A duhet plan për Mitrovicën?
A duhet plan për Mitrovicën?
A duhet plan për Mitrovicën?
Mitrovia, ende mbetet një sfidë për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Problemi i Mitrovicës është vlerësuar si rasti më specifik njëherësh edhe sfidë për institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst deputetë nga radhët e opozitës në Kuvendin e Kosovës kërkojnë që për Mitrovicën të hartohet një plan i veçantë, me të cilin do të kthehej normaliteti në këtë qytet, ata të partive në pushtet thonë të kundërtën. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se për Mitrovicën ekziston plani dhe ai është dokumenti i presidentit Ahtisaari, që ka shërbyer edhe si bazë e Kushtetutës dhe ligjeve bazike shtetërore. Andaj, sipas Hazirit, nuk ka nevojë për plane shtesë. “Kthimi i qëndrueshëm në Mitrovicë, matanë lumit Ibër, tek Kroi i Vitakut dhe në lagjet tjera, është simbolikë e mirë e Qeverisë. Duhet të vazhdohet ky përkushtim dhe nuk guxojmë të ndalemi në realizimin e këtij projekti. Një plan i madh për Mitrovicën ekziston”, vlerëso Haziri duke shtuar se vet Pakoja e Ahtisaarit, është konvertuar në obligim kushtetues dhe se plani më i madh që duhet të zbatohet, lidhet me këto të drejta që në Mitrovicë, vonë a herët, do të tregojnë se është plani më i mirë, më i qëndrueshëm dhe më i realizueshëm në Kosovë. Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, është mjaft kritik ndaj institucioneve. Rastin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve që duan të kthehen në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ai e sheh vetëm si një mbulesë që autoritetet, sipas tij, po u bëjnë problemeve të shumta në këtë pjesë të Kosovës. “Duhet të paraqitet program që e aprovon edhe Qeveria, por edhe opozita. Një program i detajuar në kohë dhe mënyrën e realizimit. Prandaj, unë e them që kjo qeverisje mua ma përkujton të kaluarën dhe komunizmin, shumë reklamë, shumë fotografime, shumë prerje të shiritave dhe aspak veprim atje ku kërkohet. Mendoj që është një propagandë krejtësisht në kohë të keqe e zgjedhur dhe as mënyra e propagimit nuk është e mirë”, thekson Daci. Në anën tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Kosumi, thotë se plani për Mitrovicën duhet të ekzistojë, ngase vetëm ashtu mund të fillojë zgjidhja e problemit.
Deputeti Kosumi thotë se përderisa nuk ka plan për Mitrovicën, duhet kënaqur edhe me veprime të tilla, që të paktën një numër i banorëve të mund të shpresojë se do të rikthehet nëpër shtëpitë e tyre. Kosumi përshëndet vendosmërinë e EULEX-it që të mbrojë të drejtat legjitime të qytetarëve për t’u kthyer dhe jetuar në shtëpitë dhe pronat e tyre.
“EULEX-i sikur dëshiron ta dërgojë një sinjal se do të jetë i vendosur ta kryejë detyrën e vet si duhet. Nuk është fjala këtu vetëm për rindërtimin e disa shtëpive, por për normalizimin e jetës së përditshme të qytetarëve të Mitrovicës, qoftë ajo në veri apo qoftë në jug”, vlerëson Kosumi. Sidoqoftë, autoritetet qeveritare në Prishtinë thonë se janë të vendosura që në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare të sigurojnë çdo qytetar se do të kthehet në shtëpinë dhe pronën e tij. //rel//

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Tradhtojnë policët serbë, protestuesit ndalohen nga EULEX-i

Hysni Syla, BOTA SOT
Serbët sërish tentuan të pengojnë kthimin e shqiptarëve
Forcat e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, garantojnë vazhdimin e punimeve për shtëpitë e shqiptarëve në veri.
Policia e Kosovës, e përbërë nga serbët ka thyer urdhrat e komandës, duke lejuar ekstremistët serbë, që t’i afrohen pronave të shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”. Por, ishte ndërhyrja energjike e EULEX-it, e cila nuk ka lejuar, që shqiptarët të viktimizohen në pronat e tyre, pasi besohet në vazhdimësi kanë kryer sulme të armatosura.
Të hënën ishin vetëm
Vetëm ekstremistët e njëjtë, rreth 100 sish, tashmë të izoluar edhe nga vetë serbët e lagjes, kanë qenë pjesëmarrës të tubimit protestues të së hënës, në lagjen veriore të Mitrovicës “Kroi i Vitakut”, në shenjë pakënaqësie për shkak të rindërtimit të pesë shtëpive shqiptare. Ata, edhe kësaj radhe kanë bërë përpjekje, nga ora 11.00, për të shkuar në drejtim të lokacionet ku po rindërtohen shtëpitë, me qëllim të ndërprerjes së punimeve, por pa sukses. Ndonëse një kordon i policëve serbë të Kosovës, u pozicionua kinse për t’i ndalur rebeluesit, duke shkuar në drejtim të tyre deri në hyrje të lagjes, por nga ajo që shihej, pa bërë fare përpjekje fizike për të ndërprerë marshimin e tyre drejtë shtëpive shqiptare. Kështu, rebeluesit me “lejen” e policëve serbë “shpërthyen” kordonin dhe u nisën në drejtim të zonës ku po punohej, duke brohoritur si zakonisht “Serbia, Serbia” dhe “Terroristë, terroristë”, por hasën në reagim të ashpër si asnjëherë deri tash të policëve të EULEX-it, të cilët hodhën pa ndërprerë breshëri gazi lotsjellës në drejtim të rebeluesve. E tërë hapësira ndërmjet policëve dhe protestuesve u mbulua nga gazi lotsjellës, kështu që rebeluesit u kthyen brenda në lagje.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së martë të gazetës sonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi