Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – ANA KARENINA - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – ANA KARENINA - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – ANA KARENINA - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 11, 2013 6:38 pm

 VIKTORIA XHAKO – ANA KARENINA - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO – ANA KARENINA - Poezi


Nga vëllimi i ri poetik “BUKË E HIDHUR”
 
ANA KARENINA 1)
 
Kështu, me një trokitje të lehtë në portën e pambyllur,
Që kishte shekuj në pritje ashtu,
Ti hyre qetë dhe zure vend heshtur,
Në qoshen e ndritur nga nuk do të dilje kurrë.
 
Drejt teje erdha nga magjja e bukës gatuar,
E ndrojtur si në çdo takim të parë,
Sininë e bakërtë ta zgjata, me çarçaf blu shtruar,
Me sytë në tokë u prezantova: Karenina Anë.
 
Shikimi yt i çuditur më ndjek edhe sot,
Kur vitet më të shumtë se atëherë, shkuan,
Por unë përsëri, i dashur, të them: jam po ajo,
Dhe të ofroj bukë të bardhë në sininë që mbaj në duar.
 
1)Një dashuri në jetë
 
E shtunë 9 nëntor 2013 ora 14:50
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO – ANA KARENINA - Poezi 1395954_728029337224581_1791486917_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi