Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prifti shqiptar që përdhunoi të miturën

Shko poshtë

Prifti shqiptar që përdhunoi të miturën Empty Prifti shqiptar që përdhunoi të miturën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 08, 2013 7:02 pm

Prifti shqiptar që përdhunoi të miturën
 
 
Prifti shqiptar që përdhunoi të miturën Largea_pfarrer-000041383896857
 
 
Prifti shqiptar që përdhunoi të miturën Opfer-00001
Vajza e mitur Maria K nga Luzern-i i Zvicrës
 
Një 22-vjeçare nga Zvicra, ka denoncuar priftin shqiptar, me origjinë kosovare, për përdhunim.
Ngjarja ka ndodhur më 26 janar të vitit 2009, kur vajza ishte 17-vjeçe. Pas katër vjetësh, Maria tregon fakte nga përdhunimi.
Mediat zvicerane shkruajnë se provë e fortë e prokurorisë është një sasi fotografish, ku protagonistë janë prifti shqiptar me inicialet P.A dhe vajza e mitur Maria K nga Luzern-i i Zvicrës.
Në denoncimin e bërë, vajza thotë se pasi u abuzua seksualisht nga prifti, po përjeton traumë të vazhdueshme nga ajo që ka pësuar.
Maria thotë se e njohu priftin kur ai erdhi në Basel në krye të një misioni kishtar në Zvicër dhe u afrua me të.
“Ai ishte pastor dhe unë kisha besim tek ai. Kurrë nuk e mendoja që do të abuzonte me mua”, -ka thënë Maria për gazetën “Blick”.
"Prifti qeshi me mua kur ai e kuptoi se unë isha ende e virgjër. Dhe pas përdhunimit, më dha 200 franga në dorë e më tha: ‘Fshije nga mendja këtë që ndodhi’, -ka deklaruar 22-vjeçarja.
Çështja ka kaluar në gjykatën e Baselit në Zvicër dhe po shqyrtohen provat që prokuroria ka grumbulluar për të pandehurin.
Në gjykatë, pastori e ka pranuar pjesërisht akuzën e ngritur ndaj tij dhe është dënuar me gjobë 1700 franga zvicerane.

BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi