Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale

Shko poshtë

Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale Empty Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 02, 2013 9:03 pm

Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale
 
 
Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale Largea_skenderaj1383409049
Vendi ku është vrarë Bekim Birinxhiku

Konfirmohet: Autori i vrasjes së kandidatit të AAK-së është polic

(I plotësuar) Zëdhënësi për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu e ka konfirmuar faktin se, kandidati i AAK-së, Bekim Birinxhiku është vrarë nga një pjesëtarë i policisë së Kosovës.
“Po është e vërtet që viktima është vrarë nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës mirëpo i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe nuk ka të bëjë asgjë lidhur me ndonjë konflikt pune. Për tash kjo është e tëra që mund të them”, ka thënë Sadriu.
Ndërkohë policia e Kosovës do të dalë shumë shpejtë me një raport të detajuar rreth kësaj ngjarje.
Ngushëllime familjes, Birinxhiku i kanë shprehur zyrtarët e AAK-së, në krye me kryetarin Ramush Haradinaj. Ndërkohë zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, ka thënë se ende nuk janë në dijeni nëse kjo ngjarje mund të ketë prapavijë politike.
“Ne porsa morëm lajmin e dhimbshëm për vrasjen e kandidatit tonë, Bekim Birinxhiku i cili ka qenë edhe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një ngjarje e rëndë e cila na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Luma.
“Megjithatë ne ende nuk dimë asgjë më shumë rreth asaj se kush dhe përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. Asnjëherë nuk mund të përjashtohet asgjë, mirëpo është ende herët për të paragjykuar nëse kjo ngjarje ka prapavijë politike ose”, ka përfunduar Luma.
Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale
Person, apo persona të panjohur kanë vrarë Bekim Birinxhikun, 38-vjeç, nga Qubreli i Skënderajt, ish-luftëar, invalidë i luftës së UÇK-së dhe kandidat i AAK-së për këshilltar komunal, të shtunën rreth orës 16:15 minuta.
Dëshmitarët kanë thënë, se Birinxhiku ishte duke folur me telefon, kur në të ishte shtënë nga një veturë në lëvizje.
Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ai ishte ftuar me telefon nga persona të panjohur që të takohëshin me ta në parkingun e xhamisë dhe pa mbërritur në vend ishte shtënë në të. Bekim Birinxhiku, është dërguar me të shpejt në QKMF-në e Skënderajt, por mjekët vetëm sa e kanë konstatuar vdekjen e tij.
Në Stacionin e Policisë në Skënderaj nuk ka dhënë asnjë hollësi, përveç që e kanë konfirmuar rastin. Për motivin që ka çuar deri te kjo ngjarje tragjike, tani për tani nuk dihet. Bekim Birinxhiku ishte një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ndërsa ishte i sistemuar në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit.
Gjatë luftës, ai ishte plagosur dy herë, ndërsa pas lufte, ai bashkë me familjarët e tij kishte zhvilluar një biznes, në të cilin ishte treguar i suksesshëm. Në zgjedhjet e 3 nëntorit, AAK-ja dega në Skënderaj e pati kandiduar Birnxhikun për këshilltar komunal të Skënderajt. Ai është vrarë vetëm disa orë para se të fillonte procesi i zgjedhjeve.
[url=http://www.botasot.info/reklama/Kandidati i AAK lista.jpeg]Vritet në Skenderaj kandidati i AAK-së për Asamble komunale Kandidati%20i%20AAK%20lista[/url]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi