“Nuk duam të bëhemi argat të djallit”
“Nuk duam të bëhemi argat të djallit”
“Nuk duam të bëhemi argat të djallit”
Sindikata e Bashkësisë Islame të Kosovës është distancuar nga procesi zgjedhor në kuadër të BIK-së, për shkak se siç thonë ata kreu i BIK-së dhe stafi i tij teknik janë të përkushtuar që edhe më tej të fundosin dhe nëpërkëmbin çdo vlerë njerëzore, fetare dhe kombëtare, vetëm e vetëm për të ruajtur interesat dhe privilegjet e tyre personale.
Në komunikatën e kësaj sindikate thuhej se ashtu siç iu kemi informuar edhe më herët mbi shkeljet dhe parregullsitë e njëpasnjëshme të kreut të BIK-së dhe të stafit të tij teknik, të zhvilluara në dëm të interesit të BIK-së, të punonjësve të saj dhe të vendit , iu ri-informojmë se ky grup, i cili tani nuk mund të quhet ndryshe veçse uzurpator i së drejtës, transparencës , ligjit dhe fjalës së lirë si dhe i rendit demokratik në vend, është i përkushtuar që edhe më tej të fundosë dhe nëpërkëmbë çdo vlerë njerëzore, fetare dhe kombëtare, vetëm e vetëm për të ruajtur interesat dhe privilegjet e tyre personale, në dëm të kësaj Bashkësie dhe shoqërisë tonë në përgjithësi.
“Insistimi me çdo kusht i parisë së Kryesisë së BIK-së për vazhdimin e punës së saj, sipas një dokumenti të trashëguar nga sistemi i tejkaluar monist, i quajtur “kushtetutë”, si dhe përshtatja e disa neneve dhe amendamenteve të asaj kushtetute sipas tekeve të çastit dhe interesit të ngushtë, jo më shumë se 3-4 vetave, - orkestrimi kinse i shpalljes dhe mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të BIK-së së fundi, menjëherë pas puçit të bërë ndaj kryetarit të kuvendit të BIK-së, - shpallja dhe mbikëqyrja e procesit zgjedhor drejtpërdrejtë nga vet kryetari i kryesisë - Tërnava dhe vet stafit të tij nga kryesia e BIK-së, pa rregullore dhe kritere të qarta dhe pa komision të pavarur, - largimi i nenit 49, i cili kufizonte mandatet e kryetarit të kryesisë së BIK-së, - garantimi i rrogës së përjetshme për kryetarin e kryesisë deri në vdekje, - krijimi i disa drejtorive pa staf adekuat, - legjitimimi i konfliktit të interesit për Resul Rexhepin, që në të njëjtën kohë të jetë edhe sekretar i kryesisë edhe i kuvendit, - mos konstituimi dhe konsolidimi i shumë këshillave të BIK-së në teren, - mos gatishmëria e sekretarit të kryesisë dhe vet kryesisë së BIK-së për të verifikuar shumë diploma të dyshimta të punonjësve të vet, të cilët punojnë në Kryesi”, thuhet në konunikatë.
Të gjitha këto parregullsi dhe shumë të tjera bëjnë që lidhur me të ashtuquajturin “ proces zgjedhor “ në BIK-së , Sindikata Islame deklarojmë se nuk pranojnë të futen në zgjedhje pa pastrimin e të së kaluarës së çdo individi, i cili dëshiron të bartë pozitë të lartë në radhët e BIK-së , sepse nuk duan të shndërrohen në argat të djallit, i cili vishet me lëkuren e qengjit.
“Besojmë se ka ardhur koha kur çdo njëri duhet të ballafaqohet me zotërinë e vet , të cilit i ka shërbye deri më tani, e jo që edhe më tutje duke u thirrur në emër të Zotit të vazhdojnë të jenë në shërbim të djallit. E gjithë procedura e zhvilluar në institucionin tonë, pas puçit të organizuar nga kjo kryesi, ndaj kryetarit të kuvendit të BIK-së dhe nëpërkëmbja e institucionit të kuvendit, për ne dhe për çdo njeri të arsyeshëm në vendin tonë, ishte dhe do të jetë e pa pranueshme, jo njerëzore, jo fetare dhe jo legjitime, dhe si e tillë e disfavorshme dhe degraduese për vet BIK-së në rend të parë dhe vendin në përgjithësi. Ne si punonjës shumëvjeçar të BIK-së, as kemi qenë e as do të jemi pjesë e kësaj loje të orkestruar nga individët nostalgjik për sistemin e kaluar monist dhe të cilët vendosmërisht po punojnë të nguflasin dhe fundosin të gjitha vlerat, çuditërisht për interesin e një klani të ngushtë me tutorët desktruktiv përreth, të dëmshëm për fenë dhe për atdheun tonë. Si rrjedhojë e këtyre ecurive të fundit, ne përfundimisht refuzojmë të jemi pjesë e këtyre manipulimeve të quajtura “zgjedhje” e të cilat edhe më parë i kemi refuzuar për formën dhe mënyrën që kjo kryesi ka ndjekur”, thuhet në komunikatë.
Sindikata Islame fton të gjithë kolegët, intelektualët, zemërhapurit, dashamirët e fesë dhe Kosovës sonë të përbashkët, që t’i kontribuojnë idesë për formimin e një Udhëheqje të re shumëpërfshirëse të BIK-së, qoftë edhe kalimtare , si formë e vetme për të dalë nga kjo krizë aktuale.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi