Opozita zbret në shesh, Basha: Rama-Meta damkosën votën e lirë

(E plotësuar) -Pas 8 vitesh ne pushtet, Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë zbritur në shesh, ne nje manifestimin paqësor për të protestuar për dy kauza të rëndësishme, blerjen e votës në zgjedhjet lokale të Korçës dhe demontimin e armëve të sirisë në Shqipëri. Nga ora 14:00 simpatizantë të opozitës janë drejtuar drejt Kryeministrisë me pankarta në duar.
Ndërsa iu drejtua qindra protestuesve në shesh, udhëheqësi i protestës opozitare, Lulzim Basha, deklaroi se cënimi i votës është një kërcënim për të ardhmen e çdo shqiptari pavarësisht bindjes politike. Basha tha se përpara këtij skandali të gjithë qytetarët duhet të ndihen opozitarë për të shpëtuar votën e lirë si themeli i demokracisë së një vendi.
“Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh kundër kësaj qeverie, por qeveria që mbushi kupën, 2000 lekëshi i turpshëm i kësaj qeverie që blenë votën e qytetarëve të nderuar korçarë. Kjo është një provë e organizuar në detaje, e krimit të blerjes së votës duke i shkulur përfundimisht zgjedhjet e lira dhe duke hapur periudhën e errët. Ja pra pse ky është moment i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon të ardhmen e shqiptarëve.Ne opozita jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për ti thënë ndal këtij rreziku vdekjeprurës. Ne nuk kemi të drejtë ta mbajmë në zyrat tona si çështje eksluzive të opozitës, çështja e zgjedhjeve të lira është para së gjithash dhe mbi të gjitha, është çështja juaj që keni ardhur në këtë shesh, është çështja e mijëra shqiptarëve që me zemër dhe mendje janë këtu me ne. Në këtë moment kur vota e lirë është cënuar në Korçë te gjithë jemi dhe duhet të jemi opozitarë, shpëtimtarë të saj sot nesër dhe përgjithmonë.Çështja e zgjedhjeve të lira është mbi të gjitha çështje e popullit të lirë dhe sovran. Është çështje e mijëra shqiptarëve të cilët bashkohen me ne në këtë çështje jetike në votës së lirë.Zgjedhjet e organizuar nga PD-ja ishin mbajtur të lira dhe të ndershme edhe në fshatrat më të thella të Tropojës, Hasit dhe Kukësit. Ata janë përsëritur në këtë krim, por nuk do të jenë më. Çirreshin se iu ishin vjedhur votat dhe vjedhin vetë ditën për diell” tha ai.
Kreu i opozitës e ka cilësuar blerjen e votën në Korçë vetëm majën e ajsbergut, ndërsa shtoi se çështja e votës së lirë nuk është vetëm çështje e opozitës por e gjithë popullit shqiptar.
“Ata çirreshin dhe iu ishin vjedhur votat dhe vjedhin vetë ditën për diell. Çirren për ligjin dhe pushojnë pa ligj punonjësit e administratës. Para shqiptarëve, para opozitës dhe para ndërkombëtarëve Rama dhe Meta shkelmuan konsensusin pasi kanë ndërmend vjedhjen e votës” tha Basha.
Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta të heqin dorë nga blerja e votës ,ndërsa ka shtuar se opozita e ka forcën të ndalë paligjshmërinë.
“Ky kryeminister po shkon shumë larg në rrugën e tij në sulltanatin dhe të 20 mijë lekëshit. Eleminimi i zgjedhjeve është shpjegimi më i madh i arbitraritetit. Me këtë qëndrim kjo qeveri, kjo mazhorancë ka shmangur përballjen si dy alternativa që luftojnë për dy qëllime të kulturës sonë europiane dhe kulturës së tij anti-evropiane. Kjo është dita ti drejtohemi njëziri nga ky shesh “hiq dorë njëherë nga blerja e votës, hiq dorë nga paligjshmëria, abitrariteti. Opozita e ka forcën dhe Shqipëria e ka forcën të përparojë drejt Europës” tha Basha duke shtuar se protesta e sotme është vetëm fillimi i betejës për demokraci dhe votën e lirë.
“Kemi dalë për votën e lirë. Është një sistem që ka gjithë difektet, po s’ka pse degjeneron në blerje të votës” deklaroi kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.
Ndersa kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, avokati Altin Goxhaj, e cilësoi blerjen e votës në Korçë si turpin më të madh në 23 vite pluralizëm.
“Turpi më i madh në 23 vjet, ku zhvlerësimi i votës shkon në 2000 lekë. Zyrat e partisë u shndërruan në dyqanet e partisë. Në këtë moment ngrihet dikatura dhe kreu i diktaturës po bën llogaritë sa lekë i duhen për zgjedhjet e ardhshme. Gjithë shqiptarët janë skandalizuar, çfarë do ndodhë në vitet në vijim, asgjë, andaj ta ndëshkojmë këtë skandal” tha ai.
Me mbarimin e fjalimit është përmbyllur paqësisht edhe protesta, ku edhe reshjet e shiut kanë përshpejtuar shpërndarjen e protestuesve. Tubimit nuk i ka munguar edhe prezenca e ish-liderit historik të PD, Sali Berisha, i cili qëndroi përkrah Bashës si mbështetje, pa iu drejtuar podiumit për fjalim.
Nis grumbullimi para PD, gati protesta kundër blerjes së votës
(E plotësuar) - “Ndal blerjes se votave, ndal blerjes se pushtetit”.
Me kete thirrje u eshte drejtuar te pranishemeve dhe gjithe shqiptareve perfaqesuesja e pare e protestuesve qe foli nga podiumi para kryeministrise.
Pas saj, fjalen e mori Altin Goxhaj. ‘Ne jemi ketu se e drejta e fituar 23 vite me pare u shkel. ne momentin qe malli blihet ai mund te kthehet, kjo eshte ajo qe ka ndodhur”- tha ai, duke shtuar se zyrat e partise u kthyen ne dyqane te demokracise. Sipas tij e drejta e votes ka vdekur, ajo sot kushton vetem 2 mije leke.
Ne podium u ngjit me pas Reshat Kripa qe foli në emër të antikomuniste dhe të përndjekurve te Shqiperise. “Rrugen tone e pengojne hijet e se kaluares, shembulli me i keq u shfaq ne 23 qershor, manipulimi i zgjedhjeve te fundit tregoi mohimin e se drejtes se votes”- tha ai.
Ai e quajti detyre te PD dhe shoqerise civile per t’i thene ndal manipulimit te votes.
Jo blerej të votës
Nis grumbullimi para selise se Partise Demokratike, per protesten kunder blerjes se votes, qe do te nise nga PD per te perfunduar pas nje marshimi paqesor, para godines se Kryeministrise.
Ne anen e majte te kryeministrise eshte vendosur podiumi. Fjalimin kryesor do ta mbajë kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërkohë që në foltore pritet të ngjiten disa të rinj dhe një përfaqësues i ish-të përndjekurve politikë.
Një ditë para protestës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka dalë në një prononcim për mediat së bashku me disa të rinj, ku u bëri thirrje qytetarëve të dalin sot në marshimin paqësor kundër blerjes së votës.
“Ajo që ndodhi në Korçë, sot një javë, është paralajmërimi ogurzi i shkatërrimit të zgjedhjeve në shkallë vendi nesër me metodën perverse dhe kriminale të blerjes së votës apo blerjes së abstenimit në zgjedhje me paratë e krimit të organizuar, mafies politike dhe ekonomike. Blerja e votës është asgjësimi i votës së lirë të qytetarëve, e barabartë me heqjen e dhomës së fshehtë nga sistemi komunist”, u shpreh lideri i opozitës në komunikimin me mediat.
Sipas tij, blerja e votës është një kambanë alarmi për vendin që ka nisur të bjerë në 23 qershor. Basha tha se dyshja që drejton maxhorancën, Rama e Meta, e kanë në projekt blerjen e votës. “Është koha për t’i bërë ne paralajmërimin tonë të vendosur dyshes Rama-Meta, që na ka paralajmëruar se e ka në gjak dhe në projekt blerjen e votës. Të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit, para se paligjshmëria dhe arbitrariteti ta çojnë vendin në greminë. Ndaj thirrja jonë sot është: Të ngrihemi të shpëtojmë votën e lirë! Të ngrihemi të ndalojmë blerjen e votës, para se blerja e votës të ndalojë demokracinë. Të ngrihemi të tregojmë dinjitetin tonë dhe individual dhe si popull i lirë”, theksoi më tej lideri i opozitës.
Sot protesta e PD, Basha: Ndal blerjes së votës
“Të ngrihemi të ndalojmë blerjen e votës para se blerja e votës të ndalojë demokracinë”. Me këtë thirrje u është drejtuar dje qytetarëve kryetari i opozitës Lulzim Basha, për t’i ftuar ata në marshimin protestë, që PD-ja pritet të organizojë sot, në orën 14:00 në kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, kryetari Basha deklaroi se blerja e votave në Korçë është një kambanë alarmi për demokracinë shqiptare, që sipas tij, ka nisur të bjerë që në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ajo që ndodhi në Korçë sot një javë është paralajmërimi ogurzi i shkatërrimit të zgjedhjeve nesër, me metodën kriminale të vjedhjes së votës dhe blerjes së abstenimit me paratë e krimit të organizuar dhe mafies politike dhe ekonomike. Kjo është një kambanë alarmi për demokracinë shqiptare që ka nisur të bjerë që në zgjedhjet e 23 qershorit. Nuk ka gjë më të madhe se sa marrja peng me rrjetën e parave të pista të pasurisë më të madhe që ka individi, votën e lirë. Është poshtërim i mbarë popullit shqiptar. PD dhe opozita e refuzojnë me neveri këtë akt të shëmtuar, këtë projekt antidemokratik dhe antieuropian.”- deklaroi Basha.
Kreu i PD-së theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe qëllimi i saj është ti komunikojë mazhorancës se qytetarët nuk do t’i dorëzojnë zgjedhjet e lira dhe demokracinë.
“PD u bën thirrje të gjithë qytetarëve, të bashkohemi nesër në marshimin tonë paqësor të protestës, për të komunikuar se zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë, se demokracinë dhe lirinë e të drejtat tona nuk i japim. Të mblidhemi nesër për të ndalur kërcënimin ndaj të ardhmes. Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë blerjes së votës.”- u shpreh Basha.
Marshimi paqësor i thirrur nga opozita do të nisë të hënën në orën 14:00 nga selia e PD-së dhe do të vazhdojë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për të ndaluar para godinës së Këshillit të Ministrave.
BASHA
Në mbrëmjen e së dielës, nëpërmjet rrjetit social ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha për çështjen e armëve kimike. Basha bën thirrje që nesër në protestë bashkë me kauzën për votën e lirë të protestohet dhe për heshtjen e qeverisë për çëshjen e armëve kimike.
"Heshtja e qeverisë për armët kimike është arrogancë, është arbitraritet. Qeveria hesht dhe refuzon të bëjë transparencën sepse nuk i trembet gjykimit të drejtë të popullit. Nuk i trembet gjykimit tuaj sepse mendon se kur të vijë dita e gjykimit me votë mund ta blejë atë me 2 mijë leksha. Prandaj është jetike që të ngrihemi të gjithë bashkë e ti themi ndal arbitraritetit dhe arrogancës. Ndal heshtjes për armët kimike. Ndal mosllogaridhënies. Ndal papërgjegjshmërisë.
Për të drejtat tona themelore. Për të drejtën e votës së lirë. Për dinjitetin tonë.
Nesër në ora 1400 të gjithë së bashku në shesh para Kryeministrisë!", shkruan Basha në "Facebook".
FJALA E PLOTE E KRYETARIT TE PD
Jam sot këtu bashkë me përfaqësues të brezit të ri, brezit europian të shqiptarëve të lirë, për të njoftuar vendimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatëve tanë opozitarë për të thirrur një marshim popullor proteste në Tiranë, nesër në orën 14.00 pasdite kundër blerjes së votës dhe manipulimeve flagrante të zgjedhjeve në Korçë nga një maxhorancë dhe një kryeministër që sapo kanë marrë në dorë fatet e qeverisjes së vendit.
Ajo që ndodhi në Korçë, sot një javë është paralajmërimi ogurzi i shkatërrimit të zgjedhjeve në shkallë vendi nesër me metodën perverse dhe kriminale të blerjes së votës apo blerjes së abstenimit në zgjedhje me paratë e krimit të organizuar dhe mafias politike dhe ekonomike.
Blerja e votës është asgjësimi i votës së lirë të qytetarëve, e barabartë me heqjen e dhomës së fshehtë nga sistemi komunist.
Blerja e abstenimit është de fakto mohimi më i shëmtuar i të drejtës së zgjedhjes, si një e drejtë universale njerëzore e shenjtëruar edhe në Kushtetutën e vendit.
Kjo është një kambanë alarmi për demokracinë shqiptare, që ka nisur të bjerë që në zgjedhjet politike të 23 qershorit, e që sot po shungullon në veshët dhe në ndërgjegjen demokratike-atdhetare të çdo shqiptari.
Nuk ka gjëmë më të madhe se sa marrja peng me rrjetën e parave të pista e pasurisë më të madhe që ka individi dhe populli në demokraci: Votën e lirë!
Është poshtërim i mbarë popullit shqiptar që ka ëndërruar në dekada votën e lirë, që ka përqafuar dhe provuar në demokraci magjinë e votës së lirë, që ka kuptuar se vota e lirë ndan dy botë - atë të zgjedhës dhe atë të lirisë.
Ky është mëkati dhe kërcënimi më i madh ndaj ëndrrave dhe shpresave të brezit të ri të këtij vendi, që nuk mund as duhet të imagjinojnë dhe as të prekin ndryshe Shqipërinë e bukur të zhvilluar europiane veçse nëpërmjet zgjedhjeve të lira, veçse nëpërmjet demokracisë dhe shtetit ligjor.
Partia Demokratike dhe opozita e refuzojnë me neveri këtë akt të shëmtuar këtë projekt anti-demokratik dhe anti-europian.
Është koha për t’i bërë ne, paralajmërimin tonë të vendosur dyshes Rama-Meta që na ka paralajmëruar se e ka në gjak dhe në projekt blerjen e votës.
Të mblidhemi kundër paligjshmërisë dhe arbitraritetit, para se paligjshmëria dhe arbitrariteti ta çojnë vendin në greminë.
Ndaj thirrja jonë sot është: Të ngrihemi të shpëtojmë votën e lirë!
Të ngrihemi të ndalojmë blerjen e votës, para se blerja e votës të ndalojë demokracinë.
Të ngrihemi të tregojmë dinjitetin tonë dhe individual dhe si popull i lirë.
Partia Demokratike ju bën thirrje gjithë demokratëve, qytetarëve , burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave: të bashkohemi nesër në marshimin tonë paqësor të protestës për të komunikuar me fuqinë e bashkimit opozitar dhe qytetar, se:
Zgjedhjet e lira nuk i dorëzojmë.
Liritë dhe të drejtat tona themelore nuk i japim.
Demokracinë nuk e japim.
Të mblidhemi nesër, për të ndalur kërcënimin ndaj të ardhmes duke vendosur njëzëri në sheshin e popullit të lirë:
Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë blerjes së votës dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje.
Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë dënimit me vdekje të zgjedhjeve të lira nga mafia politike dhe ekonomike.
Jo sot, jo nesër, jo përgjithmonë paligjshmërisë dhe arbitraritetit.
Të ngrihemi nesër në protestë që mos jemi të vonuar pasnesër!
Partia Demokratike dhe aleatët e saj do ta udhëheqin këtë protestë.
Ju mirëpresim nesër në ora 14.00 para selisë së Partisë Demokratike, prej nga do të nisë marshimi ynë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe para ndërtesës së kryeministrisë. Ju faleminderit dhe mirë se të vini!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi