Xhafer LECI e Asllan DIBRANI:Në Stuttgart u promovuan tri libra të intelektualëve të mërgatës
Faqja 1 e 1
Xhafer LECI e Asllan DIBRANI:Në Stuttgart u promovuan tri libra të intelektualëve të mërgatës
Aktivitete kulturore në Gjermani
Disa pjesëmarrës nga aktiviteti
Vitor Spaqi, kryetar dhe Gjylije Lecaj, sekretare
Drejtuesit e aktivitetit-punës
Domenik Spaqi duke prezantuar muzikën e lehtë shqiptare
Lekë Preçi dhe Emin Fazlija
Qendra Kulturore Shqiptare me seli në Stuttgart, me datën 13.10.2013-të, organizoi promovimin e botimit të tri librave të inelektualëve të mërgatës tonë. Botuesit e ktyre veprave janë; z.Hamza Halabaku, me veprën: “Një Ditë Midis dy epokash”, referues Lekë Preçi, zonja Gongje Letmi-Begisholli, me veprën: “Lutje Nënës” - libër për fëmijë, referues Xhevat Muqaku, dhe z. Fran Tanushi, me veprën: “Ishulli Im” referues z.Hasan Qyqalla”.
Disa pjesëmarrës nga aktiviteti
Nga Xhafer LECI e Asllan DIBRANI
Pas këndimit të Himnit kombëtar, Programin e këtij aktiviteti letrar e hapi moderatorja zonja Gjylije Lecaj, sekretare e QKSH-së, e cila përshëndeti të pranishmit e këtij aktiviteti me vlerë kuturore e kombëtare. Në emër të kryesisë dhe të antarësisë së zgjeruar të QKSH-së në Stuttgart, z. Vitor Spaqi, kryetar, përshëndeti botuesit, musafirët, referuesit dhe të gjithë të pranishmit tjerë në këtë takim, u përshëndetën edhe Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, kryetar i Beslidhjes, dr.internist Bekim Balidemaj, nga Martinaj të Plavës, si dhe bashkëshortja e z.Balidemaj, po ashtu doktoreshë e ortopedisë.
Për nder të mysafirëve, autorëve, dhe të gjithë pjesmarrësve tjerë u ndoqën ca tinguj të muzikës të lehtë shqiptare, nga Domenik Spaqi.
Organizatorët për këtë organizim të mrekullueshëm kishin përgaditur një koktej rasti për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.
Organizatorët për këtë organizim të mrekullueshëm kishin përgaditur një koktej rasti për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti.
Vitor Spaqi, kryetar dhe Gjylije Lecaj, sekretare
Zotni Lekë Preçi, referues për librin e shkrimtarit, publicistit dhe poetit Hamza Halabaku me titull: ”NJË DITË MIDIS DY EPOKASH” botuar nga Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku” Prishtinë , 2012.
Referati i z. Lekë Preçi cili u lexue para pjesmarrësve dhe u përcollë me durtrokitje, është botuar tek gazeta “Bota sot” botimi i shtypur i Diasporës, më 15.10.2013, me titull: Rrëfim autentik në veten e parë
Leka pas përshëndetjes tha: z. Hamza Halabaku, si ndihmës sekretar i parë i Kuvendit të Kosovës... është pjesmarrës i drejtëpërdrejt i proceseve dhe ngjarjeve të zhvilluar në fillim të viteve 1990-ta, prandaj ai me vërtetësi, fakte, argumente dhe dokumente e ka shkruar librin në fjalë. Arsyeshëm mendojmë se pas botimit të këtij referati mjaftonë me kaq.
Drejtuesit e aktivitetit-punës
Hamza Halabaku, tha se janë tubuar që duke bërë promovimin e librit tim më të ri, ta rikujtojnë një datë të rëndësishme të historisë sonë të re dhe akterët e sajë, 2 Korrikun e vitit 1990 kur delegatët e sesionit të fundit të legjislativit të Krahinës së atëhershme Autonome të Kosovës, në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shpallën Deklaratën e pavarësisë nga Serbia.
Kësaj ngjarje historike i parapriu një periudhë me plot kthesa e ngjarje dramatike.
Pas demonstratave të studentëve e të rinisë shkollore të vitit 1981, të përkrahura nga mbarë popullata shqiptare, filloi një fushatë e egër antishqiptare e programuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe e përkrahur nga inteligjencia e strukturat e pushtetit serb dhe Kisha ortodokse serbe.
Dhunimet, plaçkitjet, shpërnguljet me dhunë e gjenocidi i pa qenë ndaj serbëve, ishin sloganet që përsëriteshin çdo ditë në fjalime politike, në mjetet e informimit të Serbisë si në ato të shkruara edhe në radio e televizion, e që ishin të imagjinuara, por që kishin për qëllim ta indoktrinonin popullin e Serbisë që kësaj politike ti japin mbështetjen për masa hakmarrëse ndaj shqiptarëve. Kështu lindi lëvizja populiste serbe, që përshpejtoji zhbërjen e Jugosllavisë së atëhershme.
Në verën e vitit 1989 dështoi Kongresi i 14 i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë që ishte fundi i sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik. Në dhjetor të vitit 1989 u formua Lidhja Demokratike e Kosovës, si lëvizje gjithë popullore e shqiptarëve, e udhëhequr me shumë sukses nga dr. Ibrahim Rugova, i cili me urtësi, guxim intelektual e vizion politik arriti ta internacionalizojë çështjen e shqiptarëve të Kosovës.
Delegatët, të cilët e shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik të vitit 1990, në bashkëpunim edhe me LDK-në, në konspiracion të plotë, me datë 7 shtator të po atij viti, në Kaçanik, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, formuan Qeverinë e cila u detyrua të veprojë nga jashtë, ndërsa brenda u formuan organet paralele të Kosovës, të cilat me veprimin e vet e tërbuan pushtetin serb.
Halabaku tha se Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte ALFA e një rrugëtimi relativisht të gjatë e sakrificës dhe e fitoreve tona që çuan në fillimin e rezistencës aktive të UÇK-së, Konferencës në Rambuje, intervenimin e sulmit të NATO-së mbi pozicionet serbe e deri te tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me njohje ndërkombëtare më 2008.
Në këtë libër modest, jam përpjekur që ngjarjen e 2 korrikut ta paraqes nga këndvështrimi im, si njeri që pata rastin t’i shohë nga afër zhvillimet e asaj dite, si brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe jashtë ndërtesës, ku u zhvillua mbledhja historike për Deklaratën Kushtetuese.
Pa pretendime që ky libër të jetë fjala e fundit për një ngjarje të tillë madhore, pikësynimi im më shumë ka qenë që kjo ngjarje të mos mbulohet nga harresa.
Në fund, duke rikujtuar veprimin atdhetar dhe të guximshëm të delegatëve shqiptarë të asaj kohe, të cilët sakrifikuan shumë për të sendërtuar vullnetin e popullit liridashës, më duhet t’i përmend dhe t’i falënderojë këtu publikisht për ndihmën që ma dhanë me vërejtjet e sugjerimet e tyre për hartimin e këtij libri, delegatët prof. Dr. Skender Skenderi e Bujar Gjurgjealo, akademikun Jusuf Bajraktari, publicistët Frrok Kristaj e Gani Bajrami dhe mikun tim, Çerkin Bytyçi, tha ai. Më lejoni që me këtë rast ta falënderoj edhe dajën tim Eshref Dërgutin për mbështetjen e tij financiare për daljen në dritë të këtij libri.
Domenik Spaqi duke prezantuar muzikën e lehtë shqiptare
Në mungesë të arsyeshme të z. Xhevat Muqaku, referuesi për librin e poetes Gongje Letmi-Begisholli “Lutje Nënës”, poezi për fëmijë, botuar nga Sh. B. "Beqir Musliu", Gjilan, 2012, foli z. Zef Prenga, i cili lexoi pjesë nga libri në fjalë, si poezinë e fundit „Lutje Nënës“ Zefi ndër të tjera citoi z. Patër Marjan Lorenci, cili aty ishte prezent, të ketë thënë: „Libri është si buka për njeriun“. Prenga me shumë interesim dhe duratrokitje u përcollë nga të pranishmit...
Foli edhe botuesja e këtij libri zonja Gongje, cila pas përshëndetjes, ajo u shpreh; libri im sot promovohët për herë të dytë, dhe se të gjitha mjetet e grumbulluara nga shitja e këtij libri do të detikohen arsimit shqip. Zonja Gonxhe tha se është antare e këshillit të prinëdërve dhe se ajo punonë pa u ankuar asnjëherë për fëmjët dhe shkollen shqipe.
Për librin „Lutje Nënës“ ka bërë një shkrim/vështrim të mrekullushëm z. Xhevat Muqaku tek portali „KosovariMedia.com“ publikuar me datë 09.10.2013, me titull: Gonxhe Letmi- Begisholli, në prehërin e gjyshërve rritën e kërkon (< -- kliko dhe lexo)
Zotni Hasan Qyqalla, referues për librin e poetit, prozatorit dhe gazetarit, z. Fran Tanushi “Ishulli Im” botuar nga SAGA Prishtinë, 2013
Poeti që identifikohet me vargun, apo, vargu që identifikonë poetin...
“Fran Tanushi një ishull, që se dij kur do të bëhet gadishull…!” – Ali Podrimja
Ligjërimi poetik i Fran Tanushit, është fare individuale gjithnjë karshi formës intonative dhe sonore përgjatë vargënimit narrativ. Poeti krijon komunikim të prajshëm përmes karaktereve, personazheve qofshin ato pozitive ose negative, mbase mjshtërisht dhe ne mënyr të stërholluar arrin t’i ndërtoj. Apostrofohet si ndër poetët që preket nga ndjeshmëria përballë situatave, gëzohet, këndon, hidhërohet, qanë, rrebelohet, buçet, mvarësisht prej rrethanave, si reflektim i shprehjes së emocionalitetit. Subjektivizmi i krijimtaris së këtij autori, ka pëmbajtje, ka vlerë duke zhvilluar e pasuruar materialin artistiko – poetik dhe funksionalizimin e konkretes, mbase formëson lidhjen e personazheve, e situatave, e ngjarjeve dhe veprimeve, që janë elemente të domosdoshme drejt krijimtarisë artistike. Poeti, duke u perballë me përditshmërin jetësore, ngjarjet mbreslënëse, qofshin ato të drejtperdrejta apo edhe irreale, arrinë në përputhje me specifikën që ka vargu i tij, t’i transformoj në art. Për njohjen apo studimin e individualitetit poetik, kërkohet medeomoms që të depërtohet në thellësin dhe shtrirjen e artit të tij, të hyhet në laboratorin e krijuesit, që të zbulohen të fshehtat e mjeshtrisë së rrëfimit. Besnikërisht proçedon frymën ideoartistike në krijime, edhe kur imagjinon apo edhe mistifikon në vargjet e tija. Këtu, do parafrazoj poetin tonë të madh (të ndjerin) Ali Podrimja, që kur lexoi vargjet e poetit në fjalë, tha: “Fran Tanushi një ishull, që se dij kur do të bëhet gadishull ”! Specifikë tjetër që hasim tek opusi krijues i poetit Tanushi, është kur autori nuk shpalosë vetëm dukurit që janë të kapshme dhe përceptueshme për të gjithë, por sogjon edhe më tej, sheh veti e cilësi estetike, që i shpëtojnë syrit të njeriut të rendomtë. Ja si do të shprehet Bjelinski, në definimin e artit me filizofin: “Filozofi,- ka thënë ai,- flet me silogjizma, poeti me figura dhe tablo ”!
Akti i krijimtaris poetike të poetit Tanushi, është e përsosur, e pasur, në shtjellim me gjuhën e veçant, figura, metafora, alegoria dhe gjithë parametrat e formësimit të artit të mirëfilltë, që shprehet me forcën emocionuese e herë herë ekspresive. Kjo artin komunikativ të poetit që ka formuar kultin e vet, dhe ushtron ndikim hedonistik, që nënkupton knaqësin e vlerës morale, shpirtërore tek lexuesi gjersa provokon kritikën tonë letrare. Prandaj konkludoj me plot përgjegjësi se Fran Tanushi është Poeti që identifikohet me vargun, apo vargu që identifikon Poetin…
Shkrimtari Fran Tanushi, pasi përshëndeti të pranishmit, ai u shpreh, “unë poezinë nuk e kam shkrimtari por shpirtëri”. Poezinë me të cilën e kam filluar librin tim e kam titulluar ”Mos më kërkoni ndër Varre”...
Me këtë rast, rrethë vlerave të librave në fjalë folën: Emin Fazlija, Asllan Koqinaj, Rexhep Neziri, Asllan Dibrani, Xhafer Leci, Faridin Tafallari, Nue Lekaj, Hasan Qyqalla, Tefik Tamadani dhe Selami Morina.
Ndërsa, Emin FAZLIJA, alias Emil Kastrioti, tha se meqenëse recenzentet e të tria librave i dhanë vlerësimet e tyre mbi këto tri libra të vlefshme,si dhe fjalët e autorëve ma zvogëluan diapozonin që kisha me folë, unë do të përqendrohem në nji pikë, e cila me ka munduar tërë jetën time. Ajo brengë e imja ka qenë me i parë vajzat dhe gratë shqiptare të shkolluara dhe të emancipuara në jetën tonë shoqërore e politike, sepse siç thotë një fjalë e urtë popullore: "Gruaja i mban tri shtylla të shtëpisë, kurse burri vetëm një".
Me këtë desha të thoja se jam shumë i lumtur që sot e njoha këtu në mesin tuaj autoren e librit "LUTJE NËNËS", zonjën e nderuar GONXHE LETMI - BEGISHOLLI, cilës nga zemra i dëshiroj shëndet e punë të mbarë dhe presim nga kjo bijë e Dibres së Madhe edhe shumë vepra të tjera. Librit të sajë me poezi ja lëshova një sy dhe i lexova shpejt e shpejt disa poezi që me mrekulluen.
Aty e pashë shpirtin-vullkan të një nane shqiptare, të një poeteshe me nji sens hulumtues e psikologjikues, të një intelektualëje nga e cila do të presim edhe shumë vepra tjera edhe më tërheqëse sepse zonja Gonxhe ka fuqi, ka kapacitet dhe ka vullnet me dhënë kontributin e sajë në lëminë e kulturës dhe letersisë kombëtare shqiptare. Gjithmonë, që nga mosha e re kam dëshiruar dhe ëndërrua qe femrat tona të shkollohen, të bëhen të zojat e vetës së tyre, familjes se tyre dhe tërë shoqërisë sonë. Pas Luftës së Dytë Botërore ne krrahinën time nga vij unë, pra nga Shala e Bajgorës, e cila i kishte 54 fshatra por nuk kishte asnji femër qe dinte shkrim-leximin. As emrin e vet nuk dijshin të gjorat ta shkruajnë, kurse sot po ajo Shala e ime e Bajgorës e cila i kishte ka shumë mjeke, specialiste të degëve të ndryshme të medicinës, kemi inxhinjere, arkitekte, piktore, avokate, mesuese e profesoresha të të gjitha lëmive. Kemi edhe deputete në Parlamentin e shtetit tonë Kosovës. Po kemi edhe gazetare siç kemi edhe në tjerat krahina e rrethe të Kosovës. Prandaj motra e jonë Gonxhe nuk do te jetë e vetmuar. Ndoshta edhe këtu në Gjermani do të na paraqitet edhe ndonjë "Gonxhë" tjetër me vepra të tilla letrare dhe ato "gonxhe" të shumëzohen e të lidhen ne nji gjerdan të madh e të bukur të letersisë sonë kombëtare. Urime e punë të mbarë motra jonë Dibrane!
Lekë Preçi dhe Emin Fazlija
Gjithashtu përshendes edhe dy autorët tjerë z.FRAN TANUSHIN dhe Hamza Halabakun dhe ju uroj punë të mbarë e suksese ne jetë dhe ne veprimtarinë e tyre letrare e kombëtare. Në fund i falenderoj organizatoret e këtij promovimi, pra Qendren Kulturore Shqiptare të Shtutgardit për kët eviment shum domethënës. Ju falemnderit të gjithve qe me dëgjuat. EMIN FAZLIJA
Tefik Ramadani, përshëndeti duke treguar se ardhur nga Mannheim-i. Jam Defektiolog dhe punoj në profesionin tim, gruan e kam mësuese, nuk jam poet por për mua poezia është shpirti i njeriut. Sot në Diasporë nuk ka më nxënësa të cilët vinë nga vendlindja, por të gjithë janë të lindur këtu në Perëndim, për këtë arsye ka shumë nevoj të shkruhen libra me poezi, prandaj i përgëzoj shumë botuesit e librave të cilët me botimet poezive... po e mbajnë gjallë frymen atdhetare të rinisë tonë...
Moderatorja e këtij takimi kulturor-letrar zonja Gjylije Lecaj, e mbylli takimin, duke falënderur të pranishmit për pjesëmarrje. Koktej vazhdoj me këmbime bisedash....
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi