IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ
Faqja 1 e 1
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ
IM BIR FILLON SHKOLLËN SOT - LETRA E ABRAHAM LINCOLN PËR MËSUESIN E DJALIT TË TIJ
Shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ
(Sa herë i jam kthyer kësaj letre më ka rrëmbyer magjia e saj dhe jam përfshirë sakaq në atë që ndjen prindi të cilit do t’i duhet që të bëjë ndarjen e parë me fëmijën e tij, kur i biri apo e bija do të shkojnë për herë të parë në shkollë. Prindit i duket gëzimi më i madh i jetës, njëkohshëm do të provojë edhe një vuajtje të madhe, sepse fëmija do të fillojë t’i hedhë vetë hapat e para që të nisë fluturimin në jetë. Dhe për ta bërë këtë, do t’i duhet që të ketë mësuesin më të mirë në botë, ashtu si do zemra e një prindi që fëmija e tij të bëhet një qytetar i shkëlqyer. Duke qenë një kryevepër në letërsinë epistolare, më shkrepi një idé ta ktheja në vargje për t’ia përcjellur lexuesit. Kush e ka provuar, do ta ripërjetojë atë ndjenjë kur kemi çuar për herë të parë në shkollë fëmijët tanë. Kush nuk e ka provuar, do të mrekullohet gjithësesi nga madhështia e fjalës, sepse këtë përjetim sublim pak kush mund ta shprehë në këtë mënyrë kaq poetike dhe hyjnore si e ka bërë Abraham Lincolni . Fëmijët janë dhuratë e Zotit dhe ata meritojnë mësues të denjë për ta, tekstualisht si sugjeron Presidenti i 16-të i SHBA, një nga heronjtë e Amerikës dhe Burrat më të shquar të njerëzimit– Ju lutem lexojeni dhe do të më jepni të drejtë – Shqipëruesja)
"Im bir fillon shkollën sot.
Për pak,
gjithçka do të jetë
për të e çuditshme
dhe e re
andaj do të doja
ta trajtonit
butësisht.
Është një aventurë
që do ta marrë me vete
nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura
që ndoshta
mund të përfshijnë
luftëra,
tragjedi dhe fatkeqësi.
Ta jetosh këtë jetë,
të duhet besim,
dashuri
dhe kurajo.
Për këtë i dashur Mësues,
do t'ju lutesha
ta merrnit përdore
e t'i mësoni gjëra
që do t’i duhen t’i dijë,
mësojeni atë –
por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik,
ekziston një mik.
Atij do t‘i duhet të mësojë
se jo të gjithë njerëzit
janë të drejtë,
se jo të gjithë njerëzit
janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni
se për çdo faqezi
ka një hero
dhe se për çdo politikan egoist,
jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni
se 10 centë të fituar
kanë shumë më tepër vlerë
se një dollar i gjetur.
Në shkollë, mësues,
është shumë më e ndershme
të dështosh
se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë
hijshëm,
dhe si t'i gëzohet fitores
kur ai fiton.
Mësojeni
të jetë njerëzor
dhe i ndjeshëm
me njerëzit,
dhe i ashpër
me njerëzit e ashpër.
Mundojuni t’i qendrojë
sa më larg
zilisë,
nëse do të mundni
dhe mësojini sekretin
e një buzëqeshjeje
të çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur –
si të qeshë
kur të jetë i trishtuar,
dhe se të derdhësh lotë
nuk është aspak turp.
Mësojeni se mund
të ketë lavdi kur dështon
dhe dëshpërim në sukses.
Mësojeni
t'i përqeshë
cinikët.
Mësojeni nëse mundeni
të zbulojë
mrekulline e leximit të librave,
por gjithashtu
i jepni edhe kohën
e mjaftueshme
për të kundruar
misterin e përjetshëm
të fluturimit të zogjve në qiell,
të bletëve në diell
e të luleve mbi
një kodër të gjelbër.
Mësojeni të këtë besim
në idetë e tij
edhe nëse
të gjithë do t`i thonë
se janë të gabuara.
Mundohuni t`i mësoni birit tim
forcën
për mos e ndjekur turmën
edhe kur të gjithë
të rendin pas fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë
me vëmendje çdo njeri,
por gjithashtu të shoshisë
të gjithë atë që dëgjon
në sitën e së vërtetës
dhe të marrë veç të mirën.
Mësojeni atij sesi të shes talentin
dhe zgjuarësinë e tij
tek ofertuesi më i lartë,
por mos të pranojë kurrë
asnjë soj çmimi
për shpirtin e zemrën.
Lejoheni atë
të ketë kurajën
për të qenë i padurueshëm.
Lejoheni atë
të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë
të ketë besim sublim tek vetvetja,
sepse atëherë‘
ai do të ketë gjithmonë
besim sublim në njerëzimin
dhe në Zotin.
Këto janë kërkesat,
mësues,
por ju bëni më të mirën
që mundeni.
Ai është
një fëmijë i vogël
dhe është im bir.“
Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ
Shqipëroi ELIDA BUÇPAPAJ
(Sa herë i jam kthyer kësaj letre më ka rrëmbyer magjia e saj dhe jam përfshirë sakaq në atë që ndjen prindi të cilit do t’i duhet që të bëjë ndarjen e parë me fëmijën e tij, kur i biri apo e bija do të shkojnë për herë të parë në shkollë. Prindit i duket gëzimi më i madh i jetës, njëkohshëm do të provojë edhe një vuajtje të madhe, sepse fëmija do të fillojë t’i hedhë vetë hapat e para që të nisë fluturimin në jetë. Dhe për ta bërë këtë, do t’i duhet që të ketë mësuesin më të mirë në botë, ashtu si do zemra e një prindi që fëmija e tij të bëhet një qytetar i shkëlqyer. Duke qenë një kryevepër në letërsinë epistolare, më shkrepi një idé ta ktheja në vargje për t’ia përcjellur lexuesit. Kush e ka provuar, do ta ripërjetojë atë ndjenjë kur kemi çuar për herë të parë në shkollë fëmijët tanë. Kush nuk e ka provuar, do të mrekullohet gjithësesi nga madhështia e fjalës, sepse këtë përjetim sublim pak kush mund ta shprehë në këtë mënyrë kaq poetike dhe hyjnore si e ka bërë Abraham Lincolni . Fëmijët janë dhuratë e Zotit dhe ata meritojnë mësues të denjë për ta, tekstualisht si sugjeron Presidenti i 16-të i SHBA, një nga heronjtë e Amerikës dhe Burrat më të shquar të njerëzimit– Ju lutem lexojeni dhe do të më jepni të drejtë – Shqipëruesja)
"Im bir fillon shkollën sot.
Për pak,
gjithçka do të jetë
për të e çuditshme
dhe e re
andaj do të doja
ta trajtonit
butësisht.
Është një aventurë
që do ta marrë me vete
nëpër të gjitha kontinentet.
Të tilla aventura
që ndoshta
mund të përfshijnë
luftëra,
tragjedi dhe fatkeqësi.
Ta jetosh këtë jetë,
të duhet besim,
dashuri
dhe kurajo.
Për këtë i dashur Mësues,
do t'ju lutesha
ta merrnit përdore
e t'i mësoni gjëra
që do t’i duhen t’i dijë,
mësojeni atë –
por butësisht, nëse mundeni.
Mësojeni se për çdo armik,
ekziston një mik.
Atij do t‘i duhet të mësojë
se jo të gjithë njerëzit
janë të drejtë,
se jo të gjithë njerëzit
janë të sinqertë.
Megjithatë mësojeni
se për çdo faqezi
ka një hero
dhe se për çdo politikan egoist,
jeton një lider i përkushtuar.
Mësojeni nëse mundeni
se 10 centë të fituar
kanë shumë më tepër vlerë
se një dollar i gjetur.
Në shkollë, mësues,
është shumë më e ndershme
të dështosh
se të mashtrosh.
Mësojeni atë si të humbë
hijshëm,
dhe si t'i gëzohet fitores
kur ai fiton.
Mësojeni
të jetë njerëzor
dhe i ndjeshëm
me njerëzit,
dhe i ashpër
me njerëzit e ashpër.
Mundojuni t’i qendrojë
sa më larg
zilisë,
nëse do të mundni
dhe mësojini sekretin
e një buzëqeshjeje
të çiltër.
Mësojeni po të jetë e mundur –
si të qeshë
kur të jetë i trishtuar,
dhe se të derdhësh lotë
nuk është aspak turp.
Mësojeni se mund
të ketë lavdi kur dështon
dhe dëshpërim në sukses.
Mësojeni
t'i përqeshë
cinikët.
Mësojeni nëse mundeni
të zbulojë
mrekulline e leximit të librave,
por gjithashtu
i jepni edhe kohën
e mjaftueshme
për të kundruar
misterin e përjetshëm
të fluturimit të zogjve në qiell,
të bletëve në diell
e të luleve mbi
një kodër të gjelbër.
Mësojeni të këtë besim
në idetë e tij
edhe nëse
të gjithë do t`i thonë
se janë të gabuara.
Mundohuni t`i mësoni birit tim
forcën
për mos e ndjekur turmën
edhe kur të gjithë
të rendin pas fitimtarit.
Mësojeni të dëgjojë
me vëmendje çdo njeri,
por gjithashtu të shoshisë
të gjithë atë që dëgjon
në sitën e së vërtetës
dhe të marrë veç të mirën.
Mësojeni atij sesi të shes talentin
dhe zgjuarësinë e tij
tek ofertuesi më i lartë,
por mos të pranojë kurrë
asnjë soj çmimi
për shpirtin e zemrën.
Lejoheni atë
të ketë kurajën
për të qenë i padurueshëm.
Lejoheni atë
të ketë durimin për të qenë trim.
Mësojeni atë
të ketë besim sublim tek vetvetja,
sepse atëherë‘
ai do të ketë gjithmonë
besim sublim në njerëzimin
dhe në Zotin.
Këto janë kërkesat,
mësues,
por ju bëni më të mirën
që mundeni.
Ai është
një fëmijë i vogël
dhe është im bir.“
Shqipëroi: Elida BUÇPAPAJ
Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi