Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

URIME DITËLINDJEN MOTËR BESA

Shko poshtë

URIME DITËLINDJEN MOTËR BESA Empty URIME DITËLINDJEN MOTËR BESA

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 23, 2013 2:02 pm

 URIME DITËLINDJEN MOTËR BESA
 
URIME DITËLINDJEN MOTËR BESA 1044743_658180540882007_269661154_n
 
 
Ma e vogla motër e jona
Sot Ditëlindjen e  feston,
Zgjohen fmija edhe burri
Sa me gëzim e Urojnë.
 
Edhe unë ktu nga Düreni
Jam zgjue heret me të Uru,
Atje n´Weiden këto vargje
Si Urim me ti dergu.
 
Patem fatin, si shumë të tjerë,
Me que jetën në kurbet të zi,
Ma dashuri t´atdheut e t´nënës
Kurr moj moter mos me u ngi.
 
Se ditëlindjet n´dhe të huaj
Nuk kan fort lezet njerzimi,
Kur t´bjen n´mend pragu e nëna,
Derdhet loti e t`rrok pikllimi.
 
Shkon punon nga dymbdhjet orë
Në fund t´muajit para ska,
Kur të rrokë edhe merzia
E në vaj zhgrehesh pa pra.
 
Ta urojnë sot Ty ditëlindjen
Djem e vajza e gjaku yt,
Kur sashtë nëna me t´përqafue
Malli i shkretë pikllon e mbytë.
 
Unë e di moj motra ime
Se ta kishim nënen pranë,
Me t´përqafue me ato rrudha
Stë vyen boten me ta dhanë.
 
Shumë ditëlindje do të ikun
Në dolli lotë do të lshojmë,
Vajtojmë fatin, jetën e zezë,
Asnji ditë të bardhë spo gzojmë.
 
Por ty moter shumë Urime
Fati i njeriut thonë është si mbret,
T´më jetosh me familjen tënde
Edhe nja njëqind vjet.
 
T´përqafoj nga këtu larg
Unë i madhi vlla Agimi,
E nga zemra të Uroj
Të mbrojtë në jetë fati e gzimi.
 
24.10.13
Düren A.G.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi