Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Procedim penal për organizatorët e protestës kundër armëve siriane

Shko poshtë

Procedim penal për organizatorët e protestës kundër armëve siriane Empty Procedim penal për organizatorët e protestës kundër armëve siriane

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 16, 2013 6:14 pm

Procedim penal për organizatorët e protestës kundër armëve siriane Largea_albania_syria-05af8-6761384606667
Procedim penal për organizatorët e protestës kundër armëve siriane
 
Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme të ABC News

Betejën për moslejimin e arsenalit kimik sirian të vinte për t’u asgjesuar në Shqipëri e fituan, por lufta e tyre vazhdon.
Të paktën për organizatorët e protestës para Kryeministrisë, të cilët një e nga një janë dërguar për procedim penal në prokurorinë e rrethit Tiranë.
Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme të abc neës. Procedimet penale ndaj organizatorëve të protestës kanë nisur për akuzën e Organizimit dhe pjesëmarrjes në manifestime të paligjshme.
Akuza parashikohet në nenin 262 të Kodit penal dhe shprehet se “Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”.
Burimet nuk bënë të ditur numrin e personave të proceduar, ndërsa në dy ditët e fundit u vu re tërheqja e thuajse të gjitë organizatorëve të protestës, edhe pse nuk konfirmohet të ketë patur presione ndaj tyre
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi