Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - SONET DASHURIE - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - SONET DASHURIE - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - SONET DASHURIE - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 02, 2013 12:54 am

 VIKTORIA XHAKO - SONET DASHURIE - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - SONET DASHURIE - Poezi



Nga vëllimi i ri poetik “BUKË E HIDHUR”
                        

Mos vajto, flokarta, sykaltra bijëza ime,
Uli gjoksit psherëtimat, vrasin çastin ato,
Kthe shikimin nga pranvera që buis sot në dritare,
Cicëro si zog i bukur dhe pranverë në shpirt më zgjo!
 
Fshije lotin, bir i mbarë, ti, që krah në jetë m’u bëre,
Që u rrite para kohe dhe nuk pate fëmijëri,
Buzët vëri ti në gaz, sytë e bukur mbushi yje,
Hape derën, futu brenda, krye vendit miqtë ndero!
 
Unë po dal sot nga qelia,
Shpirtin po çliroj prej burgut,
Do ta nis qiellit lart.
 
Po askund nuk arratisem,
Jeta është veç një puthje,
Zemrave tuaja ua le të flaktë!
 
E shtunë 12 tetor 2013 ora 11:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO - SONET DASHURIE - Poezi 1452465_721651821195666_1973089097_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi