Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:Vëllimi poetik “QYTETI IM” i poetit e prozatorit Skënder Braka

Shko poshtë

Viktoria Xhako:Vëllimi poetik “QYTETI IM” i poetit e prozatorit Skënder Braka Empty Viktoria Xhako:Vëllimi poetik “QYTETI IM” i poetit e prozatorit Skënder Braka

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 13, 2013 2:11 pm

Viktoria Xhako:Vëllimi poetik “QYTETI IM” i poetit e prozatorit Skënder Braka 149067_173035996057254_2619595_n
Viktoria Xhako:Vëllimi poetik “QYTETI IM” i poetit e prozatorit Skënder Braka
 
 
Trokiti në banesën time të re libri me poezi i Skënder Brakës “QYTETI IM” për të zënë vendin e tij të mbetur në pritje disi të gjatë, krahas librave të shumtë të poetëve e shkrimtarëve tanë, që m’i dhuruan me gjithë dashurinë e tyre, gjatë qëndrimit tim në Tiranë. Është ky një shkëmbim i bukur vlerash letrare që zëvendëson lexuesin e munguar, i cili në këto kohë e ka harruar rrugën për në librari. Por në të njëjtën kohë, çdo libër i botuar duke iu dhuruar miqve, zë vendin që meriton.
Duke mbajtur në dorë librin me poezi “QYTETI IM”, të cilin do ta lexoj, edhe pse shumë prej poezive i kam lexuar, kur janë postuar në fb, nuk mund të mos kujtoj njohjen time me poetin e prozatorin Skënder Braka: Ishte fillimviti 2010 kur nëpërmjet internetit unë lexova poezitë e para të Skënderit. Ato më lanë mbresa të thella për nga bukuria e vargut, që transmetonte emocione të forta për temat që trajtonte si për “Rrugicën” e fëmijërisë, për “Zhelanin” e vogël, apo për “Peshkatarin” e vjetër. Por poezia që më ka lënë mbresa krejt të veçanta është poezia që Skënderi e publikoi me rastin e 8 Marsit. Ia kushtonte gruas së tij. Ishte kaq flurore ajo poezi sa që unë edhe gjer tani nuk kam lexuar bukuri të tillë vargjesh elegante kushtuar një gruaje.
Dhe nisi mes nesh një miqësi e bukur virtuale, e cila në vitin 2012 u kthye në miqësi reale, kur unë shkova për herë të dytë në Tiranë pas 13 vjetësh largimi. Unë njoha tek Skënderi bukurinë e shpirtit të tij, që krahas gjithë impenjimeve të jetës së vet, u mor edhe me organizimin e festës së promovimit të dy librave të mi. Të njëjtin sens miqësie ruajti edhe një vit më pas, duke bërë të njëjtën punë për mua, për festën e promovimit të librit tim të ri, duke angazhuar edhe vajzën e tij. Miqësi të tilla, edhe pse të rralla, ekzistojnë. Unë i jam mirënjohëse Skënderit për gjithçka që ka bërë për mua, Librit të tij të parë “QYTETI IM” i uroj rrugë të mbarë drejt lexuesit dhe, gjithashtu, i uroj që të jetë portë e hapur për botime të tjera!
 
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Viktoria Xhako:Vëllimi poetik “QYTETI IM” i poetit e prozatorit Skënder Braka 1472085_728745163819665_1612326768_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi