Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE Empty Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 03, 2013 1:23 pm

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE 1069171_613544535331562_1930412728_n
 
Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE


 Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE Peer-Review-Cartoon2
 
Nuk na duhen më aktorët
Dramaturgët, regjisorët,
As krijues të komedisë
Në Kosovë pas pavarësisë.

Këto zgjedhje komunale
Për aktorë: prognozë fatale!
Po t'u jepte zoti flatër -
S'kanë pse shkojnë më në teatër.

Si na mëson vetë tradita
Lind Kosova djem petrita,
Hiq pa shkollë, akademi
Bëjnë teatër në parti.

Kush s'ka shkollë ka bërryla
Gjen suksesin nëpër krryla,
Si gjahtari në pusi
E pret rastin për parti.

Tash partitë janë zemërgjera
Nuk të pyesin dot për vlera,
Veç a çon si duhet gisht
Kush me derë nuk të zë bisht.

Se partia ka shumë zemra
Nëpër degë e nëpër rrema,
T'gjitha punët i merr n' dorë
Në Kosovë e n'diasporë.

2.
Sa ka shkolla e gjithë bota
Ne dyfish ia shkojmë me oda,
Oda t'vogla, oda t'mëdha
Veç për burra,veç për gra.

Se sall burrat në këtë vend
Pas traditës paskan mend,
Mos ta vërejë kush këtë mur
Fusin gra sa për strukturë

Por jo gra që i don vendi
Se bijnë burrat nga kuvendi,
Gra që fjalën s'e kthejnë kurrë
Për punë pozash, për uçkur.

Mos ma hiqni nëpër mend
Odën tonë atë parlament,
Vatër drite – Universitet
Qe s'e ka kund asnjë shtet.

Odat tona me zemra trime
Ku veç burrat bijnë vendime,
Ku veç burrave u bëhet ndera
Me tepsi deri te dera.

Hajde tash dalim nga oda
Në parti mirë na sheh bota,
Ne tribunat me traktora
Çohet zëri tundet dora.

Burra t'fortë e burra t'shpresës
Dalë prej odës vend i besës,
Tash nuk flasin më pas shpinës
I lëshojnë rrenat trup lëndinës.

Fluturojnë rrenë e fjalë
Nëpër qiell e nëpër valë,
N'aplauze shkrep lavdia:
„Rroftë partia, rroftë partia!“

Me zmadhues e me bërtima
Mbushet qielli bubullima,
Nuk bie borë as nuk bie shi
Rigojnë rrenë për mrekulli.

Rrenë andej e rrenë këndej
Ksh s'iu thotë:“Mosni hej!“
Shpreson populli me duar n'bel
Mos nga rrena diçka del!

3.
Përpos rrenave ka dhe namë.
Në mitingje sall piskamë.
Skënderbeu ndal revan:
„Jam n'Kosovë a n'Gazimestan?!“

Del me haz kandidati
Nem votues prej së larti:
„Mos më dhashi mua votë,
Juve zoti ju marroftë!“

Që t'u shkojnë tubimet mbarë
Shtrenjtë paguhen këngëtarë,
Burrat tanë në politikë -
Mbulojnë rrenat me muzikë.

Nga tribuna në sheshet tona 
Shprazen rrenë me kilotona,
Ju flet goja apo zuza - 
S'e merr vesh as Heset Quza. 

Kot djersitet Fadil Hysaj
Shtatë herë n'ditë shfaqje jep Shtimja,
Pa skenar, dramaturgji -
N'skenë të hapur pa regji.

Kah rrejnë trimat ndër tribuna
Hadi Shehu thotë:“E pat puna!
T'kisha pasë këso diksioni
S'më kish ndalë as Vashingtoni!“

Sa ikë nata në ferk të ditës
Me turr trimat e opozitës,
Pak më larg e qesin hapin
„Njëhërë vjedhim, pastaj japim!“

Kush do t'jetë nesër i zgjedhur
Kush me rrena e ka dredhur,
Prite zërin nga kutitë:
„Rrofshin rrenat dhe partitë!“

Nuk e rrokë as mendja ime 
Ku do t'dalin këto premtime,
Veç n'u bëfshin diku ngat
Krejt komunat – Lazarat!


(Vazhdimin do ta lexoni vitin tjeter ne zgjedhjet nacionale)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE Empty Re: Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 03, 2013 1:35 pm

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE Ballot-box_bwbw10491
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE Empty Re: Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 12, 2014 8:11 pm

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE 27146_484841818232244_554192894_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE Empty Re: Faruk TASHOLLI:KOMEDIA ZGJEDHORE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi