Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI

Shko poshtë

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI Empty SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 11, 2013 12:37 pm

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI
 
 
Në Tribunën shqiptare dergova shkrimin "MOS E PËRDHOSNI EMRIN E I. RUGOVËS, SE JU MALLKON HISTORIA" të cilin shkrim si gjithmonë e publikoi Ajet Nuro. Për çudi pash se dy njerz si dy hijena ishin bë pjesë e një idiotizmi shpifarak
Një njeri me fytyr komunisti të rryer që di të bër vetëm dëm atdheut, po nejka në Tiranë. Lexojeni se çka shkruan dhe analizojeni se çfarë spiuni I UDB-së mund të jetë ky apo edhe i KGB-së. Antiamerikanët nuk dallojnë nga njëri-tjetri.Ata jan të njejt si shqiptar, serb, rus, muxhahedin, mysliman, katolik, ortodoks…Mua më duken më të rrezikshëm shqiptarët sepse po veprojnë kunder atdheut tone në përgjithësi.
 
Dhe së dyti ky komunisti kosovar Imer Ahmetaj i cili jo që është komunist shpifës por edhe injorant. As rrenat këta të tillët njerz nuk din me i rregullue. Për këtë Ahmetin çuditem se si arritë të jetë në shoqëri Me Donika Gërvallen, Bajrush Morinën, Isa Mullaidrizin e disa tjerë.
Nuk e kam vullnetin të hy në polemika më këta komunist, por i sygjeroj që mos ti bëjnë keq atdheut nëse nuk mundin me i bëjnë mirë.
 
Lexoni e besoni se ne kemi akoma të tillë!
 
 
 
SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI 181184_411811995565516_772821740_n
 
 
 
Guri Shyti -Tirana
 
Zoti Gashi! Pa dashur t'ju përçmoj për ndjenjat tuaja ndaj të ndjerit I. Rugova, do të dëshiroja që jo vetëm mua, por gjithë lexuesve të gazetës së nderuar "Tribuna Shqiptare" t'u përgjigjeshit për pyetjet e më poshtme: Si ishte e mundur që, ndërsa deputetët e "Republikës së Kosovës" që doli nga tubimi i 2 korrikut 1990, u përndoqën në mënyrën më barbare nga regjimi i Millosheviçit, dhe vetëm ta përmendje "Republikën e Kosovës", burgoseshe e dënoheshe pa gjyq, kurse "Presidenti i Republikës së Kosovës" i ndjeri Rugova, jetonte i pa trazuar dhe midis gjithë të mirave në mes të Prishtinës? Si shpjegohet që "qeveria e Kosovës (lexo e Rugovës)" jetonte gjoja në fshehtësi midis Zvicrës dhe agjentët e UDB-së nuk "arritën" ta gjenin dhe ta asgjësonin? Ku shkuan paratë që jepnin kosovarët, që rropateshin duke punuar nëpër botë dhe investonin për qeverinë e Bukoshit (Rugovës)? Sa armë u blenë me ato para dhe ku janë sot? A ka dhënë llogari ndkush për ato para? Si është e mundur që, kur kosovarët, të ndihmuar edhe nga NATO dhe nga Shqipëria, vriteshin në luftë me paraushtarakët serbë, i ndjeri Rugova shkonte tek Millosheviçi, kushedi se përse e për çfarë? Pse u vra akademiku Fehmi Agani, zëvendësi i Rugovës dhe kush e vrau, kurse "shefi i tij", i ndjeri Rugova ruhej nga UDB-ja se mos dëmtohej?
Pa dhënë përgjigje shteruese këtyre pyetjeve, e të tjera, unë e kam të vështirë ta lavdëroj Rugovën e ta quaj "patriot të madh" si guxoni ta quani ju. Me respekt.

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI 1464003_587405507991806_583768521_a
Imer Ahmetaj ·

Agim mos ja fute kote,Ibrahimi deri dje ishte dora e djathte e Serbise tani pordhe,qfare Zoti or Burre ai e quante Titon Baba per Shqiptaret e ne i dime krimet e Titos!...
Qfare robi delni qesharake...

 
http://tribunashqiptare.net/?p=19109
 
http://www.akllapi.net/t25305-agim-gashimos-e-perdhosni-emrin-e-i-rugoves-se-ju-mallkon-historia
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI Empty KOMENTI IM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 11, 2013 12:47 pm

 KOMENTI IM

Agim Gashi  2,702 subscribers
Sa më vjen keq që jeni të tillë o njerz me qëllime ugurzeza për kombin.Pse merreni me falsifikime idiotike? A mos vallë jeni të prirur për ti shkattruar në vazhdimsi njerzit e kombit që vetëm Zoti ia dergonte këtij populli? Të tillët si ju në të kaluaren ma të largët e deri sot vranë më të mirët e kombit si Hasan Prishtinë, Gjon Serreqin, Ahmet Shimjen, Haxhi Zekën, Xhemail Mustafen e shumë e shumë njerz që punonin për të mirën e atdheut. Më vjen keq që u detyrova tua kthej pak më but se sa që ju shkruat në komentet e juaja propogandistike e antikombëtare. Sa larg lirisë e bashkimit jemi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI Empty Re: SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 11, 2013 6:05 pm

 
Ky jarani po shkruan te Tribuna, Fatkeqësisht se njof fare:
 
Guri Shyti ·  Top Commenter · Tirana
 
Zoti Gashi! Në përgjigjen tuaj keni dy probleme: së pari, më falni, por po flisni "kodra mbas bregut", pasi nuk u përgjigjët në asnjë nga pyetjet që ju shtrova; së dyti, keni probleme shumë të mëdha me gjuhën shqipe (natyrisht me gjuhën e njësuar). Keni shumë zbrazëti, të cilat duhet t'i mbushni përpara se të shkruani. Me dashamirësi e respekt.
 
Unë iu përgjigja:
 
Kush jeni ju të ju përgjigjem apo të ma korrigjoni gjuhën time? Me njerzit si ti nuk dua as të keqe e as të mirë.Çdo rrugë e kemi të ndarë edhe pse ju jeni ai që hyni në bashqet e huaja jo për të mbledh speca por për të shit mend. Nuk dua fare të komentoj me ju e as me ata si ju që zbrazni urrejtjen vend e pa vend ndaj meje pa më njohur fare dhe ndaj Dr.Rugoves e që të jetoni edhe nja dymij vite, as te thoni sdo ti arrini!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI Empty Re: SHYTI MË I RREZIKSHËM SE BRITHYERI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi