Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA

Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA Empty AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 10, 2013 12:05 am

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA Scaled.php?server=28&filename=509480545f6408c74161
 
 
AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA
 
E kishim njëherë një President të cilin na e kishte derguar vetë Zoti.

Ishte njeri i shkolluar, i menqur, atdhetar, me kultur evropiane e inetlekt të rangut botror. Vetë Zoti na e kishte dërguar dhe se çka ishte më e rëndësishme, populli e donte dhe e nderonte. Ai kishte arrit të bënte aleancë me popullin e tij për ta luftuar armikun në formën dhe me mjetet si lufohej atherë.
Por ne shqiptarë as nuk jemi me Zotin e as me robin. Kur e pan se ky njeri do ta bëj edhe Shqipërinë-Shqipëri, iu gjujten në shpin si hijenat e donin ta hanin me rroba veshur. Çka është mëse e tmerrshme se edhe tani kur ai qëndron roje atdheu mbi qiellin e Arbërit, hijenat mundohen ta hanë edhe në varr, duke e poshtruar tmerrësisht. Nuk më çudisin sulmet antinjerzore te disa idiotëve që u munduan të ia shtrembërojnë edhe biografinë, disa komunistëve e muxhahedinëve, disa mishngranësve që i dhuruan tritol kur ai u dhuronte miqësi, liri e buzqeshje. Por çuditem nga disa që krekosen në emrin e tij, kur dikur e lenin nëpër evropë se skishte para me u kthye në atdhe. Ishin vitet e nëntëdhjeta kur nga Qeveria e egzilit atij iu ndalua çdo finansim edhe pse populli parat i jepte për Dr.Rugoven me ekinpin e tij për lobimin e qështjes dardane.
Rasti më eklatant ishte ai i Norvegjisë kur Rugova nuk kishte ta paguante bileten. Mos të ishte fondi i Aachenit dhe Marjan Tunaj, ai do të mbeste atje. Kishte raste të tilla sa të doni por Ai kurr nuk u hidhërua por përkundrazi, i afronte pran vetes edhe kur ishin ngusht, madje jo rralle edhe kundershtaret e tij. Ai ishte njeri i Zotit dhe nuk dinte të mbante mëri te njerzit dhe asnjëherë nuk u mor me ata qe e shanin dhe e fyenin ne format me përfide.
Kishte edhe raste që opinioni i di mirë kur zyrës së tij iu ndalen  telefonat dhe rryma. Tmerri ishte kur personazhet e tillë që sabotonin punën patriotike të Dr. Rugoves, dilnin edhe me intervista denigruese e shpifëse në shtypin e kohës duke u munduar ta shkatrronin rrugën e lirisë që e kishte trasuar me aq mjeshtri Presidenti ynë.
Ndersa kulmi i të kqijave që gatuheshin kunder Dr. Rugoves, ishte edhe atëherë kur Dr.Rugova u kindnapue nga policia serbe. Menjëherë u que hajka kunder tij që të shfrytzohet një vuajtje familjare, për poshtrimin e Tij me metodat e njejta  siç bënte Millosheviqi. Kundershtarë e LDK-së që ishin në LDK, vrapuan që në Tiranë të mbahet një mbledhje për ta ndërruar Dr. Rugoven, për ta përjashtuar atë nga LDK dhe për ta emruar Kryetarin e ri të LDK-së. Aktorët e kësaj amullie tradhëtare kan emër dhe mbiemër, sot janë akoma aktiv në LDK dhe në emrin e Ibrahim Rugoves veprojnë dhe mledhin votat për të formuar pashallëqe në atdheun tonë, ashtu si vepron akoma Hashim Thaqi e PDK. Po guxove ngrite zërin dhe trego drejt. Por, të paknaqurve  në LDK u mungon guximi intelektual për ta thënë të vërteten.
Nuk guxojnë, sepse klanet brenda LDK-së janë të lidhura ngusht edhe me Hashim Thaqin, edhe me PDK-në, edhe me SHIK-un, madje edhe me strukturat e shërbimeve sekrete serbe. Këta njerz sot kanë pasuri marramendëse dhe se pothuajse kan mbirë në LDK si këpurdhat pas shiut, duke i injoruar aktivistët dhe antarët më të devotshëm të kësaj partie. Sot antarsia e dikurshme e LDK-së që sakrifikuan çdo gjë për LDK-në dhe atdheun, jetojnë tmerrshëm dhe të injoruar nga uzurpatorët e partisë së Rugovës.
Është për tu çuditur se si nuk vrehet, që mu ata që dikur ia fiken edhe dritën Dr.Rugoves, ia ndalën bukën dhe ia prenë rrugën, sot  ia uzurpuan emrin dhe djalin!

Po ju them vllëzërisht: mos e përdhosni emrin e më të madhit njeri të kombit në shekujt e fundit, sepse do të ju mallkoj historia!
 
09.11.2013
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA Empty SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 11, 2013 12:33 pm

 SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI
 
Në Tribunën shqiptare dergova shkrimin "MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA" të cilin shkrim si gjithmonë e publikoi Ajet Nuro. Për çudi pash se dy njerz si dy hijena ishin bë pjesë e një idiotizmi shpifarak
Një njeri me fytyr komunisti të rryer që di të bër vetëm dëm atdheut, po nejka në Tiranë. Lexojeni se çka shkruan dhe analizojeni se çfarë spiuni I UDB-së mund të jetë ky apo edhe i KGB-së. Antiamerikanët nuk dallojnë nga njëri-tjetri.Ata jan të njejt si shqiptar, serb, rus, muxhahedin, mysliman, katolik, ortodoks…Mua më duken më të rrezikshëm shqiptarët sepse po veprojnë kunder atdheut tone në përgjithësi.
 
Dhe së dyti ky komunisti kosovar Imer Ahmetaj i cili jo që është komunist shpifës por edhe injorant. As rrenat këta të tillët njerz nuk din me i rregullue. Për këtë Ahmetin çuditem se si arritë të jetë në shoqëri Me Donika Gërvallen, Bajrush Morinën, Isa Mullaidrizin e disa tjerë.
Nuk e kam vullnetin të hy në polemika më këta komunist, por i sygjeroj që mos ti bëjnë keq atdheut nëse nuk mundin me i bëjnë mirë.
 
Lexoni e besoni se ne kemi akoma të tillë!
 
 
AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA 181184_411811995565516_772821740_n
 
 
Guri Shyti -Tirana
 
Zoti Gashi! Pa dashur t'ju përçmoj për ndjenjat tuaja ndaj të ndjerit I. Rugova, do të dëshiroja që jo vetëm mua, por gjithë lexuesve të gazetës së nderuar "Tribuna Shqiptare" t'u përgjigjeshit për pyetjet e më poshtme: Si ishte e mundur që, ndërsa deputetët e "Republikës së Kosovës" që doli nga tubimi i 2 korrikut 1990, u përndoqën në mënyrën më barbare nga regjimi i Millosheviçit, dhe vetëm ta përmendje "Republikën e Kosovës", burgoseshe e dënoheshe pa gjyq, kurse "Presidenti i Republikës së Kosovës" i ndjeri Rugova, jetonte i pa trazuar dhe midis gjithë të mirave në mes të Prishtinës? Si shpjegohet që "qeveria e Kosovës (lexo e Rugovës)" jetonte gjoja në fshehtësi midis Zvicrës dhe agjentët e UDB-së nuk "arritën" ta gjenin dhe ta asgjësonin? Ku shkuan paratë që jepnin kosovarët, që rropateshin duke punuar nëpër botë dhe investonin për qeverinë e Bukoshit (Rugovës)? Sa armë u blenë me ato para dhe ku janë sot? A ka dhënë llogari ndkush për ato para? Si është e mundur që, kur kosovarët, të ndihmuar edhe nga NATO dhe nga Shqipëria, vriteshin në luftë me paraushtarakët serbë, i ndjeri Rugova shkonte tek Millosheviçi, kushedi se përse e për çfarë? Pse u vra akademiku Fehmi Agani, zëvendësi i Rugovës dhe kush e vrau, kurse "shefi i tij", i ndjeri Rugova ruhej nga UDB-ja se mos dëmtohej?
Pa dhënë përgjigje shteruese këtyre pyetjeve, e të tjera, unë e kam të vështirë ta lavdëroj Rugovën e ta quaj "patriot të madh" si guxoni ta quani ju. Me respekt.

 AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA 1464003_587405507991806_583768521_a
Imer Ahmetaj ·

Agim mos ja fute kote,Ibrahimi deri dje ishte dora e djathte e Serbise tani pordhe,qfare Zoti or Burre ai e quante Titon Baba per Shqiptaret e ne i dime krimet e Titos!...
Qfare robi delni qesharake...


http://tribunashqiptare.net/?p=19109
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA Empty Re: AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 14, 2013 2:40 am

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA Ukaaa
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA Empty Re: AGIM GASHI:MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi