Sejdiu: Ahmet Krasniqi me bekimin e Presidentit Rugova u bë Ministër i Mbrojtjes
Faqja 1 e 1

Telegram i ish presidentit Fatmir Sejdiu për akademinë kushtuar ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit
Ish presidenti i vendit, prof.dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram përshëndetës degës së LDK-së me rastin e mbajtjes së Akademisë kushtuar jetës së Ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, në 15 vjetorin e vrasjes. Në telegram thuhet: “Në pamundësi objektive që të marr pjesë në tubimin që Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjermani organizon me rastin e 15 vjetorit të vrasjes të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës, dëshiroj të vlerësoj lartë angazhimin tuaj dhe të nëndegës Nordrhein-Westfalen për të përkujtuar figurën e veçantë të njeriut që dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
I dalë nga një familje me tradita atdhetare të sprovuara në dekada në luftën kundër zaptuesve të Kosovës, Ahmet Krasniqi me gjithë qenien e tij i mbeti besnik këtyre idealeve duke u rreshtuar me përgjegjësi të mëdha në anën e gjithë njerëzve të lirisë së vendit tonë të dashur.
Si oficer karriere, kolonel Ahmet Krasniqi, gjithë dijen e tij prej vizionari dhe strategu në artet e luftës së armatosur dhe gjithë personin e tij fizik deri në ditën e vrasjes mizore e vuri në shërbim për organizimin e rezistencës dhe luftës së armatosur kundër okupuesve të Kosovës. Si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, ai mori besimin dhe bekimin e Presidentit Historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova që të vihet në ballë të organizimit të operacioneve luftarake në ato vite të vështira që e kërcënonin zhbërjen e Kosovës. Gjithë njerëzit e tij, atdhetarët e përkushtuar, si kuadri i oficereve ashtu dhe ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dëshmuar në operacionet e deriatëhershme, nuk kishin qellim tjetër pos çlirimin sa më të shpejtë të vendit dhe ndërtimin e Kosovës së re si shtet demokratik dhe sovran.
Në vlugun e këtyre organizimeve të fuqishme, në ditën e kobshme para 15 vitesh, duar tinëzare e shuan jetën e tij prijësi të veçuar, për të bërë kështu një dëm të pariparueshëm luftës çlirimtare.
Është fat i keq që as sot pas 15 vitesh nuk është ndriçuar vrasja e tij mizore sikur edhe vrasjet e shumë atdhetarëve të tjerë paslufte në Kosovë.
Duam të shpresojmë se si në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë do të bëhet punë më e madhe për ndriçimin e këtyre orëve të zeza e vrastare që morën jetët e njerëzve të mëdhenj të Kosovës.
Si President i vendit, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në 10 vjetorin e vrasjes, për meritat dhe guximin e jashtëzakonshëm të tij, kolonel, Ahmet Krasniqin Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, e kam dekoruar me urdhrin më të lartë Hero i Kosovës. I përkulemi thellë përkushtimit të tij jetësor”, ka shkruar prof.Dr.Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës 2006-2010. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi