10 VJETORI I LUMNIMIT TË NËNË TEREZËS-NËNË TEREZA NA KUJTON DASHURINË PËR NJERIUN
Faqja 1 e 1

Bisedë simbolike me të Lumen
19 tetor 2003-19 tetor 2013: Kaluan dhjetë vjet nga dita kur Nënë Tereza u lartua në nderimet e elterit. Po ç'gjë të jashtzakonshme ka bërë Nënë Tereza, që vijojmë ta kujtojmë, e jo vetëm në data përkujtimore?
Njihet nga të gjithë përgjigja e saj: "Ajo që bëjmë ne, është një pikë ujë e hedhur në oqean, por në se nuk do ta bënim, oqeani do të kishte një pikë ujë më pak".
E në një rast tjetër pati thënë: "Po unë s'kam bërë asgjë të jashtzakonshme; vetëm kam ndjekur këshillën e sim mëje (nënës sime) që më thoshte: "Shtrëngoja fort dorën Zotit e mos ia lësho më kurrë".
Dashuria e pakufishme për të varfërit e tokës, në fytyrat e të cilëve shikonte Jezusin e munduar, e ngriti Nënë Terezën në lartësi të papërfytyrueshme në rrugët e hirit e në kujtesën universale të historisë, me të cilën Motra shqiptare vijon të komunikojë, nga qielli. Prej këndej, biseda jonë jo e zakonshme me Nënë Terezën, në dhjetëvjetorin e Lumnimit të Saj (1):
Pyetje: - Po e fillojmë këtë bisedë simbolike me Ju, Nënë e Lume sepse, si besimtarë, e dimë mirë sa vlerë ka komunikimi shpirtëror, sa ngushëllon, sa zell e dëshira ngjall....
Po e nisim, prandaj, duke ju kërkuar të na thoni dy fjalë për vetveten:
Përgjigje: - Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit.
Pyetje: - Tipari shpirtëror i apostullimit tuaj?
Përgjigje: - Njëjtësimi me të varfërit! Në se nuk vuajmë, puna jonë do t'i ngjiste asaj të një asistenteje sociale; do të ishte e mirë dhe e frytshme, por jo vepër e Jezu Krishtit, e aq më pak pjesë e Shëlbimit. Jezusi ka dashur të na ndihmojë duke na bërë të marrim pjesë në jetën e tij, në vetminë e tij, në agoninë e në vdekjen e tij. E mori gjithçka mbi vete dhe e mbarti në natën më të errët. Duke u bërë një gjë e vetme me ne, na shpërblei. Edhe ne mund ta bëjmë të njëjtën gjë. Gjithë vuajtja e të varfërve, e jo vetëm varfëria materiale, por edhe mjerimi shpirtëror, duhet shëlbuar; e unë u thirra të marr pjesë në këtë mision…. Të ndaj vuajtjet me të varfërit, sepse vetëm duke u bërë një gjë e vetme me ta, mund t'i shëlbojmë, të çojmë Zotin në jetën e tyre e t'i udhëheqim ata tek Zoti.
Pyetje: - Ç’kuptim kanë veprat e dashurisë?
Përgjigje: - Veprat e dashurisë janë vepra paqeje e fryti i shërbimit, është paqja. Atyre që kërkonin shpjegime për veprimtarinë time e të motrave të mia u kam dhënë gjithnjë përgjigjen: “Come and See”(Eja e shiko). Ka shumë rëndësi t’u japim zemër të krishterëve e jo të krishterëve, që të kryejnë vepra dashurie. Sepse çdo vepër dashurie, e bërë me gjithë zemër, i merr njerëzit për dore e i çon më pranë Zotit.
Veprat e dashurisë janë gjithnjë vepra të paqes. “Com and See! Jo fjalë, po vepra”.
Pyetje: - Kush janë ata, që vijojnë të mblidhen rreth sofrës bujare të shtëpive Tuaja në të katër anët e botës?
Përgjigje: - Janë me qindra. Qindra të varfër, të raskapitur, të dëshpëruar...
Pyetje: - Po nga vjen të sofrat tuaja gjithë ky ushqim? Kush jua siguron?
Përgjigje: – Provania! Motrat punojmë për sot, pa e ditur fare ç’do t’u japin për të ngrënë të nesërmen të varfërve. E çdo ditë del dikush e sjell papritur e pa kujtuar atë, që u nevojitet. Prandaj, mos kij frikë për të nesërmen! Beso në Provaninë hyjnore! Pikërisht besimi në Provaninë Hyjnore, në sa flijohesh vullnetarisht, davarit çdo ankth dhe e mbush zemrën me gëzim. E gëzimi është dashuri, pasojë logjike e zemrës së kallur flakë nga dashuria!
Gëzimi është nevojë e forcë fizike. Kandili ynë do të ndizet e do të ndriçojë, veç nëse e mbushim plot me vepra dashurie!
Pyetje: - Flitet shpesh për revolucionin, si rrugë që ia ndërron faqen botës, plot konflikte, padrejtësi, mjerim. Mendimi juaj?
Përgjigje: - Nëse nganjëherë të varfërit vdesin nga uria, kjo nuk do të thotë se i ka harruar Zoti, por se ne nuk ishim mjet dashurie në duart e tij, për t’i ushqyer e për t’i veshur, sepse nuk e njohëm Krishtin, kur erdhi përsëri mes nesh, me pamjen e njeriut të uritur, të zhveshur, njeriut të vetmuar, të fëmijës së braktisur, në kërkim të një strehe.
Kur Krishti tha: “Pata uri e më dhatë të ha”, nuk mendonte vetëm për mungesën e bukës, por më shumë për mungesën e dashurisë. Kujtonte urinë e përjetshme të njeriut për një përkëdhelje, për një fjalë të mirë, për një urim, për një buzëqeshje.
Edhe Krishti i vetmuar e provoi këtë uri. Çdo njeri që ndodhet në një gjendje të tillë, i përngjet Krishtit në vetmi; e kjo është pjesa më e hidhur e jetës, uria e vërtetë. Është jeta shpirtërore ajo, që duhet të pësojë revolucionin të vërtetë.
Pyetje: - Këto ditë, kur qindra njerëz gjejnë vdekjen në përpjekjen për t’u larguar nga vendet e varfëra, në kërkim të një jete më të mirë, flitet shumë për perëndimin e pasur...
Përgjigje: – Vijoj të jetoj shpirtërisht pranë botës, gjithë botës dhe shikoj se ka ende shumë dhimbje. Prej këndej, e ndjej se mundimet e Krishtit rijetohen përsëri kudo, e i ndaj me të gjithë këto mundime, këtë dhembje. Në mbarë botën e jo vetëm në vendet e varfëra. E kjo, nga që mendoj se është shumë më vështirë ta zhdukësh varfërinë e botës së pasur perëndimore, se atë të botës së varfër. Kur e marr një njeri nga rruga, të uritur për vdekje, i jap një pjatë oriz, një copë bukë, e kam kënaqur. Ia kam shuar urinë, që e grin. Po njeriun, që është zhytur në heshtje, që ndjehet i vetmuar, i harruar... Ky është i varfëri i perëndimit. Më i varfër nga të gjithë!
Pyetje: - E tani, një breshëri pyetjesh, që prekin të gjitha kordat e zemrës njerëzore, duke nisur nga e përditshmja. Cila është dita më e bukur?
Përgjigje: - E Sotmja.
Pyetje: - Pengesa më e madhe?
Përgjigje: - Frika.
Pyetje: - Gjëja më e lehtë?
Përgjigje: - Të gabosh.
Pyetje: - Gabimi më i madh?
Përgjigje: - Të heqësh dorë.
Pyetje: - Rrënja e gjitha të zezave?
Përgjigje: - Egoizmi.
Pyetje: - Dëfrimi më i këndshëm?
Përgjigje: - Puna.
Pyetje: - Disfata më e tmerrshme?
Përgjigje: - Të të lëshojë zemra.
Pyetje: - Profesionistët më të mirë?
Përgjigje: - Fëmijët.
Pyetje: - Nevoja e parë?
Përgjigje: - Komunikimi.
Pyetje: - Lumturia më e madhe?
Përgjigje: - Të jesh i dobishëm për të tjerët.
Pyetje: - Misteri më i thellë?
Përgjigje: - Vdekja.
Pyetje: - E meta më e madhe?
Përgjigje: - Zymtia.
Pyetje: - Njeriu më i rrezikshëm?
Përgjigje: - Gënjeshtari.
Pyetje: - Ndjenja më dërmuese?
Përgjigje: - Brerja e ndërgjegjes.
Pyetje: - Dhurata më e bukur?
Përgjigje: - Falja.
Pyetje: - Ç’gjë është e pazëvendësueshme?
Përgjigje: - Familja.
Përgjigje: - Ai i drejti.
Pyetje: - Ndjesia më e këndshme?
Përgjigje: - Paqja e shpirtit.
Pyetje: - Mikpritja më e dëshiruar?
Pyetje: - Ilaçi më i vlefshëm?
Përgjigje: - Optimizmi.
Pyetje: - Kënaqësia më e madhe?
Përgjigje: - Detyra e kryer.
Pyetje: - Forca që tund malet?
Përgjigje: - Feja.
Pyetje: - Njerëzit më të nevojshëm?
Përgjigje: - Meshtarët.
Pyetje: - Më e bukura gjë në botë?
Përgjigje: - Dashuria
Pyetje: - Ç’dëshironi ju në këto çaste, nësa e sodisni botën, me të varfër e të pasur, nga shtëpia e Atit?
Përgjigje:- Dëshiroj me gjithë shpirt ta ndez dritën e dashurisë së Krishtit në zemrën e çdo krijese. Hyji na dashuron e vijon të na përdorë, mua e ty, për të ndezur dritën e dashurisë së Tij në botë. Lëre jetën tënde të ndriçohet nga vërtetësia e Tij, kështu që Zoti të vijojë ta dashurojë botën përmes nesh. Mundohu me gjithë zemër të bëhesh dritë e shkëlqyer.
Pyetje: - Rrezatuat e rrezatoni gjithnjë gëzim... Në çastet më të vështira, buzëqeshja Juaj bëhej gjithnjë më e ndritshme. A mund të na mësoni edhe ne të buzëqeshim? Nga buron ai buzagaz, që vijon ta çudisë botën?
Përgjigje: - Vendosa të bëhem "apostulle e gëzimit" dhe ta përhap erën e mirë të haresë së Krishtit kudo që shkoja. Dashuria ime për Zotin ishte aq e madhe, sa nuk doja tjetër, veç të rrokja kryqin, e ta rrokja me gëzim. Sepse desha të bëhem apostulle e gëzimit e ta ngushëlloj Zemrën e Krishtit me gëzimin tim. Vendosa, kështu, t'i buzëqesh Jezusit sa herë që Ai të merrte diçka prej meje. E t’i dhuroj, si shkëmbim, një buzëqeshje të dalë nga zemra, duke e falënderuar që ai e merr mundimin të përkulet endè për të marrë diçka nga unë.
Përfundim
Në botën e sotme, Nënë Tereza është bërë simbol i dashurisë së Zotit. Përmes saj Zoti i ka folur zemrës të të gjithëve për dashurinë e tij të thellë, për etjen e dashurisë ndaj njerëzimit, për dëshirën e zjarrtë që të duhet edhe ai nga të gjithë. Kjo bisedë e shkurtër kishte për qëllim të zbulojë vetëm disa nga aspektet, përmes të cilave mund ta shpjegojmë ndikimin e jashtzakonshëm të Nënë Terezës në botë. Kushti i saj i 1942-shit shpreh dashurinë e madhe për Zotin, tregon se ajo ishte lëshuar plotësisht në duart e tij e se ai mund të bënte ç'të donte me të; ishte ky kusht që ia përgatiti rrugën për thirrjen e re të 1946-tës, kur Krishti e thirri drejtpërdrejtë t'ia shuante etjen e Tij për dashuri e për shpirtrat njerëzore, duke e udhëhequr kah të varfërit e duke i çuar të varfërit në prehër të saj. Nënë Tereza e pranoi me gjithë zemër e me gëzim thirrjen e re. Vetëm pak njerëz e patën marrë vesh se shpirti i saj ishte zhytur në errësirë e se ajo e pranoi pa ngurrim edhe terrin, për dashuri të Zotit e të njerëzve të panumërt që, përmes saj, prekën mëshirën e tij. Këto tri karakteristika të jetës shpirtërore të Nënë Terezës - kushti për të mos e kundërshtuar kurrë e për asgjë Zotin, përvoja mistike në kohën e frymëzimit dhe errësira e vazhdueshme shpirtërore - zbulojnë thellësitë e një shenjtërie të panjohur më parë dhe e radhisin ndërmjet mistikëve të mëdhenj të Kishës.
(1)Kujtojmë, në fund të kësaj bisede, se përgjigjet, dalë nga vetë goja e Nënë Terezës, u mblodhën duke shfletuar botime të ndryshme, kushtuar së Lumes Shqiptare prej njerëzve të Kishës e të botës, që patën fatin ta takonin, në të katër anët e Planetit.
(Radio Vatikani)

Pyetje: - Shtegu më i mirë?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 100-vjetori i Nene Terezes
» 100 VJETORI I NËNË TEREZËS
» Nënë Tëreza Diell që shëndriti botën me dashurinë hyjnore
» 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
» Sot 6 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi