Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur

Shko poshtë

Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur Empty Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 27, 2013 7:59 pm

Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur 1391658_638365762882761_695340712_n

Shaip Beqiri
:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur



Dje pata një bisedë me mikun tim të vjetër, me piktorin e njohur nga Kosova, z. Daut Berisha. Në bisedën tonë hyri si një rrufe që çan gjithçka me duhinë e vet shkallmuese shqetësimi i tij për njerëzit tanë të arratisur në Francë, të cilët ishin katandisur egërsisht nën një urë në Lyon. Me një dhembshuri e mllef të madh, që sall në shpirtin e një artisti si Berisha mund të bashkohen e të ketë një kolorit shumë të fisnikëruar, duke mos e fshehur brengën e madhe dhe mundësinë e kufizuar që mund të ketë veprimi i tij në këtë rast, më tha se do të bënte gjithë çfarë ishte e mundshme me u dalur në ndihme këtyre njerëzve të shkretë që janë braktisur nga të gjithë.
Më vijnë edhe mua pamjet që më shpërfaq miku im, një piktor i përmasave botërore, harruar e braktisur aq paturpësisht nga grigja e injorantëve që kanë marrë në dorë të udhëheqin artin e kulturën shqiptare gjithandej, me zërin që i dridhet nga ankthi e dhembja për njerëzit tanë, përzier me ato pamje aktuale ku shfaqen pushtetarët tanë të hakërruar pas votash ndër sheshe e bulevarde duke iu turrur si të tërbuar qytetarëve të mjerë në kërkim të hapur të votës me rrenat që as vetë tashmë nuk u besojnë... 
Jashta këtyre pamjeve kaq të ngatërruara në një kollazh mjegulle e tymtaje nuk më shqiten dot as aq emra tingëllues shkrimtarësh, muzikantësh e artistësh të tjerë të shumtë që kanë shkumëzuar në kohë të gjatë së stolisuri aq pafytyrësisht me shkëlqimin e Francës e të Parisit me pupla mashtruese atdhetarësh besnikë e të përvuajtur, kurse tash, kur këta qindra njerëz të vendit të tyre ndodhen në kulm të një tragjedie, ata mbajnë bishtin nën shalë dhe bëhen se nuk dinë asgjë dhe se një thirrje njerëzore drejtuar për ndihmë atyre njerëzve nuk ka të bëjë me ta, madje ndoshta e konsiderojnë edhe të padenjë për madhështinë e tyre të cfilitur!
Më mbeti përbrenda vetes tingëllima shpërthyese e zërit të qetë të maestro Berishës një alarm që e bën buçitës faktin se ne kaherë kemi humbur busullën që do të na shpurte andej nga synohet qytetërimi i sotëm i njerëzimit. Dhe gjithë këtë shqetësim kaq fisnik ai e shprehte me modesti e qetësi të paparë, duke e ndjerë thellë në vete; e, në anën tjetër, ndonëse është një piktor që ka arritur kulmin e famës të përmasave botërore, kurrë nuk më ka rënë ta dëgjoj prej tij një fjalë të vetme ankimi për përbuzjen më të vrazhdë që i është bërë artit të tij lapidar në vendin tonë, ku nuk është ftuar një herë të vetme të ekspozojë qoftë edhe një pikturë të vetme. 
Artistë ndër ne e në botë ka shumë, poende ka artistë me vepra të mëdha artistike, por artistë me vepra dhe me një shpirt si të Daut Berishës përnjëmend ka shumë-shumë pak.






Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur 95854
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi