VIKTORIA XHAKO - GRINDJE DASHURIE – Skicë
Faqja 1 e 1
VIKTORIA XHAKO - GRINDJE DASHURIE – Skicë
VIKTORIA XHAKO - GRINDJE DASHURIE – Skicë
Nuk i ra ziles. Ishte gjysmë ore me vonesë. Unë qëndroja në sallon me çantën e udhëtimit pranë këmbëve. D. është i përpiktë, nuk vonohet kurrë. Nëse ndonjëherë është vonuar, ai ka ecur me nxitim për ta kapur kohën e humbur dhe ka ardhur i djersitur. Kur ndodh kjo, unë nuk flas, marr peshqirin ngjyrë pjepri, e fshi dhe i sjell kanatieren tjetër. Ai e di që unë shqetësohem për çdo vonesë të tij. Ai për mua është i domosdoshëm si ajri, pa të cilin nuk jetohet, jo si një organ, që sado i rëndësishëm qoftë, ekzistencën e tij e kujton vetëm kur ke dhimbje.
Jam e mërzitur nga vonesa e tij. Do të kalojmë fundjavën në një qytet të panjohur, rrugën e bëjmë për herë të parë, nata po zbret e unë ndruhem prej saj.
D. hapi derën me çelësin e tij dhe puthi me sy, pa fjalë, mërzitjen time. Mbylli çantën e laptopit, e hodhi krahaqafë, vari në qafë aparatin fotografik, që e nxori nga bufeja, më mori përdore, me tjetrën kapi çantën e udhëtimit dhe zbritëm shkallët. Fare pa fjalë. Pasi më mbërtheu rripin e sigurisë e mbylli derën e makinës nga ana ime, u ul në vendin e tij dhe nxori celularin. Regjistroi rrugën. Krejt në heshtje. E pashë me çudi. Ku qenka navigatori i makinës? U zgjat që ta vendoste celularin diku para vetes. Ia mora nga dora. Mërzia ia lë vendin dhembshurisë. Gjatë udhëtimit ia mbajta para syve edhe pse dora m’u mpi.
Kush e pa atë hënë të roztë në të djathtën tonë, që nuk na u nda gjithë rrugës? Futu mes degëve të pemëve të larta me forma e ngjyra të ndryshme, (me siguri një dorë mjeshtri i ka mbjellë si dekorim fantastik përgjatë autostradës), dil prej tyre, futu pjesërisht në re, herë duke prerë ballin, herë duke prerë mjekrën. Kush e pa atë park të stërmadh natyral, mbushur me gjelbërim, shtruar qilimin e barit të blertë, që ndrin si pasqyrë vigane nga drita e hënës?
-Do t’i shohim nesër, - thotë D. me shikimin përpara. Dhembshuria më derdhet në shpirt.
Në sfond u dukën disa shtëpiza. Sa në krah të rrugës, sa shpërndarë andej – këtej si lule të kuqe mes blerimit, krejt të ndryshme nga njëra – tjetra, por të gjitha hijeshuar nga kopshte, në kufij të të cilëve lartohen pemët plot me gjethe, edhe pse fundi i tetorit po vjen pa u ndalur.
Dalim nga parkingu. Recepsioni ndodhet në atë godinën e stërmadhe njëkatëshe. Aty është kafe - bari ku mund të marrësh çdo lloj pije, pas një udhëtimi prej dy orësh. Dëshiron të blesh një libër? E gjen aty. Vendin qendror të sallës e zë restoranti.
-Nuk dua gjë, - thashë. – Jam e lodhur, shkojmë në dhomë.-
Fola pa e shikuar në sy, kinse po shihja ato tortat brenda bufesë së xhamtë. Valët e dhembshurisë më ngjiten në grykë. Me dorën që mban fletët e informacionit dhe çelësin magnetik të dhomës, D. kap çantën. Me tjetrën ma kap pëllëmbën e dorës, ashtu si vetëm ai di, kaq butë, kaq ëmbël, kaq përkëdhelshëm, sa ndjesia e paqes, e mirësisë, e qetësisë, që më transmeton në shpirt më veshin të tërën. Të gjitha fjalët që nuk m’i tha gjatë rrugës duke parë atë rrudhën e padukshme mes vetullave të mia, (çudi se si e vë re ai) m’i tha tani me pëllëmbën. Gishtërinjtë e hapur i pleksa me gishtërinjtë e tij. Ia shtrëngova pëllëmbën fort, fort, në heshtje i thashë më fal, vala e dhembshurisë u ngrit marramendëse dhe ma përmbyti shpirtin. Ai uli kokën, më puthi rrëshqitas në faqe, dera automatike u hap dhe ne të dy u gjendëm në sheshin e blertë të paqes, gjelbërimin e së cilës e ndriçonin dhjetëra drita në formë yjesh. Ndala këmbët. D. uli çantën dhe më futi kujdesshëm në gjoksin e tij duke ma ruajtur fytyrën nga rripat, që i kryqëzonin kraharorin. Ma mori fytyrën ndërmjet dorës së lirë nga çanta dhe tjetrës ku mbante fletët e informacionit dhe çelësin e dhomës, më pa thellë në sy, në shpirt, më preku hundën me hundën e tij. Oh, D! Do më pëlcasë zemra nga dashuria për ty! Ti je i veçantë! Elegant! I butë! I freskët! Nuk e di, nuk e di, murmuris unë çdoherë. Kështu janë të gjithë, më thua ti duke qeshur.
-Ku është hoteli, D? –
-Këtu. –
Ne jemi përpara shtëpisë dykatëshe me numër 222.
-Kemi një dhomë këtu? –
-E gjithë shtëpia është e jona. –
D. hap derën me çelësin automatik dhe ne hyjmë në përrallë.
-U vonova sepse na e kishin ndërruar makinën, prandaj mungonte navigatori. –
Trokitja e lehtë në derë ia ndërpreu fjalën. Djali i shërbimit të restorantit me pranverë në fytyrë, na la në dorë dy vasketa të paketuara me letër të tejdukshme.
-Torta, - u gëzova unë. D. e di se sa më pëlqejnë tortat me shumë krem. I porositi në recepsion, sapo i pa në bufenë e xhamtë dhe sytë e mi të mbërthyer në to.
-D. Unë... –
Ai nuk më lë që ta mbaroj fjalën. Ai e di se ç’do t’i them. Ai e di se sa e dua.
D. Ti je perëndi! Cila mrekulli më solli mua ty? D. ia merr lehtë këngës sonë:
-Shpirti im i bukur, mos m’u trondit ti,... -
E ndërpret dhe improvizon:
-Nesër në pishinë, pas saj këtu përsëri. –
Natën e mirë!
E shtunë 19 tetor 2013 ora 18:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi