Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit?

Shko poshtë

Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit? Empty Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 21, 2013 10:29 am

Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit?
 
 
Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit? Hashim-thaci-recep-tayyip-erdogan-2010-11-3-14-30-8-1380648550
 
Tashmë është bërë publike, ajo që ne e dinim prej kohësh: më 23 tetor kryeministrat e Truqisë dhe të shtetit shqiptar, Rexhep Taip Erdoan dhe Edi Rama do të qëndrojnë në Kosovë me rastin e solemnitetit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”. Mirëpo, nëpër kuluare të partive të ndryshme, flitet se dy kryeministrat do të jenë në Prishtinë për të bërë fushatë zgjedhore për Hashim Thaçin, me të cilin kanë shpallë se janë vëllezër. Pas fjalimit të mbajtur pak kohë më parë në Kuvendin e Kosovës, e që u përfol për faktin se nuk e përmendi presidentin Rugova, por që unë e pata quajtur fjalim zgjedhor për Hashim Thaçin, Edi Rama ka vazhduar në forma të ndryshme kryesisht konspirative që të vazhdojë të lobojë për Hashim Thaçin. Në anën tjetër, kryeministri i Turqisë që nuk e fsheh fare dëshirën që të rikthejë ndikimin që ka pasur dikur Perandoria Osmane, dhe kështu të krijojë një lloj protektorati mbi kombin shqiptar, në të gjitha zgjedhjet e mbajtura 6-7 vitet e fundit, është angazhuar personalisht dhe me mundësitë që ka pasur në dispozicion që të sigurojë një mbështetje për Hashim Thaçin. Në mënyrë më të veçantë kjo është vërejtur në komunën e Prizrenit ku jeton një komunitet që veten  e quan turk. Ndikimi i Turqisë dhe i vetë kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan është realizuar në mënyra dhe forma të ndryshme ndër të cilat duhet përmendur: ndikimi te ky i ashtuquajtur komunitet turk që të bëjnë koalicion me partinë e Hashim Thaçit e jo me ndonjë parti tjetër; prurja me aeroplanë të veçantë të votuesve nga Kosova që kanë qenë në shtetin turk qoftë për arsye pune, qoftë për arsye studimi, apo edhe për arsye të tjera, por ajo që përflitet tepër shumë në Prizren, është edhe prurja e mjeteve të ndryshme financiare, me të cilët janë blerë vota nga qytetarët prizrenas. Me fjalë të tjera, ndërhyrja e Turqisë në procese zgjedhore ka qenë i shumanshëm, i madh dhe flagrant, e që është plotësisht në kundërshtim me parimet e mosndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti tjetër, me parimet kushtetuese dhe ligjore që inkriminojnë format jo të rregullta të lobimit dhe të financimit të partive politike si dhe me fshehtësinë e votimit. Edhe Edi Rama, si kur ka qenë në opozitë, e për më tepër, tash që është kryeministër i shtetit shqiptar është angazhuar personalisht, por edhe struktura parapolitike të ndryshme në krah të Hashim Thaçit. Është i njohur fakti se në kontekst të zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, Edi Rama personalisht është angazhuar në krah të kandidatit të PDK-së, pra të partisë së Hashim Thaçit për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Atëbotë, Edi Rama është takuar me Hashim Thaçin, në një nga lokalet e njohura në Prizren me ç’rast, atëherë është përfolur se është bërë fjalë për shuma të konsiderueshme parash që do të shërbenin për blerje të votave në Prizren. Interesimi i Turqisë dhe interesimi personal i Rexhep Taip Erdoan a ka të bëjë thjesht me autostradën Morinë - Merdare, apo ka të bëjë edhe me pushtimin ekonomik të Kosovës, përkatësisht privatizimi për llogari të ekonomisë turke i pasurive ekonomike të Kosovës, siç është rrejti i shpërndarjes i KEK-ut (Korporata Energjetike e Kosovës), aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” i Prishtinës, si dhe privatizimi i Post-Telekomit tëKosovës, apo ka arsye edhe më të gjera, më të mëdha dhe me pasoja se këto? Është e qartë se gjatë qeverisjes së Hashim Thaçit, ekonomia e Turqisë ka shtrirë ndikimin e saj në Kosovë, përkatësisht ka realizuar një pushtim ekonomik të Kosovës, pasi që nuk bëhet fjalë vetëm për këto që i përmenda, por edhe për marrëdhëniet tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, pasi që kompani të mëdha tregtare depot e tyre dhe raftet e tyre i kanë të mbushura me mall turk. Mjafton të futesh në këto kompani tregtare dhe të shohësh gjithandej kryesisht, ose vetëm mallra turke. Edhe në këtë kontekst, Prizreni shquhet për këtë marrëdhënie të veçantë tregtare që ka me Turqinë, pasi që Prizreni është i njohur edhe për më herët për marrëdhënie të veçanta me Turqinë, sidomos në nivel të tekstilit, ornamentikës, manifakturës dhe zejtarisë. Pra, a bëhet fjalë për dëshirën që nëpërmjet Prizrenit, të shtrihet më tej pushtimi turk, apo ka qëllime edhe më të thella, siç janë forcimi i mendësisë turko-orientale që në Prizren është mjaft i theksuar, si mundësi për ndryshmin e mendësisë së tërë shqiptarëve, si mënyrë për të shtrirë përfundimisht ndikimin mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën, si dhe me reflektime të thella gjeopolitike e gjeostrategjike me pasoja të rënda për shqiptarët?
Zhvillimet e përgjithshme rajonale, e në të cilat përveç Turqisë dhe shtetit shqiptar janë të përfshira edhe Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, në fakt hedhin dritë mbi një axhendë të dukshme dhe tepër të rrezikshme për kombin shqiptar, sepse kjo axhendë është ndërtuar mbi dhe në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve. Dhe kur them këtë kam parasysh vizitat e shpeshta të vetë kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdoan në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, nëpërmjet të cilave takime, është shpallë vëllazëria edhe me popullin shqiptar edhe me popullin serb, por që në thelb, duket se bëhet fjalë për një ndërmjetësim të veçantë të Turqisë në negociata Prishtinë - Beograd,  e tashmë, edhe në negociata sekrete Tiranë - Beograd. Në këtë mënyrë, duket se Turqia mëton që nëpërmjet vëllazërisë së shpallur me popullin serb dhe me popullin shqiptar, edhe pse me asnjërin nuk ka kurrfarë lidhje gjenetike, të rifaktorizojë veten si fuqi rajonale përballë BE-së dhe SHBA-ve, por edhe të realizojë edhe përfitime ekonomike. Mund të shprehi shqetësimin që temë e bisedave të zyrtarëve turq me zyrtarë serbë mund të ketë qenë edhe çështja e privatizimeve në Kosovë, pasi që me një ligj që Serbia kishte miratuar gjatë viteve ‘90, qeveria e kohës e Serbisë kishte shndërruar ndërmarrjet shoqërore në shoqëri aksionare, me ç’rast 51% i takonin shtetit, pra Serbisë, e 49% punëtorëve, ligj të cilin e kishte quajtur të vlefshëm administrata e UNMIK-ut dhe që automatikisht Serbinë e bënte pronare të 51% të pasurisë publike të Kosovës. Shqetësimi që ngre me këtë rast, është se a mos për hir të pëlqimit që Beogradi mund të jepte për privatizimet në Kosovë për llogari të ekonomisë turke, Turqia ta kompensonte me trysnitë mbi shqiptarët për të bërë lëshime shtesë për llogari të serbëve dhe të Beogradit. Në këtë situatë, duhet thënë se roli i Turqisë në këto zhvillime duket të jetë më i madh sesa që mund të mendohet në shikim të parë, sepse në kontekst të planeve strategjike për të shtrirë sërishmi ndikimin e tij në rajon, shteti turk nuk përton të luajë lojëra të tilla të ndyra, sidomos kur dihet se ky shtet, pra shteti turk, është vazhdues i një shteti të njohur për pazarllëqe me sllavo-ortodoksët në dëm të territoreve dhe të çështjes shqiptare, siç ka qenë Perandoria Osmane, por edhe vetë i njohur për traktate të shumta me Beogradin, nëpërmjet të cilave traktate, shteti turk bëhej palë në projektet sllavo-ortodokse për spastrimin etnik të territoreve shqiptare. 

 
Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit? Thaci-ternava-antishqiptareRexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit? 03Erdogan

Dhe në këtë kontekst, implikimi i Edi Ramës personalisht, dhe i së majtës shqiptare të Tiranës që tash janë në qeverisje të shtetit shqiptar, në këto strategji kundërshqiptare në thelb, duhet parë si vazhdimësi të angazhimeve të hershme të së majtës shqiptare që nga kohë e Luftës së Dytë Botërore, e në mënyrë të veçantë gjatë anarkisë së vitit 1997 në shtetin shqiptar dhe gjatë zhvillimeve tragjike dhe gjenocidale në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, gjatë zhvillimeve të ngjashme në Maqedoni më 2001 dhe në Kosovë Lindore po atë kohë. Dhe ky implikim i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij në këto zhvillime të dëmshme për çështjen shqiptare, u vërejt gjatë vizitës së ministrit të jashtëm turk, Davutolu kur u shpall partneriteti strategjik ndërmjet Ankarasë e Tiranës,  që do të thotë vasalitet i Tiranës zyrtare ndaj Ankarasë, si dhe deklarimi i Edi Ramës për mbledhje të përbashkëta të qeverisë së tij me qeverinë turke. Dhe kur t’i shtohet kësaj se mbledhje të përbashkëta, Edi Rama ka paralajmëruar edhe me qeverinë e Hassim Thaçit, atëherë bëhet e qartë se është paralajmëruar në fakt mbledhje e përbashkët ndërmjet tri qeverive: të Edi Ramës, të Hashim Thaçit dhe të Rexhep Taip Erdoanit. Dhe nga këtu mund të kuptohet se përse Prizreni është vënë nën vëmendjen personale të këtyre tre personaliteteve politike, e që do të thotë se Prizreni do të jetë jo vetëm Jeruzalemi i Hashim Thaçit, por edhe i Edi Ramës dhe i Rexhep Taip Erdoanit, dhe qyteti ku mund të pritet të mbahen mbledhjet e përbashkëta ndërmjet këtyre tri qeverive. Në këtë mënyrë, del se Prizreni po projektohet si kryeqytet i dytë i Turqisë. Pozicioni gjeografik i Prizrenit si qytet kufitar ndërmjet Kosovës, shtetit shqiptar dhe Maqedonisë, e së këndejmi edhe pesha gjeostrategjike që ka ky qytet në rajon, sikur ka qenë një nga arsyet se përse është zgjedhur pikërisht për të qenë në vëmendjen e veçantë të qeverisë turke. Por ky pozicion i veçantë gjeografik dhe gjeostrategjik i Prizrenit, hedh dritë edhe mbi një aspekt tjetër strategjik të Turqisë: protektoratin e saj mbi kombin shqiptar, i cili do të mund të vinte në shprehje më të theksuar në rast ndryshimesh të kufijve rajonalë, proces nëpërmjet të cilit, shqiptarët do të humbnin një pjesë të konsiderueshme të Kosovës në veri, në veriperëndim dhe në verilindje, dhe në një pjesë të konsiderueshme të territoreve shqiptare në Maqedoni. Në këtë kuptim, ecejaket diplomatike të Turqisë në rajon, duhet parë edhe në këtë kontekst, dhe në funksion të rishikimit të kufijve rajonalë. Për këtë, duket sheshit se Turqia ka edhe pëlqimin e Beogradit, pasi që jo njëherë, por më shumë se kaq, gjatë disa dekadave, është shprehur për ndarje të Kosovës, kurse tash po flet për shkëmbime territoresh që po mundohet ta shtrijë si shkëmbim territoresh sllavoortodokse – shqiptare. Hiç më larg se para dy ditësh, Daçiç, kryeministri i Serbisë përsëriti gatishmërinë për të filluar negociata me Tiranën zyrtare të Edi Ramës, përkatësisht i bëri jehonë opsionit të Boris Tadiqit për bashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të serbëve e që do të realizohej nëpërmjet një marrëveshjeje historike ndërmjet Beogradit dhe Tiranës. Dhe duket se këtu duhet kërkuar një nga shkaqet e ardhjes së turpshme të Edi Ramës në pushtet, si përfaqësues i një të majte tradicionalisht vasale ndaj Beogradit, e së këndejmi edhe humbja e pamerituar e Sali Berishës, i cili vazhdimisht kishte deklaruar se nuk do të përfshihej as vetë, as qeveria dhe as shteti shqiptar në pazarllëqe të pista, nëpërmjet të cilave shqiptarët do të humbisnin territor.



Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit? Images?q=tbn:ANd9GcRZH-gmEWOrlkrJ9TEz47Hw0jQcG__SwzUtNNre9RfwXa5aKk72&t=1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi