Ksenofon M. Dilo: Nga shteti në shtet
Faqja 1 e 1
Ksenofon M. Dilo: Nga shteti në shtet
Nga shteti në shtet
“ E SHKUAR SHIKOHET JO PER TE MARRE HAK POR, PER TE PERMIRESUAR PUNEN NE TE ARDHMEN”
Dr.Jani Dilo
Dr.Jani Dilo
Nga Ksenofon M. Dilo
Radhë…Radhë dhe heshtje.Po heshtje që flet.. Radhë për të marrë dokumente persekutimi ! Radhë për t’i dorëzuar... Po ku, vallë?! Në shtet?! Heu! Nga shteti,në shtet ..Ujku përpara syve ecën serbes...dhe i kèrkohen gjurmèt !I kujt është faji? I zyrès,apo i zyrtarit..? I lindin trurit edhe pyetje të tilla retorike... Buzëqeshin ata që “shihnin dhe qimen në vezë ...” Buzëqeshin hidhur. Nënqeshje apo qeshje nën hundë. Nën qeshje vrastare...! O Zot,a i dallon dot, kujt i vjen për të qeshur me vuajtjet e përlindura prej shtypjes, persekutimit e krimit?
Veçanti e çuditshme: Radha qetësi,investim në ekuilibrin e tyre shpirtëror. Ustallarèt e vjetèr helmojnè higjenën demokratike.Ata sikur nuk kanë tjetër punë veç me pak fjalè t‘i thonë të persekutuarit:shtrohu, përshtatu me faktin, me fatin...! Dhe e mbytin me shpresa !Po,kanë arsye..flenë syhapur e përpiqen të shohin realisht atë shumëçka që e ndiejnë vetëm në ato pak sekonda për çfarë shikojnë në ëndèrra, qoftë dhe përsëritur nëpër netët e zymta të njè prtitshmërie të zgjatur...
Ndryshe pse duhet lejuar vazhdimësia e radhës…..kjo lëvozhgë e ngjitur nga e kaluara, që mban me vete nota poshtërimi,abuzimi me doza të pagëlltitshme, por mbytëse... ?! Demokracia kërkon me vepra të sinqerta vëllazërore të afrohen zèmrat shqiptare e jo të lëndohen më tepèr nga ç’ janë lënduar! Shërimi i dobësive të trashëguara nuk na diskrediton.Na lartëson.Jo të thuhet do të vendosim drejtësinë në jetë...Dhe, drejtësia veç në mos mundtë,se s’lë gjë pa bërë! Spekullimet morale janë bërë modë! E vërteta dhe dashuria s’marrin frymë.
Janë ata që nuk heqin dorë nga formacionet komuniste dhe duan që ndryshimet të jenë sipërfaqësore,diku anakronike,për tu quajtur demokratike. Janë ato monstra që pengojnè reformat me synimin demonian që ish të vuajturit të mos kenë kushtet e nevojshme të lirisë ekonomike, njerëzore, politike, po të kenë reformat vulën e xhambasllëqeve,të pazarllëqeve,të përçarjeve,grindjeve...Janë ata që,njeriun nuk e duan të jetë krijesë e lirë e Zotit,po të jetë vegël e thjeshtë e shtetit e partisë. Janë ata që Padrejtësinë e duan të lulëzojë, kurse Drejtësi e dëshirojnë të heshtë, deri sa e vjedhura t’u bëhet pronë, degëve t’u fshihen rrënjët e vrasejeve - dëshmitë! Këta komedianë tallen me të drejtat e njeriut,shkelin të drejtën e jetës së tij .. Kriminelin e duan tè lirë, të drejtën të burgosur !Atlasi i kurmit të persekutuarit flet shumè për të...
Të burgosurit në radhë… Radhë që shtohen e diç na kujtojnë kur dyqanet e bukës e vitrinat e shitoreve ishin bosh... radhë që thyen dhe monotoninë e saj. I dènuar ,dhe ai,që kaloi në krime vet-padronin! Dhe për këtë ai nuk e fali ! Tani ata kanë stilin e tyre të rrëfimeve.Këshillojnë e përgjërohen që kanserin e kuq ta shèrojmè me aspirina..As u shkon ndër mend që truri i tyre do larë nga kanseri i kuq. Shpirtin duhet ta pastrojnë..Proverbi jo i vjetër thotë: “Ai që merret nga polici lirohet.Ai që merret nga hoxha e prifti,nuk kthehet më”. Kuptohet ekzekutuesi është ordiner,po padroni ,mjeshtri, urdhëruesat që bënin gjëmën ku janè ? !
A thuaj nuk është tallje! Po Zoti s’duron tallje. Vrasësi ka vetëm një emër,KRIMINEL ç’ngazëllim djallëzor! Vihet drejtësia në shërbim të padrejtësisë .. A ka radhë të çeli gonxhe mirësie dhe dashurie? A po “harrohet” plaga të mjekohet për një shëndet të vërtetë që do të thotë sadizëm, si në vrasjen e të burgosurit politik, Fore Pocoli (në Leusë të Përmetit)…etj, të dënohen e jo të afroheshin në Tiranè !!! Nuk është rrezik të vihet dorë sinqerisht mbi të metat, po duket mjaft delikate kur mbahet gjarpri në gji…!
Me të drejtë del dhe pyetja: Mos vallè krimi, hipokrizia, paskan mbi njerëzit me pushtet (nè tranzicion) nga e drejta ? Kush dredhon pyetjen vjedh të vërtetën. Hesht drejtësia.Livadhisin kriminelët. Si njera,tjetra shkatërrojnë.
Kujdes, komedianë!ngushèllim i oratorisè sé damarève tè Enverit. Boll po talleni me ironi me tè drejtën e njeriut e i shkelni të drejtën e jetës! Mjaft më! Akoma nuk po vini dot dorë sinqerisht mbi turpe të tilla; po mirrni për sistem hipokrizinë,e për parim diktaturèn e rrugès. Kurse për ideal kini pikëpamjet antivëllazërore, antishoqërore, antishqiptare …Ku u shpie fantasia e sëmurë delirante? . “E kaluara shikohet për të përmirësuar punën për të ardhmen,e jo pèr tè marrè hak” Aisbergu lëviz tërë madhështi,pikërisht sepse një pjesë e tij qëndron mbi ujë.Më e rèndesishmja, ajo qè vlen, të nënkuptohet …” Bota èrhtè e atyre qè digjen dhe jo e atyre qè ngrohen

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi