Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1)

Shko poshtë

Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1) Empty Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1)

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 02, 2009 4:39 pm

Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1)

Beqir Sina, BOTA SOT
Babë e bijë - poetë të njohur në Amerikë
Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1) Sh_b



Në Filadelfia u promovua libri "Përjetë me ty" i autorit Ivzi Çipuri (1) 00%20sina%20filadelfia
Këtu ditë komuniteti shqiptar, u njoh nëpërmjet medias elektronike se Shoqata Atdhetare Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Bijtë e shqipes", Këshilli Drejtues i Shoqatës, në bashkëpunim me autorin, organizoi në Qendrën Kulturore të shoqatës, promovimin e librit "Përjetë me ty", të poetit dibran Ivzi Çipuri.
Promovimi është shoqëruar me recensime, fjalë përshëndetëse, opinione, dhe një koktej të vogël, ku kanë marrë pjesë, liderë të komunitetit, biznesmenë, gazetarë, shkrimtarë, adhurues të librit, arsimtarë, prindër dhe nxënesit e klasave të shkollës shqip, në këtë qendër. Poeti Ivzi Çipuri, është babai i poeteshës së talentuar, Iva Çipuri, një emër mjaft i njohur edhe në litareturën amerikane, emigruar në vitin 2000, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autori bëri sakrificën më të madhe duke hapur zemrën dhe i dhuroi publikut botën shpirtërore të jetës së tij familjare
Shoqata Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Bijtë e shqipës" në Filadelfia, organizoi me 15 mars 2009, në qendren e saj kulturore promovimin e librit me poezi "Përjetë me Ty" të Ivzi Çipurit. Ideja për promovimin e këtij libri u rekomandua nga miqtë e shoqatës së sipërme, nisur nga dëshira për të bërë të njohur këtë libër për vlerat e veçanta dhe mesazhet që ky libër përcjell për lexuesin në ditët tona kur baza e shoqërisë - familja, ka hyrë dhe po thellohet në një krizë të vërtetë sociale, kulturore, ekonomike,etj. Motivi i miqëve ishte: përderisa autori bëri sakrificën më të madhe duke hapur zemrën dhe i dhuroi publikut botën shpirtërore të jetës së tij familjare, dhe me qenë se vlerat e mesazheve në këtë libër kalojnë dimensionin personal familjar dhe mund t'i shërbejnë shoqërisë, u ngul këmbë që të bëhej promovimi i këtij libri.
Në promovimin e librit morën pjesë masivisht anëtarë të shoqatës së sipërme, miq e dashamirë të vet autorit. Ishte kryetari i kësaj shoqate, gazetari njohur Llazar Vero, sekretari i shoqatës dhe autor i disa librave, Vlashi Fili, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Mëhill Velaj, shkrimtarja, poetja, gazetarja dhe publicistja e njohur në diasporën shqiptare dhe në Shqipëri, Raimonda Moisiu, autori i shumë librave në prozë, poezi dhe publicistikë, Gjeto Turmalaj etj.
Në promovim recensuan: Llazar Vero, kryetar i shoqatës, i cili hapi dhe drejtoi gjithë aktivitetin, sekretari i shoqatës, Vlashi Fili, i cili lexoi tekstin e plotë të artikullit dërguar nga Albana Mëlyshi Lifschin "Përkushtim i një bashkëshorti", botuar më parë (me porosinë e vet autores në pamundësi të vinte), Mëhill Velaj (paraqiti materialin "Vargje malli të një mërgimtari"), Raimonda Moisiu paraqiti materialin "Një vëllim që të tërheq nga më shumë tinguj serenata dashurie....", Prof. Dr. Besnik Budaj, Sadik Elshani, anëtar i kryesisë së shoqates "Bijtë e shqipes" etj.
Pas referateve të sipërme shumë diskutantë vlerësuan vëllimin me poezi për vlera të veçanta në përmbajtjen e tij, mesazhin që jep libri si dhe nivelin e lartë artistik të veprës. Kryetari i shoqatës, Llazar Vero lexoi dhe tri mesazhe drejtuar vet autorit Ivzi Çipuri dhe organizatorëve e pjesëmarrësve në promovim dërguar nga Adnan Memheti, president i Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, nga Dalan Luzaj, kryetar i shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, Iliriana Sulkuqi, shkrimtare, poete dhe publiciste me banim në Nju Jork.
Çipuri thotë se tragjedia që goditi shpirtin tim me 17 mars 2003 është krejtësisht e pamundur të përshkruhet për t'ia dhënë lexuesit. Ajo është pllakosur e vulosur thellë në shpirtin tim dhe askush nuk mund ta lexojë. Megjithatë, për të plotësuar sado pak dëshirën e shprehur nga pyetjet e “Bota sot”, mund të paraqesë diçka më poshtë.
Që javën e parë të tragjedisë fillova, ose më mirë po ndjeja se duhej të bëja diçka të shenjtë për njeriun e shenjtë, për mua dhe që tashme e kisha humbur përgjithmonë. Pa vetëdije dhe spontanisht, por vazhdimisht, me dilte nga brenda shpirtit pyetja se çfarë duhej të bëja për të vazhduar të jetoj me Licen (Alijen) time, të humbur vetëm fizikisht. Ky mendim sa i rëndë dhe i vështirë, me mundonte, por s'mund ta ndaja me askënd, as me dy vajzat e mija të shtrenjta, sepse s'mund t'i lëndoja me tej, përkundrazi, me shqetësonte mendimi dhe halli tjetër se si mund t'i ndihmoja ato për t'u lehtësuar sadopak dhimbjen e humbjes se nënës së tyre ideale.
Në një prej neteve të tilla ndjeva se këto ide më vinin në formë vaji poetik
Fillova të angazhoj mendjen me kujtimet më të bukura nga jeta jonë që nga dita e njohjes dhe deri në ditën e fundit pran saj. Sa më shumë që vazhdoja të mendoja ditë e natë, akoma më shumë dhimbje me jepte edhe mendimi se mos një ditë, me kalimin e kohës, edhe unë mund të përfundoja si gjithë të tjerët, në rutinën e jetës, në rrugën e harresës spontane që njerëzit e quajnë "shërim" me kalimin e kohës - se koha bën të vetën. Pikërisht në momente të tilla mendimesh më rrëmbente ideja e tmerrshme që më bënte të pyesja vetën: Pse edhe Licja ime do të përfundonte si gjithë të tjerët - në harresë, sikur nuk kishte ekzistuar?!
Jo, këtë mendim s'mund ta duroja dhe pranoja në asnjë mënyrë. Nuk mund t'i lejoja vetës t'i mbetej gjithçka kohës si "shëruese", ( siç më ngushëllonin dhe këshillonin miq e dashamirës, që sigurisht i kam vlerësuar gjithmonë si të tillë). Kjo më jepte dhimbje dhe vetëm dhimbje, që sa vinte e shtohej më përvëluese.
Përfundimisht, rezultati i gjithë kësaj ëndërre llahtaruese ishte që në një moment të caktuar më pushtoi ideja e dokumentimit dhe perjetësimit në një formë a tjetër të gjithë jetës sonë me të gjitha bukuritë e saj, peripecitë, vështirësitë e pengesat, dhe mbi të gjitha ajo lumturi që ne kishim arritur të ndërtonim dhe në ditët më të vështira të jetës sonë bashkë në 35 vjet, veçanërisht 10 vjetet e fundit.
Dhe sa më shumë kujtoja momentet më të lumtura, më shumë me digjte e përvëlonte dhimbja. Pa e kuptuar dhe gradualisht po filloja të bisedoja me vetën time - por jo me zë në formen e një krize mendore, duke i thënë vetes që gjithçka duhet ta hedh në letër, çfarëdo që të ndiej ta shkruaj menjëherë. Dhe kështu fillova të veproj. E nisa në formë ditari për disa javë e muaj, duke shënuar momentet më kryesore, që ngërtheheshin nga fillimi i dashurisë sonë, deri në vitet dhe ditët e fundit të luftës për të fituar mbi mallkimin. Shkruaja ditën, shkruaja edhe natën vonë.
Më tej më ndodhi një fenomen krejt papritmas. Po ndjeja që mendimet dhe kujtimet më vërshonin më shumë natën se ditën dhe ishin të shumta, të shpërndara e trulluese në mendjen time sa që s'po mundesha t'i hidhnja njëherësh në letër. Në një prej neteve të tilla ndjeva se këto ide po më vinin në formë vaji poetik, më vinte të vajtoja më zë dhe shpejt rrëmbeva lapsin të shkruaja. Të shkruaja në vargje. Kjo më bëri të qëndroja më shumë vetëm në një ide, kujtesë apo mendim të përqendruar, dhe kështu mund ta përshkruaja siç e ndjeja në vargje. (Vijon)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi