Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit

Shko poshtë

Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit Empty Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 01, 2013 6:59 pm

Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit 136

Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit

Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit 1380104_693767903974502_485550455_a

Flora Idrizi
 
BËHU HUMAN O MIKU IM
 
 
Në çaste të vështira,dora ka nevojë për dorë
njeriu për njeri e zemra për dashuri.
 
Mbushe zemrën me mirësi dhe trego bëmirësi
do ta gjesh lumturinë o miku im
të shpërblehet në ardhmëri.
 
Mos shtërngo grushtin kur është fjala për mik
t'i hapim zemrat e ta tregojmë
shpirtbardhësinë tonë.
 
 Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit 1385418_10151908371168686_581160156_a
Hasime Hoti
 
MOS I U DORËZO DHIMBJES AGIM GASHI
 
Në vetmi i tretur në mërgim
Veprove për atdheun e shtrenjtë!
Tani kjo dhimbje qe të bën pengim
Padukshem ty do me të brejtë !
 
Por ti bëre vepra që s'vdesin kurrë
Mirësia të bën shekuj të jetosh
Në histori emri të ngel or burrë
Ti gjithmonë me ne do të jetosh !
 
Mos  u dorëzo nga dhimbja Agim
Ty nuk të mposhten mijëra shtrëngata
Vazhdo për Arbërinë të krijosh gëzim
Ta mbushish shpresën me serenata!
 
 Tri poezi për Agim Gashin marrë nga libri: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS" të Sabit Rrustemit 1395796_712332722129019_823379065_n
Hyqmet Hasko
 
RAPSODI I KOHES SIME
 
 
Tingujt e sharkisë tënde jehojnë madhështor,
Nga bukuria e Teutës, te shpata e Skënderbeut.
Zëri i Agim Gashit, oshtin gjithë qiellin arbëror,
shpalos tërë historinë e heronjve të këtij dheu .
 
Shëtit nëpër qindra balada me heronjtë,
Me trimëritë sa vetë lashtësia e kësaj toke.
Me dufin e zemrës këndon bashkë me zogjtë,
Për të gjitha dashuritë e mëdha të kësaj bote.
 
Me vargje poeti ti qëndron tek çdo lule,
Dhe te trimëritë e mëdha të çdo lavdie.
Agim Gashi, që si vet Kosova s'u perkule,
Legjendë e gjallë nëpër këngë rapsodie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi