Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri”

Shko poshtë

“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Empty “Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 18, 2013 5:14 pm

“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri”
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Largea_protidre31384780798
Fotot nga "Bota sot"

Nis protesta në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”

- Kryetari i Organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli gjatë protestës në Prishtinë, ka thënë se ata janë mbledhur në mbrojtje të vlerave të luftës edhe pse vetë nuk ishin organizator të kësaj proteste.
“Realisht ne sot si organizata të dala nga lufta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi mbledhur këtu për me qenë në mbrojtje të vlerave të luftës. Ne edhe pse nuk jemi organizator të kësaj proteste, por vetëm bashkëpjesëmarrës dhe kemi qenë në mbështetje të kësaj proteste dhe do të jemi në mbështetje të gjitha protestave dhe gjitha aktiviteteve të cilat do të organizohen pavarësisht se nga kush do të organizohen ato në mbrojtje të vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thotë Xhemajli.

Ai ka thënë se organizimi i protestës nga rinia studentore tregon kulturë dhe një vetëdijesim qytetarë në mbrojtje të këtyre vlerave.
“ Vetë fakti i organizimit nga rinia studentore të kësaj proteste tregon një kulturë dhe një vetëdijesim të qytetarëve të Republikës së Kosovës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe në i bëjmë thirrje se edhe në protestat në vazhdim të cilat do të organizohen nga organizatave e Veteranëve dhe nga të tjerët që gjithë qytetarët të angazhohen në mënyrë sa më masive në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe bartësve të saj”, tha ai.
Xhemajli shtoi se prej përfundimit të luftës e deri më sot, jemi dëshmitarë të arrestimeve dhe padrejtësive të mëdha, kurse EULEX-i dhe drejtësia në Kosovë nuk kanë bërë asgjë për ti ndjekur kriminelet e vërtet serb.
“Ne jemi dëshmitar të ballafaqimit të mdhaja të arrestimeve dhe padrejtësive të cilat janë bërë në vazhdimësi prej përfundimit të luftës e deri më tani, ndërsa jemi dëshmitar të asaj që EULEX-i dhe drejtësia në përgjithësi në Kosovë nuk ka bërë asgjë për t’i ndjekur kriminelet e vërtetë, që do të thotë kriminelet serb që kanë bërë me mijëra masakra dhe krime kundër popullatës civile shqiptare”, ka thënë Xhemajli.
Njëri nga organizatorët ka thënë se në rast se EULEX-i nuk merr masa për lirimin e komandatëve, atëherë protestat do të jenë masive.
“Ne sot nuk kemi ardhur të majmë fjalime. Kemi ardhur për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve. I themi EULEX-it që kriminelet i kanë në veri e në Beograd”, ka thënë njëri nga organizatorët e protestës.
Fatmir Spahiu, nga këshilli organizativ tha se ish- pjesëtarëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi.
“Si student jemi mbledhur këtu për padrejtësitë që po u bëhen ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kërkojmë nga EULEX-i t’i ndalojë njehërë e përgjithmonë ndjekjet e pjesëtarëve të UÇK-së. I bëjmë ftesë që menjëherë t’i lirojë çlirimtarët”, ka thënë Spahiu.
Protesta ka përfunduar, ndërkohë që të gjtihë pjesëmarrësit janë larguar të qetë.
Protestuesit kanë arritur përballë zyreve të EULEX-it. Me fotografi të luftëtarëve në duar, ato po bëjnë thirrje për lirimin e tyre.
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri”, janë disa nga thirrjet që protestuesit po bëjnë përballë ndërtesës së EULEX-it.
Një numër i konsiderueshëm i studentëve, veteranëve të UÇK-së, organizata të ndryshme jo qeveritare si dhe një numër i madh i qytetarëve, kanë nis protestën në shenjë kundërtishtimi të arrestimit dhe ngritjes së aktakuzës ndaj “Grupit të Drenicës”.
Protesta ka nisur nga qendra e studentëve dhe po vazhdon në drejtim të EULEX-it.
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Protidre

“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Protidre1
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Protidre2
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Protidre4
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Protidre5
“Poshtë EULEX-i”, “Arrestoni kriminelët në veri” Protidre6
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi