Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rizgjedhet myftiu Naim Tërnava

Shko poshtë

Rizgjedhet myftiu Naim Tërnava Empty Rizgjedhet myftiu Naim Tërnava

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 31, 2013 9:29 pm

Rizgjedhet myftiu Naim Tërnava
 
 
Rizgjedhet myftiu Naim Tërnava Largea_naim-ternava11383209655
Tërnava shtyhet me Ahmet Sadrinë
(E plotësuar)- Myftiu i deritanishëm Naim Tërnava e ka fituar edhe një post për pesë vitet e ardhshme për ta udhëhequr Bashkësinë Islame të Kosovës. Për momentin në BIK është duke u mbajtur një konferencë për shtyp ku do të njoftohet më shumë për zgjedhjen e myftiut.
Sadri Bajgora dhe Fahrush Rexhepi janë tërhequr nga gara për myfti të Kosovës ndërkaq tani në garë kanë mbetur vetëm Naim Tërnava dhe Ahmet Sadriu. 60 anëtarët e Kuvendit pritet që të votojnë së shpejti myftiun e Kosovës i cili do të jetë në këtë mandat deri në vitin 2018.
Nis votimi, Naim Tërnava premton transparence 

Naim Tërnava ka thënë se aktualisht nuk është Myfti i Kosovës dhe ka premtuar se pasi të përfundojë votimi do të dalë para mediave. I pyetur se çka pret pas këtij votimi, Tërnava është përgjigjur se pret më të mirën. "Ne jemi këtu për të mirë. Pasi të përfundojnë të gjitha procedurat unë do të deklarohem serish", ka premtuar ai, derisa është sjell mirë me gazetarët për dallim prej herëve të tjera. Tërnava u ka premtuar gazetarëve transparencë dhe mospengesë në punën e 
tyreRizgjedhet myftiu Naim Tërnava Arrow-10x10.

Ajni Sinani zëvendëson Xhabir Hamitin 

Ajli Sinani është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai në këtë post e ka zëvendësuar ish kryetarin Xhabri Hamiti, i cili u shkarkua para pak muaj nga kjo detyrë. Gjithashtu është zgjedhur edhe nënkryetari i kësaj kryesie. Pas shtjellimit të disa pikave Kuvendi pritet që të hedh votat për zgjedhjen e Myftiut të Kosovës. Zyrtarët e BIK kanë thënë se kjo procedurë mund të zgjatë pak, diku deri në orët e pasdites. Në votim janë duke marrë pjesë 60 anëtarë të BIK-ut.

Fillon Kuvendi zgjedhor i Bashkësisë Islame
Kuvendi i BIK-ut është ndërprerë për të falur drekën, ndërsa pas faljes do të vazhdohet me votimin për Myftiun e Kosovës i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë, Naim Tërnava.
 
Pa kaluar një orë nga fillimi i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës janë bërë emërimet e para, duke lënë të kuptohet se tashmë Naim Tërnava e ka shtruar terrenin për ta kaluar këtë proces pa kundërshtime ndaj tij.
Në krye të Kuvendit të BIK-ut është zgjedhur Ajni Sinani nga Prizreni, ndërsa zëvendës kryetar i Kuvendit të BIK-ut është zgjedhur, Fadil Hasani, profesor në Medresenë në Prishtinë, nga Podujeva.
Kundërshtarët e Naim Tërnavës thonë se të dy këta persona janë aktiv në shoqata jo qeveritare që e ndjekin vijën e “Islamit Politik” të Vëllazërisë Myslimane. Për Sinanin gjthashtu raportohet se mban “kontakte të mira” edhe me organizata të Shiave të Iranit”

Kuvendi i Bashkësisë Islame që jo pak pjesëtarë të saj po e quajnë një farsë vetëm për sy e faqe të opinionit publik ka filluar të enjtën në orën 10 të mëngjesit. Personazhi kryesor i këtij procesi, Naim Tërnava që në orët e hershme të mëngjesit ka qenë i pranishëm në objektin e BIK-ut.


Sot mbahet kuvendi i BIK-ut, Tërnava me tre kundërkanidiat

Kryetari akrual i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i ka si kundërkandidatë për postin aktual tre njerëzit më të afërt të tij. Sot pritet të mbahet kuvendi për myftiun e ri të BIK-ut. Tërnava pritet të “sfidohet” nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt.


Në garë për të udhëhequr institucionin e BIK-ut,sipas disa burimeve, përveç myftiut aktual Tërnava, janë edhe Sabri Bajgora, Fahrush Rexhepi dhe Ahmet Sadria.
Burime brenda BIK-ut kanë thënë se të njejten mund të montohen dy “skenarë” në lidhje me myftiun e ri, por pa marrë parasysh se si do të jetë emri që do ta udhëheqë këtë institucion, rezultati do të jetë i njejtë, në pozitë ose jo me këtë institucion “koka” e BIK-ut prapë do të jetë Tërnava.
“Në BIK po flitet se fitues mund të jetë Sanri Bajgora e edhe Fahrush Rexhepi, por nëse kjo ndodh, ky është plani i Tërnavës që të qetësojë opinion public, megjithatë kjo nuk ndryshon asgjë, pasi që të gjithë kandidatët janë njerëz që veprojnë me urdhër të Ternavës”, ka thënë ky burim.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi