Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:HELMI DHE GJARPRI

Shko poshtë

Vullnet Mato:HELMI DHE GJARPRI Empty Vullnet Mato:HELMI DHE GJARPRI

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 11, 2013 12:51 pm

Vullnet Mato:HELMI DHE GJARPRI 525_10200644190938374_887045123_n
 Vullnet Mato:HELMI DHE GJARPRI 988702_10200157362447966_1662825907_n
Vullnet Mato
 
HELMI DHE GJARPRI
 
Ndonëse ndjej
kënaqësi të vërtetë
kur shkruaj
për zogjtë, lulet, jetën,
sidomos për gëzimet
që njeriu pret,
sot helmi më detyron
të ndërroj fletën.
 
Unë di se bota
ka disa burra të mençur,
që arrijnë të peshojnë
vlerën e mikut,
të mos i kërkojnë atij
një të pamundur,
të provojë në lëkurë
pasojat e rrezikut.
 
Se gjarprit të rrezikshëm,
të kapur në lak,
s’i merret helmi
për të asgjësuar mbetjen,
në trupin e qenieve të gjalla,
diku larg,
duke aluduar,
se miqve s’u fal vdekjen;
 
Por direkt
në trupin e gjarprit helmatisës,
zbraz antihelmin paralizues,
para vonesave,
dhe i bllokon gjëndrat
të mos prodhoj sërishëm,
tjetër sasi helmi
për vdekjen e gjallesave. 
 
Vetëm ky veprim i logjikshëm,
bëhet mësim,
për të gjithë ata
që rritin gjarpërinj helmimi,
të dinë se gjithë provat e frikshme
për asgjësim,
do të bëhen në trupin e atyre
që rrezikojnë njerëzimin... 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi