhdojmë me diskutimin. Rëndësi ka që sistemi në radhë të parë të funksionojë demokratikisht. Nëse kjo nuk ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara e dimë mirë, të paktën për sa na takon, se përse nuk ka arritur të funksionojë në zgjedhjet e shkuara dhe çka ka ndodhur, nuk përbën në asnjë rast dhe për asnjë arsye motiv për të vazhduar sharjet “en bloc” për dy partitë e mëdha. Nard Ndoka: Me kritika, jo të shara. Edi Rama: Më fal, unë nuk ju ndërpreva, megjithatë unë personalisht i konsideroj të shara dhe jo kritika. Kurt Kola: Zoti Milo, unë kam mbajtur shënim fjalët e kryetarit të PS, zotit Edi: “Ndryshim, përmirësim, jemi gati të japim kontributin tonë”. Ku është kryetari i pozitës, pse kërkon llogari nga njëri krah?!/standardi.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi