Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PF: Fëmijët e të vdekurit të votojnë

Shko poshtë

PF: Fëmijët e të vdekurit të votojnë Empty PF: Fëmijët e të vdekurit të votojnë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 19, 2013 8:13 pm

 
PF: Fëmijët e të vdekurit të votojnë



PF: Fëmijët e të vdekurit të votojnë Largea_1403021382191812
Të gjitha shtresat e popullatës në Kosovë duhet të kenë të drejtë vote. Vullneti i votuesëve jo të gjallë tashmë është marrë parasysh edhe në zgjedhjet e kaluara. Kurse që nga zgjedhjet e ardhshme edhe fëmijët do të kenë të drejtë vote. E pse të mos e kenë përderisa janë duke punuar – kështu tha Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, në një konferencë elektorale.
Sipas Alketë Sylaj, nënkryetare në këtë institut, hulumtimet e zhvilluara për këtë sondazh janë mbajtur kryesisht në Dragodan.
“Përmes letrave Tarot, filxhanit të kafesë dhe intiutës njerëzore ne kemi gjetur me saktësi të lartë plus-minus 3.1% preferencat e votuesëve jo të gjallë për zgjedhjet e 3 nëntorit,” ka thënë Alketë Sylaj në prononcimin e saj para mediave. “Partia e Fortë sivjet garon për herë të parë në zgjedhje por është gjithsesi më e preferuara e kësaj shtrese votuesish,” ka vazhduar ajo.
PF premtoi se me ardhjen në pushtet do të formij edhe Zyrën për Parashikime Paranormale.
“Ne si institut përveç parashikimeve, leximeve paranormale do të zhvillojmë edhe politika zhvillimore brenda institucioneve. Brenda Komunës së Prishtinës do ta formojmë Zyrën për Parashikime Paranormale (ZPP) e cila do të ketë të punësuar të paktën tre burra dhe gra që lexojnë fatin e punonjësve dhe tërë vendit,” ka shpalosur ajo qëllimet e institutit.
Ndërsa Arifaj ka thënë që duhet të bëhet një ndarje mes popullatës dhe votuesëve në Kosovë, ndarje kjo që konfirmohet edhe nga statistikat e përgjithshme. Sipas të dhënave të fundit, Kosova ka 1.7 milionë votues kurse 1,8 milionë banorë.
Më tutje Arifaj ka shpalosur edhe ide të tjera që lidhen me Institutin e Sondazheve Paranormale. Ku përveç tjerash ka treguar potecialin edhe në parashikim të fatit të jetës, rezultateve sportive, motit dhe fitoreve politike. ISP ka qenë një segment i rëndësishëm në hulumtimet që kanë treguar për fitoren 120% të Partisë së Fortë në këto zgjedhje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi