Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: LDK vjedh vota që nga koha e Rugovës

Shko poshtë

Mustafa: LDK vjedh vota që nga koha e Rugovës Empty Mustafa: LDK vjedh vota që nga koha e Rugovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 07, 2013 5:35 pm

Mustafa: LDK vjedh vota që nga koha e Rugovës
Mustafa: LDK vjedh vota që nga koha e Rugovës F1_07mustafa1383809531
Prishtinë, 7 nëntor - Me rreth 15 % vota më pak në zgjedhjet e së dielës, kryetari aktual i Gjilanit, Qemajl Mustafa (PDK),  nuk po mundet ta pranojë assesi humbjen. Në Interaktiv të KTV-së, Mustafa ka lëshuar akuza të shumta ndaj LDK-së dhe Lutfi Hazirit, duke thënë se ata kanë organizuar “vjedhje industriale të votës” të dielën. Mustafa tha se njerëzit e LDK-së kanë hyrë në qendra votimi me fletëvotime false, që i kanë lënë në kuti, e kanë marrë një fletëvotim origjinal në xhep dhe më pas kanë shkuar në një kafiteri ku kanë votuar për Hazirin dhe kanë marrë para për këtë. 

“Luta është hajn, nuk i ka bërë asnjë të mirë Gjilanit. LDK gjithmonë ka vjedhur vota. Edhe në vitin 1998 kur Kosova ishte në luftë, kur Drenica dhe Dukagjini digjej, Ibrahim Rugova organizonte zgjedhje, dhe këta e vidhnin njëri-tjetrin. Këta e kanë teknologjinë për të vjedhur”, ka thënë Mustafa. 

Ai ka treguar se ka dërguar në PZAP ankesat, dhe ka pohuar se më 1 dhjetor do të shënojë fitore, duke llogaritur në përkrahjen e votuesve të Vetëvendosjes, AAK-së e AKR-së. Mustafa tha se ai dhe PDK-ja në Gjilan, do të donte që garën në Prishtinë ta fitonte Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi