Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Pena ime, Atdheun mos ma lë në vuajtje !

Shko poshtë

Musa Jupolli:Pena ime, Atdheun mos ma lë në vuajtje ! Empty Musa Jupolli:Pena ime, Atdheun mos ma lë në vuajtje !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 29, 2013 10:38 pm

Musa Jupolli:Pena ime, Atdheun mos ma lë në vuajtje ! 1005007_10202381745613069_723345738_nMusa Jupolli:Pena ime, Atdheun mos ma lë në vuajtje ! 487639_4709006851218_865922855_n

Musa Jupolli:Pena ime, Atdheun mos ma lë në vuajtje !
 
Cdo varg i imi
Një gotë verë e Atdheut tim
N' Diell të çdo shekulli
Aty kalon bunimi i ujtë
N'bregore të vreshtave Pellazgo-Ilire 
_______
Etshëm Drini e Vjosa
Buna e Nolit
Debat me jetëson në Poezi
Në botën e letrave JAM
T' mendimeve gjeografike
T' astronomisë
Aristot vetë n' udhëtim
Ilir apo Grek
Toka tha : E rrumbullakët asht-është
Epokë !
N' Hyje lexohej gjeometria
Poezia lindi në zemër
U tha me gojë
U këndua
Shkruhet në letra
Po Pena ime
Pse u harrove nga populli im
N' mision të Poetit
Realizmi i Migjenit
Shetitje në shpirtin e tij
Ai stil i tij
Në Manastir u brymos
« Iliria » Pena e parë
« Sokrat i vuajtur
apo derri i knaqun »

Një varg a Poemë
Për atë Ditë të lindjës
Për atë kulturë në shkrime
Për « Lulin e Vocërr « 
Detin do e kaloj
Të flas për vargun tënd
Atje ku Dielli
Ajo rreze drite
Që ngrohte Lulin tënd
Që ndriçon mendjen tonë
________

Vitet mos të mbesin
Vetëm fjalë
Poemë lirikë thumbuar
Në zgjim
Manifestim për t' ardhmën
Para tytës
Para fjalës që vret
Me lotët e Nënave
Me zërin që buqet
Me fëmiun në gji 
Shikimi i të cilit
Shëndriste
Si Qielli
Qielli-Liri
Prehje dashuri
Ngrohje në rrahje zemre
Lakuriqe
Me lëkurë të trupit
Butësi
Vitet mos të mbesin fjalë
Liri, Poemë që thrret
Hero- Heroinë
Nënat që shpëtuan fëmijët
Foshnjet në Male të Dardanisë
Ku çdo Mal fillon me shkronjë të Madhe
Me ninullat
Shqiponjat e Lirisë
Pena ime, Atdheun tim
Mos ma lë në vuajtje !

musajupolli,paris,29/10/
2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi