Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR!

Shko poshtë

Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR! Empty Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 05, 2013 12:43 pm

GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR!
 
 Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR! 1003043_10151649430234495_12016460_n
Shkruan: Bajrush Morina


Për herë të parë e ka zhveshur uniformën ushtarake në maj të vitit 2006, kur u gjet si shpëtimtar i krizës qeveritare të koalicionit LDK –AAK. U tha se formalisht ka marrë librezën e AAK-së, por kurrë nuk u bë publike kjo ceremoni formale e anëtarësimit të tij në këtë parti.
Agim Çeku nuk do t’i kthehet më uniformës ushtarake, por do të vrapojë në një shtegu të ngushtë politik përmes së cilës do të arrijë të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës e, më pas edhe ministër i FSK-së. Do të bëjë edhe një akrobacion politik, duke e lënë në gjysmë të rrugës PSDK-në dhe duke u anëtarësuar solemnisht në PDK.

Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR! Ceku-DW-Politik-PRISTINA
Agim Çeku “digjet” nga PDK-ja! 

Në konferencën e parë për medie tha se do “të heq dorë” nga grada e gjeneralit për të marrë ‘gradën e majorit” të Prishtinës, por këtë po e bën me dëshirë që të sfidohet edhe një herë për vendin e tij!
Agim Çeku nuk është sfiduar, por është djegur më 3 nëntor. Ai madje ka marrë vota më pak se Astrit Salihu. Kështu përderisa Salihu në vitin 2009 me gjithë zhurmën e tij elektorale mori 8. 427 ose 12,27% të votave, Agim Çeku më 3 nëntor mori 8.329 ose 10,43%. 
Se Agim Çekun e ka djegur vetë PDK-ja, përkatësisht dega e kësaj partie në Prishtinë, flet edhe kjo e dhënë. Më 3 nëntor PDK-ja në Prishtinë shënoi rritje për rreth 2500 vota më shumë se kandidati Agim Çeku. Pra përderisa Çeku si kandidat i PDK-së për Prishtinë mori 8.329, kjo parti, pra PDK-ja, më 3 nëntor mori 10.764 ose 13,49% të votave, pra 2.435 vota më shumë sesa kandidati i saj.
Pra më 4 nëntor gjeneral i Çeku e humbi edhe një betejë politike, si disa beteja të tjera politike të mëhershme. Ai është shembulli më i mirë se si një gjeneral i suksesshëm ushtrie tregohet i dështuar në politikë.
Agim Çeku është dorëzuar politikisht më 3 nëntor!

Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR! Tahiri-vizitoi-bashk-euml-sin-euml-islame_hd
Besnik Tahiri i dëshpëruar!

Kur në prill të këtij viti Besnik Tahiri e nisi garën e tij për kreun e komunës së Prishtinës, miqësisht i pata thënë edhe publikisht se herët e ke nisur fushatën miku im Besnik dhe se deri në vjeshtë kur parashiheshin të mbaheshin zgjedhjet lokale, do të lodhesh! E di se nuk i ka pranuar me zemër këto fjalë të mia të shkruara, por më 3 nëntor ai është bindur se vërtetë e ka nisur garën herët dhe se vërtetë ishte lodhur duke garuar nëpër Prishtinë me rrethinë.
Në orët e vona të 3 nëntorit Besnik Tahiri sigurisht se është ndier ndër kandidatët më të dëshpëruar për garën për Prishtinën. Një ditë më pas ai deklaroi: “Nuk do të kandidoj më për Prishtinën, jo për shkak të egos, jo për shkak të ndonjë elementi tjetër, por vetëm për faktin se s’kam çka i jap më shumë Prishtinës. Krejt çka kam pasur i kam dhënë Prishtinës!”
Besniku është ndarë i dëshpëruar më 3 nëntor!

Bajrush Morina:GJENERALI I DORËZUAR, BESNIKU I DËSHPËRUAR DHE KORABI I DËSHTUAR! Korab%20Sejdiu%20-%20%20foto%20ridvan%20slivova%2007%20(1)-1375520872
Korabi “i shtrenjtë” që kushtoi lirë!

Ishte befasia më e madhe e garës për Prishtinën. Madje për të qenë pjesë e garës kaloi nga partia më e madhe në Prishtinë, LDK-ja, në partinë që më 3 nëntor është renditur më e vogla në Kosovë, në AKR.
Kroab Sejdiu është investimi më i dështuar i Behgjet Pacollit në politikë. Ai jo vetëm se nuk arriti të futet në garën për balotazh, por e zvogëloi AKR-në për hiç më pak se 10 mijë vota. Kështu përderisa Vegim Gashi i AKR-së në vitin 2009 kishte marrë 15.315 vota ose 22,29% të votave, Korab Sejdiu do ta “devalvojë” politikisht AKR-në në Prishtinë për rreth 15% të votave të përgjitshme. Ai më 3 nëntor mori 5.515 vota ose vetëm 6,91% të votave totale.
Korab Sejdiu është kandidati më i dështuar për Prishtinën në zgjedhjet e 3 nëntorit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi