AGIM GASHI:FALENDERIM PUBLIK DHE PAK MË SHUMË
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:FALENDERIM PUBLIK DHE PAK MË SHUMË
AGIM GASHI:FALENDERIM PUBLIK DHE PAK MË SHUMË
Para disa ditësh doli nga botimi libri i Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS", libër i cili përmbledh disa nga poezitë të cilat i shkruajten për mua poetë të ndryshëm në atdhe e mërgatë. Këto poezi i përmblodhi poeti me zemër të madhe e miku im Sabit Rrustemi. Njëherit duke i falenderuar donacioneve dhe ndihmës madhore të Rrahim Sadikut, Nexhat Rexhës dhe shtypshkronjës "Star - print" nga Prishtina, libri pau dritën e vetë.
Falenderim të posaqëm meriton ARS KLUBI „BEQIR MUSLIU“!
Kur bisedoja me Sabitin për redaktimin e këtij libri, nuk e dija se Sabiti dhe miqët e tij po ma pregadisin një befasi të këndshme, që bile një pjesë e poezive të miqëve të përmblidhen në një libër. Ditën kur ma komunikoi Sabiti lajmin se librin do ta finansojnë miqët dhe vetë Sabiti, nuk ishte vetëm gëzim i madh por edhe një ndjenjë e madhe emocionale ku vështirë ishte të ndalen lotët në ato momente. Këta lot, nuk ishin vetëm lot, por edhe ndjenjë se në atdheun tim ka akoma njerz bujar, zemërbardhë e mirëbërës, me çka të tillët na bindin jo vetëm neve, se shqiptaria do jetoj.
Ju falenderoj vllëzërisht Juve motra e vllëzër që shkruat poezi për mua me çka Ju jamë mirënjohës një jetë.
Ju falenderoj Juve të dashur Nexhat Rexhaj, Rrahim Sadiku, shtypshkronjen "Star - print" nga Prishtina dhe patjeter ARS KLUBIN „BEQIR MUSLIU“!
Falenderoj edhe dy miqët e mi të dashur e njerzit e letrave shqipe, z. Arsim Halilin për recensionin e librit, si dhe Izet Abdylin për shkrimin që i bën librit në fjalë.
Falenderoj edhe mbesen time Arbresha Hajrizin e cila bashkë me nipin Qëndrim Ademin, shkuan në Gjilan me i marr 200 ekzemplar librash falas si dhuratë e këtyre njerzëve bujar e zemërmdhenjë. Jo vetëm ARS KLUBI por edhe unë do ua shpërndaj miqëve dhe autorëve të poezive. Ndoshta këto ditë mbërrinë 50 ekzemplarë në Gjermani. Unë kasha vetëm 5 kopjeve të cilat mi sollen për miqët mjek në Klinikën e Aachenit.
Në ditët në vijim, do ti publikoj nga dy poezi të miqëve që u bënë pjesë e librit.
Të gjithë Ju paqit bekimin e Zotit!
Me shumë rrespek
Agim Gashi-Gjermani!
Sabit Rrustemi:"MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"-Libër për Agim Gashin
Dhe një libër i ri nga Shtëpia Botuese "BEQIR MUSLIU":
"MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"
Me përkushtime poetike nga poetë e miq prej anëve të ndryshme të hapësirave shqiptare apo ku jetojnë shqiptarët, nën autorësinë e Sabit Rrustemit, i cili bëri përzgjedhjen, ndërsa vlerësimet artistike i dhanë Izet Abdyli e Arsim Halili, kurse redakturën e bëri, Nexhat Rexha, lekturën, Lumnije Morina e, ballinën Ibrahim Tolaj, që të gjithë, anëtarë të Ars Clubit "Beqir Musliu".
Libri, i cili vjen si një lutje poetike për jetën dhe shëndetin e rapsodit dhe poetit Agim Gashi, përfshinë krijimet e 36 poetëve, sipas renditjes alfabetike: Abdi Përgjegja (1), Adem Berisha (1), Adem Zaplluzha (2), Albina Idrizi (1), Alfred Susaj (1), Azaleja Gashi (1), Bekim Toçani (1), Demir Krasniqi (1), Drita Krasniqi (1), Gëzim Uruçi (1), Fadil Lepaja (1), Fatos Ashiku (1), Flora Idrizi (1), Hasime Hoti (1), Hyqmet Hasko (1), Jemin Kabashi (1), Jorgo Telo (1), Kujtim Stojku ( 1), Mejreme Gjocaj (1), Mentor Thaqi (1), Musa Jupolli (1), Nehat Jahiu (1), Nexhat Rexha (1), Përparim Hysi (1), Ragip Dragusha (2), Rrahim Sadiku (2), Sabit Rrustemi (2), Sevëme Fetiqi (1), Sylejman Aliu (2), Sylë Muja (2), Shaban Cakolli (1), Shyhrete Ahma (1), Tom Marku (1), Xhelal Luca (1), Viktoria Xhako (1) dhe Vullnet Mato (2).
Libri përkushtues poetik për rapsodin dhe epoetin Agim Gashi, shoqërohet dhe eme një fjalë hyrëse nga Izet Abdyli, si dhe një pasthënie nga Arsim Halili. Ndërsa në pjesën e pasme të ballinës përfshinë dhe një poezi të vetë Agim Gashit, kushtuar njeriut që dhuroi mëlçinë e cila sot mban gjallë jetën e tij.
Ky libër, është përgatitur dhe botuar nga vullneti i mirë i anëtarëve të Ars Clubit "Beqir Musliu" si dhe shtypshkronjës "Star print" dhe Shtëpsië së Dizajnit "Design House ", që të dyja nga Prishtina
Nexhat Rexha
TINGËLLIMA E TELAVE NË VARGJE
Sabit Rrustemi:“Mos e lësho sharkinë prej dorës”,Botoi ShB”Beqir Musliu” 2013, fq. 69.
Porteti artistik i shprehur nën tingëllimën e zërit vjen si rezultat i kurorëzimit të 36 autorëve, të cilët shpalosin jehonën televa të sharkisë së Agim Gashit.Lidhja artistike e botës shpirtërore dhe zërit radiofonik kanë krijuar anatominë e një modeli origjinalnë hapësirat kombëtare të shpërndarë nëpër valët evropiane.Melodia e nisur nga vendlindja për t`u bërë e njohur në kryeqytetin e Kosovës dhe për të shpërndarë tinguj melosi autokton nëpër të gjitha kontinentet ka krijuar e bërë të njohur portretin prej këngëtari në kohën kur kënga shëronte plagët e vendit.
Kënga e Agim Gashit përcepton ngjarje e kohë nga më të ndryshmet, ajo krijon e ringjall jetën përmes tingujve bashkëkoordinues te zërit e telava te sharkisë, për t`i dhënë njeriutr tonë elan e gjak, për ecje përpara në ditët kur dhuna në Kosovë shitonte të gjitha shtigjet e ecjeve tona.
Po në këtë libër shpalosen të bëmat e Agimit, sipas bindjeve e përjetimeve të poetëve, që konsistojnë në alfabetin tonë me tridhjetë e gjashtë tingujt- zëra, të cilët fisnikërojnë shpirtin e tij prej njeriu e kengëtari.Agimi aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani,mirëpo vendlidja dhe kënga janë hapërime të pandashme të botës shpirtërore të tij. Ai kudo që gjendet krijon melodinë e vendlindjes dhe ajo melodi karakterizon e shfaq botën mijëvjeëare të atdheut tonë të ngushtuar nëpër shekuj.Kënga e tij ka bashkuar, kënga e tij ka sjellë ndryshime për momente e faza të ndryshme,sepse molodia e tij i ka dhënë ëndërrimit tonë pagjumësinë në orët e vona si në kurbet e në atdhe.
Nga e tërë kjo botë janë fiksuar lutjet për Agimin,lutjet për shërimin e tij,lutjet për këngën e tij, lutjet për talat e sharkisë, segmente këto që ilustrojnë dashurinë e respektin për njerun e këngës.Përkushtimet vijnë në rrethana të pritjes për protagonistin e preferuar të tyre. Penat krijuese kanë shfaqur frymën poetike dhe kan kërkuar ruajtjen e frymës njerëzore, për ruajtjen e gjallë të vizionit të mevetësishëm të tij si njeri e këngëtar.
Përditëshmëria ka veprimet e kreativitein e saj, në këtë korelacion janë krijuar e kompozuar meloditë për Agimin, ato vijnë edhe si kerkesë, edhe si lutje, edhe si ruajtje për të jetuar ai, për të mos e këputur melodinë e perspektivës, sepse në brendinë e tyre frymojnë të gjitha gjymtyrët e atdheut tonë.
Zgjedhjen poetike nga nga një arkivim i gjerë shkrimesh poetike, e ka sistemuar shkrimatri Sabit Rrustemi, për të bashkuar idetë poetike kushtuar Agimit si dhe për të komunikuar tërësia e tyre me topografinë e atdheut tonë si në cilësi e në ruajtje të vlerës sa më burimore.
Preokupimi e qëllimi gjithmonë krijojnë botën e ndërtimit sa më funksional për të prejudikuar lidhjen dhe ruajtjen e një kategorie njerëzisht me afinitete shkëlqyese, për kohën kur jetojnë e veprojnë. Ideja e këngës dhe ideja e këtyre vargjeve lidhin e spikatin origjinalitetin e Agim Gashit, si në kualitetin e tërësishëm artistik, poashtu edhe si prodhim e produkt artistik që i ka dhënë kohës në ditët më komplekse të historsë sonë.
Thënë ashtu siç janë paraqitur në libër krijimet poetike të këtyre zërave:
Abdi Përgjegja (1), Adem Berisha (1), Adem Zaplluzha (2), Albina Idrizi (1), Alfred Susaj (1), Azaleja Gashi (1), Bekim Toçani (1), Demir Krasniqi (1), Drita Krasniqi (1), Gëzim Uruçi (1), Fadil Lepaja (1), Fatos Ashiku (1), Flora Idrizi (1), Hasime Hoti (1), Hyqmet Hasko (1), Jemin Kabashi (1), Jorgo Telo (1), Kujtim Stojku ( 1), Mejreme Gjocaj (1), Mentor Thaqi (1), Musa Jupolli (1), Nehat Jahiu (1), Nexhat Rexha (1), Përparim Hysi (1), Ragip Dragusha (2), Rrahim Sadiku (2), Sabit Rrustemi (2), Sevëme Fetiqi (1), Sylejman Aliu (2), Sylë Muja (2), Shaban Cakolli (1), Shyhrete Ahma (1), Tom Marku (1), Xhelal Luca (1), Viktoria Xhako (1) dhe Vullnet Mato (2).
Mendimet dhe përmabjtja e tyre ka puqje emocionale për agimin, sepse është libër i lutjve për Agimin, është libër që shëron jo vetëm Agimin për edhe adhuruesin e këngës së tij .Pra, është libër i ndërlidhjes me karakter origjinal ,siç është origjinale edhe kënga e tij.Transmetimi i tingujve ka mundur dhembjen, ka shëruar kohën, ka krijuar frymen humane ndërnjerëzore edhe në këngë edhe në jetë.Libri me përkushtime poetike ” Mos e lësho Sharkinë prej dorës”,kushtuar Agim Gashit , nën zgjedhjen e Sabit Rrustemit ka një koordinim melodik të zërit të brenshëm te Agimit dhe koordimin të telave të sharkisë,duke shpërndarë melodinë e tij edhe përtej oqeaneve.
Recension
JEHONA E INTERKOMUNIMIT MELO-POETIK
Nga Arsim Halili
Hyrje
Ai zë që ende dëgjohet, ai shpirt që ende këndon, ajo sharki që nuk rri e heshtur edhe kur të zotin nuk e ka pranë. Ai zë, i cili atdheut i këndoi dhe këndon po me aq besnikëri për kaq kohë. Shpirti i tij nuk gjen qetësinë për kaq kohë sa përballja me shëndetin jo të mirë, jo vetëm Agimin, por edhe miqtë e tij, i godet në shpirt. Ai ka shumë miq dhe mike, ka shumë dashamirë që çdo ditë dhe çdo orë ofrojnë nga vetja e tyre atë që munden për Agimin, të cilin shpesh agimet e zgjojnë trishtueshëm e përballë terapive dhe mantelbardhëve. E sikur pyet: - Po ku më mbeti sharkia të këndoj edhe një këngë për Kosovën?! E cila është gjithçka për të dhe më shumë se vetë jeta e tij. Ai çdo moment shtron sofrën e dhembjes. Ka bërë aq sa ka mundur, duke e dhënë një pjesë të shpirtit të tij që Kosovën ta shohë ndryshe, ashtu siç edhe e ekzekuton ne telat dhe zërin e kumbueshëm të sharkisë. Ata që e njohin shpirtin e tij, përveç që dëgjuan me shumë përkushtim këngën e tij rapsodike, poezitë e tij epiko-lirike, janë ata që çdo ditë u gjendën me fjalë dhe me vepra pranë tij edhe kur është në Kosovë, edhe kur është në mërgim, madje edhe kur është shtrirë në spital.
Përkufizim i dhembjeve dhe krenarisë përmes vargjeve
Iniciativa për të rrumbullakuar një bagazh krijues, vjen e harmonizuar dhe e konceptuar me një qasje ndryshe nga librat tjerë. Sepse fjala poetike këtu mëton të himnizojë dhe të portretizojë një figurë, e cila jeton mes miqsh dhe të bërat e tij, sidomos vokacioni i tij prej krijuesi dhe atdhetari, ka bërë që këta poetë dhe poete ta ndjejnë nga thellësia e shpirtit sprovën e tyre përkushtuese ku e ku në thellësi të vargut, e në disa çaste edhe elozhe që bartin më shumë nuanca folklorike. Pa dyshim se merita për gjithë këtë përmbledhje poetike është e poetit Sabit Rrustemi, i cili ka mëtuar që të gjithë këto buqeta poetike veç e veç, t’i tubojë në një kopsht të vetëm poetik dhe natyrisht aromën e tyre ta ndjejnë të gjithë ata lexues që shfaqin admirim për rapsodin, Agim Gashi, në veçanti edhe fjalës së shkruar poetike në përgjithësi. Cili është në të vërtetë diskursi i kësaj përmbledhjeje përkushtimore poetike? Shihet se i gjithë narracioni krijues ka një shtrirje konvergjente, natyrisht duke dimensionuar figurën e tij në këto pika referimi: Agimi artist i dhembjes dhe Agimi shpresë për jetë. Nuk do të mund t’i ikim dot edhe aspektit receptiv të së kaluarës së tij, të cilën thuaj se çdo krijues me mjeshtri e gërsheton vokacionin e tij prej krijuesi rapsodik e në të njëjtën kohë instrumentin e tij të cilin e ka bërë që Agimi të jetë çfarë është sot, sharkia e tij thuajse është një nga simbolet,për të cilin miqtë e tij krijues demonstrojnë me aq mjeshtri këtë armë të zemrës e të shpirtit, ku ai shpërthen në jehun e këngës së tij. Shihet se në libër ka larushi strukturore dhe i gjithë interkomunikim varion nga kompleksi ideo-estetik, qoftë në harmonizimin e vargjeve, pse jo edhe në strukturën dialektore. Imazhet përballë figurës përkushtuese, këtë rast të Agimi Gashit, nga poetët shihet se interferohen nëpër skena gati-gati të ndryshme, qoftë nga shtrirja gjeografike e krijuesve, sepse ai që e ka larg mundohet të afrojë më afër, ai që e ka afër ia sheh dhembjen më shumë dhe duket se i humb nëpër terr. Por një gjë shihet qartë se pothuaj të gjithë krijuesit pa dallim janë familjarizuar me pasthirrmat poetike, duke i dhënë një modelim të qartësuar portretit krijues e atdhetar të Agim Gashit, por edhe njerëzor. Dhe natyrisht shihet se edhe pse autori bën përpjekje solide për të bërë një përzgjedhje rigoroze, sepse doemos poezia përkushtimore ka edhe kriteret e veta, ndoshta pa dashje jo të gjithë krijuesit e kanë dhënë maksimumin e mundshëm qoftë në aspektin estetik, artistik dhe funksional të vargut. Nuk do mend se gjatë leximit shumë nga poezitë kur lexohen krijojnë një transparencë ritmike dhe melo-poetike, për çka edhe mund të kompozohen si këngë në vete në të ardhmen. Natyrisht me një ndërhyrje qoftë tekstuale, apo edhe kompozicionale. E mira e gjithë kësaj përmbledhje është se autori Sabit Rrustemi, tërë këtë material përkushtimor, me pedanteri e bën në bazë të radhitjes alfabetike.
Në vend të përfundimit
Sigurisht se Agim Gashi tani do të dalë më i fortë, më i çmuar dhe më i respektuar, më me pak dhembje, kur e di se sa shumë miq ka rreth tij. I çmuar në identitetin e tij krijues atdhetar, që pa dyshim ndonjëherë në shoqërinë tonë edhe ka tendenca të tilla për të kundërtën. Sharkia e Agim Gashit tani është më e fuqishme, por këtë rast atë vijë melodike të shpirtit ia trasojnë me devotshmëri të gjithë ata miq që ka brenda dhe jashtë nënqiellit shqiptar. Sepse pa dyshim se kjo vjen si një përmendore e zemrës, ku secili në vetën e parë skalit ndjesinë e tij perceptuese për mikun e tij dhe kur të gjitha këto fjalë poetike e ngritin Agimin në vertikale të kohës, sepse ashtu e menduan dhe demonstruan këta krijues të përfshirë brenda librit “Mos e lësho sharkinë prej dorës”. Kjo pra është një jetë e tij e rrumbullakuar në dhembje dhe krenari dhe me një shpresë më ndryshe dhe më pozitive nga ajo që ka sot portreti i Agim Gashit.
_______
PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI
Nga Izet ABDYLI
Janë të njohura rastet e përkushtimeve për krijuesit që nuk janë në jetë, por raste të atyre që ende frymojnë dhe jetojnë me ne dhe i thuren vargje për të gjallë janë të rralla. Dhe kjo ndodh për një arsye shumë domethënëse ngase sfidat e presin njeriun deri në frymën e fundit të jetës dhe droja për ndonjë lajthitje të mundshme nga virtytet njerëzore në momentet e fundit të jetës, mund të përmbysë tërë madhështinë e veprës së tij të mëhershme. Megjithatë, te rasti i Agimit kemi diçka unike, apo shprehur me atë thënien e famshme, është rast sui generis. Krejt kjo për faktin që poeti dhe rapsodi popullor, Agim Gashi, jo njëherë është sfiduar me vdekjen dhe ballëhapur e ka pritur atë. Forca e tij për të mbijetuar dhe për të mos ndryshuar parimet e tij jetësore, virtytet e tij të larta njerëzore, na kanë bindur më se një herë se ky njeri që ishte buzë vdekjes edhe po ta përqafonte atë, edhe po të ringjallej sërish do të mbetej prapë Agim Gashi. Ndaj edhe të gjithë ata krijues që kanë gjetur frymëzimin në jetën dhe veprën e Agimit, duhet thënë se ka qenë diçka tejet e fuqishme e mbase me përmasa magjike, duke i bërë ata që nga penat e tyre të nxjerrin vargje - margaritar e fjalë miradije për të. Po ashtu nuk janë të rastësishme edhe epitetet që i vishen këngëtarit popullor, si: fitimtari; rapsod i kohës sime; zë Shqipërie; legjendë e gjallë; kreshniku i këngës etj. Mbi të gjitha ajo që është me rëndësi në këtë vëllim, pothuaj të gjitha këto krijime kanë dalë nga thellësia e zemrës dhe aty pasqyrohet ndjesia, dhimbja dhe dashuria e pastër si kristali për poetin, Agim Gashi.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK
» Agim Gashi:Falenderim publik!
» Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK për Gjokë Martinin
» AGIM GASHI - FALENDERIM PUBLIK NË PËRKRAHJEN E JUAJ NË MUNDIN E PASTRIMIT TË ATDHEUT!
» Agim Gashi-Falenderim
» Agim Gashi:Falenderim publik!
» Mentor Thaqi-Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK për Gjokë Martinin
» AGIM GASHI - FALENDERIM PUBLIK NË PËRKRAHJEN E JUAJ NË MUNDIN E PASTRIMIT TË ATDHEUT!
» Agim Gashi-Falenderim
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi